• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nikollë Lesi sulmon gjykatësen që i rrëzoi padinë

14:44 : 18/04/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nikollë Lesi ka zgjedhur të kërkojë dëmin moral për djegien e redaksisë së “Koha Jonë” në vitin 1997, por nëpërmjet një forme tërësisht jo-morale.

Botuesi Lesi ka nisur një sulm mediatik nëpërmjet gazetës së tij, ndaj gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Elvana Çiçolli, për shkak se ajo rrëzoi një kërkesë në kundërshtim me ligjin të dorëzuar nga botuesi dhe ish-politikani.

Nikollë Lesi ka kërkuar prej vitesh në dyert e sistemit të drejtësisë përfitimin financiar për shkak të djegies së redaksisë së “Koha Jonë” në vitin 1997. Pas disa kallëzime penale, të gjitha të pushuara apo pezulluara për shkak të mosgjetjes së autorëve, botuesi iu drejtua Gjykatës Administrative për dëmshpërblimin. Të paditurit e Nikollë Lesit ishin Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Prefektura Tiiranë.

Me vendimin dt. 7.11.2016, Gjykata e Administrative e Apelit ka pranuar pjesërisht kërkesën e Nikollë Lesit dhe ka njohur si përgjegjëse për dëmin financiar të shkaktuar ndaj “Koha Jonë” në vitin 1997 tre institucionet e paditura. Në vendim, Gjykata shprehet se tre institucionet duhet t’i paguajnë dëmin në total rreth 15 milionë lekë të reja (dëmi efektiv + fitimi i munguar nga shkaktimi i dëmit).

Por, pas kësaj “fitoreje” në Gjykatë, botuesi Nikollë Lesi “kujtohet” se duhet të kërkojë në gjykatë edhe dëmshpërblimin për dëmin jo-pasuror (moral). Për këtë arsye, ai, duke iu referuar konventave ndërkombëtare për lirinë e medias, si edhe legjislacionit shqiptar për dëmin jo-pasuror, i drejtohet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë me një tjetër padi. Në këtë rast, Nikollë Lesi, në cilësinë e botuesit të “Koha Jonë” kërkon dëmshpërblim rreth 150 milionë lekë të reja.

Lexo edhe:

“Djali lindi me kancer”/ Rrëfimi rrëqethës i aktores shqiptare: Vajza i dhuroi palcën dhe jetën

Akuzohet për ryshfet/ Gruaja e ish-senatorit amerikan dënohet me mbi katër vite burg

Kjo padi e re shqyrtohet nga gjyqtarja Elvana Çiçolli, e cila, në përfundim të gjykimit, me vendim dt. 10.04.2018, vendos “rrëzimin e kërkesë-padisë”. Gjyqtarja Çiçolli argumenton në vendimin e saj se padia e Nikollë Lesit ishte ngritur përtej afateve ligjore. Kodi i Procedurave Administrative e ka qartësisht të parashikuar se një padi e ngritur jashtë afateve ligjore, rrëzohet.

Në bazë të këtij argumenti të shtjelluar, gjyqtarja Elvana Çiçolli vendosi rrëzimin e padisë. Por, ky vendim, edhe pse i ardhur për shkak të paaftësisë apo mos-njohjes së mirë të ligjit nga paditësi, ka shërbyer si shkak që Nikollë Lesi të përdorë gazetën e tij për të sulmuar në mënyrë të ulët gjyqtaren e çështjes.

Ai ka publikuar artikuj, të cilët synojnë të denigrojnë figurën dhe personalitetin e gjyqtares. Ky reagim nuk lidhet aspak me rolin që ka media për të “zbuluar” problematikën në sistemin e drejtësisë, por është thjeshtë dhe vetëm një hakmarrje e botuesit Lesi për faktin se gjyqtarja Çiçolli rrëzoi padinë e tij për dëm jo-pasuror, për shkak se argumentat e paraqitura nga paditësi nuk bazoheshin në ligj, fakte dhe prova.

Kjo sjellje e botuesit Lesi është në vazhdën e sulmeve që eksponentë politikë, mediatikë apo të jetës publike ushtrojnë presion mbi sistemin e drejtësisë, në një kohë që gjyqtarët dhe prokurorët janë në fazën e procesit të Vetingut. Nëpërmjet sulmeve publike, njerëz të pushtetshëm dhe me ndikim synojnë që të arrijnë qëllimet e tyre, shpesh anti-ligjore, duke ushtruar presion për dëmtimin e imazhit të tyre, me qëllim që të ndikojnë ose të sillen sikur ndikojnë në Veting.

 

 

 

 

 

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Djali lindi me kancer”/ Rrëfimi rrëqethës i aktores shqiptare: Vajza i dhuroi palcën dhe jetën

20:03 : 11/09/2025
BOTA

Akuzohet për ryshfet/ Gruaja e ish-senatorit amerikan dënohet me mbi katër vite burg

19:55 : 11/09/2025
AKTUALITET

Trafikuan 6 ton kokainë, Apeli i GJKKO lë në burg vëllezërit Hoxhosmani, Ermir Ndreajn dhe Dervishajn

19:50 : 11/09/2025
NDRYSHE

Afrika e Jugut vendos: Burri mund të marrë mbiemrin e gruas

19:43 : 11/09/2025
BOTA

OBSH: Pandemia e radhës mund të shpërthejë në çdo moment

19:37 : 11/09/2025
BOTA

Analiza e DW: Si e mbron NATO veten nga sulmet ruse dhe çfarë masash ka marrë Aleanca?

19:27 : 11/09/2025
Para

FOTO/ Nuk shkonte në punë se kishte stres, policja poston foto të pushimeve në Qipro e Tajlandë

TË GJITHA

“Djali lindi me kancer”/ Rrëfimi rrëqethës i aktores shqiptare: Vajza i dhuroi palcën dhe jetën

20:03 : 11/09/2025

Akuzohet për ryshfet/ Gruaja e ish-senatorit amerikan dënohet me mbi katër vite burg

19:55 : 11/09/2025

Trafikuan 6 ton kokainë, Apeli i GJKKO lë në burg vëllezërit Hoxhosmani, Ermir Ndreajn dhe Dervishajn

19:50 : 11/09/2025

Afrika e Jugut vendos: Burri mund të marrë mbiemrin e gruas

19:43 : 11/09/2025

OBSH: Pandemia e radhës mund të shpërthejë në çdo moment

19:37 : 11/09/2025

Analiza e DW: Si e mbron NATO veten nga sulmet ruse dhe çfarë masash ka marrë Aleanca?

19:27 : 11/09/2025

Artur Metani, me 8 këshilltarë nepotikë që shndërrojnë ILD-në në agjenci punësimi

19:21 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com