• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në pritje të vendimit të Apelit, Beleri hap betejë në Gjykatën e Lartë

14:21 : 17/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit, që do të jepet më 25 Qershor në orën 13:00, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka hapur një tjetër betejë në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë ka regjistruar rekursin e Belerit kundër një vendimi të SPAK për të mos hetuar një kallëzim të bërë prej tij.

Bëhet fjalë për vendimin e 3 gushtit të vitit të kaluar të SPAK për “mosfillim procedimi penal”, për kallëzimin e bërë nga Beleri për “falsifikim” dhe “shpërdorim të detyrës”. Në kallëzimin e tij, Beleri pretendonte falsifikim të dy akteve që ndodheshin në dosjen hetimore ndaj tij, dëshminë e penalitetit dhe regjistrin e procedimeve penale te Prokurorisë së Vlorës.

Vendimmarrjen e SPAK për të mos nisur hetim penal, Beleri kundërshtoi fillimisht në Gjykatën e Posaçme e në Apel dhe së fundmi në Gjykatën e Lartë. Provat e falsifikuara në dosje dhe ato të pavlefshme ligjërisht u pretenduan nga Beleri edhe në seancën e së enjtes në Apelin e Posaçëm, ku kundërshtoi dënimin e Shkallës së Parë me 2 vjet burg për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.

Veç si kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është zgjedhur edhe deputet i Parlamentitn Europian nga partia “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ai arriti të merrte 237 mijë vota, eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Lexo edhe:

Erion Veliaj kërkon që të dalë nga burgu, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Beleri – Celibashit: S’të vjen turp, ke 1 javë që numëron 1 milionë e gjysmë vota

Fredi Beleri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, është dënuar me dy vite burgim nga GJKKO, ndërsa Pandeli Kokaveshi është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg që i janë konvertua me 3 vite shërbim prove, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Gjatë çdo seance, Fredi Beleri e ka konsideruar arrestimin dhe dënimin e tij si politik, teksa ka akuzuar Prokurorinë se ka sajuar faktet dhe provat kundër tij.

Ai u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, pasi më herët një banor i Himarës, Arsen Rama i ishte ofruar Policisë të rregjistronte bisedat dhe veprimet me të, për blerje të votave në favor të tij. Sipas Prokurorisë, Ramës i janë dhënë shuma monetare prej 5 mijë lekësh për 8 persona, emrat e të cilëve ishin në një listë që ai ia kishte dorëzuar Belerit. Vetë Rama do të përfitonte një shpërblim prej 300 eurosh. Paratë për personat që do duhej të votonin në emër të zotit Beleri janë dhënë nga bashkëpunëtori i këtij të fundit, Pandeli Kokaveshi.

Burgosja e Belerit u parapri nga sulme të forta nga kryeministri Rama në fushatë, ku ai paralajmëroi se do të merrej personalisht me kandidatin e PBDNJ-së në Himarë. Për të çuar para porosinë e Ramës u angazhuan forcat operacionale të policisë, prokuroria dhe gjykata e Vlorës dhe më vonë SPAK dhe GJKKO që e mbajtën në burg kandidatin e opozitës, edhe pse i infiltruari pranoi se ishte paguar nga policia për të përgjuar Belerin.

Arrestimi i Fredi Belerit shkaktoi tensione të ashpra mes Athinës dhe Tiranës, ku Greqia e ka konsideruar si një arrestim politik, po ashtu edhe si opozita në vendin tonë. Fredi Beleri u bë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Etiketa: Fredi Belerigjykaten e larterekurs

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Erion Veliaj kërkon që të dalë nga burgu, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

19:41 : 19/05/2025
AKTUALITET

Beleri – Celibashit: S’të vjen turp, ke 1 javë që numëron 1 milionë e gjysmë vota

08:45 : 19/05/2025
AKTUALITET

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

15:27 : 15/05/2025
AKTUALITET

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

15:53 : 14/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

17:52 : 08/05/2025
AKTUALITET

Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë jep vendimin për kërkesën e Berishës

13:45 : 17/04/2025
Para

"Do jem me kallash"/ Meta për deklaratën në Roskovec: Dhuna që përdoret ndaj banorëve meriton përgjigje

TË GJITHA

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025

Pamje të rënda/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

09:11 : 08/06/2025

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025

Të shtëna me armë në Allias, një i plagosur – Detajet e para

08:50 : 08/06/2025

Asani nuk mori sërish asnjë minutë, Silvinjo: E kam diskutuar edhe me lojtarët që…

08:48 : 08/06/2025

Kush ishte në stadium/ Nga Altin Dumani dhe Arben Kraja tek Rike Roçi e Luana Vjollca (FOTOT)

08:46 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com