Një përqafim i ngrohtë që nuk donte të mbaronte kurrë. Ky ishte takimi i parë i themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, me bashkëshorten e tij Stella, pasi mbërriti në Australi të mërkurën.
Udhëtimi për në kryeqytetin Canberra ishte fundi i një sage që zgjaste prej më shumë se një dekada, gjatë së cilës Assange kaloi më shumë se 5 vite në një burg të sigurisë së lartë në Angli dhe 7 vite si azilant në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ndërsa përballej me betejën ligjore për ekstradim në Suedi, ku akuzohej për ngacmim seksual, por edhe në SHBA, ku ndaj tij rëndonin 18 akuza për vepra penale.
Assange reunites with his wife in Canberra.
He entered the main terminal building while waving to hundreds of fans gathered along the airport fence.
He is scheduled to speak at a Wikileaks news conference at 9.15pm local time.
Source: @SbasfordCanales pic.twitter.com/KpHGE360EW
— DailyNoah.com (@DailyNoahNews) June 26, 2024
Assange u lirua pas pranoi marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara duke u deklaruar fajtor për publikimin e të dhënave sensitive diplomatike në vitin 2010.
52-vjeçari pranoi të deklarohej fajtor për akuzën në lidhje me rolin e tij në një nga shkeljet më të mëdha ligjit për qeverinë amerikane, e cila lidhet me publikimin e materialeve të ushtarake të klasifikuara nga uebsajti i tij, në lidhje me luftërat e SHBA në Irak dhe Afganistan.
Në një reagim në platformën X, Wikileaks tha se Assange u largua nga burgu Belmarsh të hënën pas 1901 ditësh burgosje në një qeli të vogël.
https://twitter.com/i/status/1805937978809667944
Sipas kushteve të marrëveshjes, prokurorët e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së do të kërkojnë një dënim prej 62 muajsh – që është e barabartë me sasinë e kohës që Assange shërbeu në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa luftonte kundër ekstradimit. Për Kryeministrin e Australisë, kthimi i Assange në duhet të bëhet sa më shpejt.
Wikileaks, të cilin Assange e themeloi në vitin 2006, pretendon se ka publikuar mbi 10 milionë dokumente në atë që qeveria amerikane më vonë e përshkroi si “një nga kompromiset më të mëdha të informacionit të klasifikuar në historinë e Shteteve të Bashkuara”.
Në vitin 2010, faqja e internetit publikoi një video nga një helikopter ushtarak amerikan që tregonte më shumë se një duzinë civilësh irakianë, duke përfshirë dy reporterë të lajmeve të Reuters, duke u vrarë në Bagdad.