• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

REL: Kush është fajtor për ngecjen në dialogun Kosovë-Serbi?

16:06 : 04/07/2024
në RAJONI

Takimet e mbajtura së fundi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qoftë në nivelin e lartë apo në atë të kryenegociatorëve, kanë një emërues të përbashkët: përfundimin pa rezultate konkrete.

Palët, që dialogojnë prej vitit 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, vazhdimisht fajësojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve ekzistuese apo për dështim të dialogut, ndërkaq BE-ja ka theksuar se ka mungesë të vullnetit politik për zbatimin e marrëveshjeve.

Kosova dhe Serbia kanë edhe mendime të ndryshme për përfundimin e procesit të normalizimit të raporteve. Kosova kërkon njohje reciproke, ndërkaq Serbia do kompromis ku “asnjëra palë s’do të jetë fituese absolute apo humbëse absolute”.

Marrëveshja e fundit që palët arritën, më 2023, ishte ajo për rrugën drejt normalizimit të raporteve – e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit – të cilën Brukseli e konsideron arritje të madhe.

Lexo edhe:

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

Vuçiç: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

Kjo marrëveshje – që nuk është nënshkruar për shkak të refuzimit të Serbisë – parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, si dhe njohjen e ndërsjellë të simboleve shtetërore. Ajo kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e arritura më herët, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, themelimin e të cilit Serbia kërkon me ngulm, ndërsa Kosova deri më tani e ka refuzuar.

“Nga normalizimi në menaxhim krizash”

Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, thotë për Radion Evropa e Lirë se dialogu nuk po shënon sukses që shumë vite, pasi, sipas tij, përqendrimi është zhvendosur nga arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizim, në menaxhim të krizave, që veçmas shpërthyen vitin e kaluar.

Fajin për ngecjen në dialog, ai ua vesh të tria palëve.

“Pengesa kryesore vjen nga Serbia”, pohon Vogel, sipas të cilit Beogradi “nuk dëshiron normalizim, sepse përfiton nga situata aktuale” e pasigurisë.

Por, as Kosova, sipas Vogelit, nuk është e interesuar për procesin e dialogut, sepse e di që rruga e saj evropiane “do të jetë e mbyllur për shumë vjet”, pasi normalizimi është vendosur kusht për integrimin evropian për të dyja vendet. “Të dyja palët nuk janë të interesuara për zgjidhje, tash për tash”, thotë Vogel.

E, sa i përket BE-së, Vogel konsideron se Brukseli për vite të tëra e ka “keqmenaxhuar” procesin e dialogut.

Përderisa janë mbajtur takime në nivel kryenegociatorësh, dialogu në nivel politik ishte joekzistent për pothuajse nëntë muaj. Nga 14 shtatori i vitit 2023 deri më 26 qershor 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk shkuan në Bruksel për një rund bisedimesh.

Në pjesën më të madhe të vitit të kaluar, tensionet ishin të larta: nga protestat e majit, në veri, kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të komunave, deri te përshkallëzimi në Banjskë, kur një grup i serbëve të armatosur, të udhëhequr nga Millan Radoiçiqi, sulmoi Policinë e Kosovës.

Sipas Vogelit, ngjarjet në maj, por edhe sulmi në shtator, duhej të ishin “zile zgjimi” në BE, për ndryshimin e qasjes në dialog.

Vogel thotë se, edhe pas Banjskës, Serbia ka vazhduar të mos përballet me presion, të paktën jo publikisht nga BE-ja, ndërkaq ndaj Kosovës ende janë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura për shkak të tensioneve në veri.

Kushtet e Kurtit për dialogun

Në rundin e fundit të dialogut, më 26 qershor, ndonëse ishte paralajmëruar një takim ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, për të biseduar për Marrëveshjen e Ohrit, BE-ja tha se kryeministri kosovar refuzoi të ulet në një tavolinë me presidentin serb, si dhe vendosi tri kushte për angazhimin e mëtejmë në proces.

Kurti kërkoi të nënshkruhet Marrëveshja e Ohrit nga palët, të tërhiqet një letër e 13 dhjetorit 2023 e ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq – ku Serbia thotë se nuk do t’i zbatojë disa pjesë të marrëveshjes – si dhe të dorëzohet Radoiçiqi dhe grupi i tij nga ana e Serbisë tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Vogel nuk e cilëson paktin e vitit të kaluar si marrëveshje, për shkak se, siç thotë ai, në letrën e Bërnabiqit, Serbia e pranoi se nuk do të pajtohet me atë që nënkupton njohje de facto të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës. E kuptimi i normalizimit, sipas tij, është njohja.

Edhe BE-ja tha më 1 korrik se “konsekuenca logjike e normalizimit do të ishte njohja”. Ky qëndrim i BE-së, për Vogelin, është sinjal se blloku “e ka pranuar se dialogu nuk po jep rezultate”.

Kushtet e vendosura nga Kurti, Vogel i sheh si të arsyeshme dhe i cilëson si parimore, por thotë se ai është dashur t’i bëjë ato publike para se palët të shkonin në Bruksel.

Por, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një intervistë për Klan Kosovën më 3 korrik, tha se pret nga Kosova dhe Serbia që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut “pa parakushte” dhe “me urgjencë”.

Ndryshimi i ndërmjetësve

Më vonë, gjatë këtij viti, në BE pritet të ndryshohen udhëheqësit e institucioneve kyçe. Vendin e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, pritet ta zërë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ndërkaq në vendin e emisarit të dialogut, Mirosllav Lajçak, ende nuk dihet se kush do të vijë.

Përderisa Kurti dhe Vuçiq po shihen si hezitues për të normalizuar raportet, Vogel thotë se me ardhjen e Kallasit, atmosfera në dialog do të ndryshojë, por edhe Serbia duhet të bëhet gati që të përballet me pak më shumë presion nga BE-ja./REL

Etiketa: albin kurtiAleksander Vucicdialogo kosove-serbi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025
RAJONI

Vuçiç: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

08:53 : 05/08/2025
RAJONI

Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj Kurtit

15:28 : 01/08/2025
RAJONI

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

11:41 : 01/08/2025
BOTA

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

16:44 : 20/07/2025
RAJONI

LDK dorëzon vendimin e Supremes në Prokurori, kërkon hetim penal për qeverinë

13:21 : 16/07/2025
Para

Viktimë e mikrokredive/ Princ Leka reagon pas vdekjes së Pal Trashajt: Askush mos vuajë në heshtje

TË GJITHA

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com