• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Blinken: Armët amerikane po ndihmojnë në stabilizimin e vijës së frontit të Ukrainës

20:50 : 29/05/2024
në BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se armët amerikane që po dërgohen në Kiev po ndihmojnë në stabilizimin e frontit në Ukrainë mes sulmeve të intensifikuara ruse. Ai shtoi se Uashingtoni do ta “përshtasë” në vazhdim mbështetjen e tij.

Komentet diplomati i lartë amerikan i bëri gjatë një vizite në kryeqytetin moldav Kishinau, për bisedime me presidenten pro-perëndimore, Maia Sandu. Kjo është ndalesa e tij e parë, e një turneu të shkurtër në Evropë, që synon të forcojë mbështetjen për Kievin mes vendeve aleate të NATO-s, si dhe ato fqinje.

Vizita vjen ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar mbi rrezikun e një konflikti global nëse Perëndimi lejon Ukrainën, të përdorë armët perëndimore për të goditur brenda Rusisë. Kievi po u kërkon partnerëve të tij, që ta lejojnë ta bëjë një gjë të tillë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë më parë se i kanë kërkuar Kievit që të mos përdorë armë amerikane për sulme të drejtpërdrejta ndaj Rusisë. Gjatë konferencës për shtypin, kur u pyet mbi qëndrimin aktual të Uashingtonit mbi këtë çështje, zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara do ta “përshtasin” qëndrimin e tyre.

“Gjatë këtyre më shumë se dy vjetëve, ndërsa natyra e fushëbetejës ka ndryshuar, vendndodhjet, apo mjetet që Rusia po përdor kanë ndryshuar edhe ne jemi përshtatur me këtë situatë. Kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë në vazhdim”, tha ai.

Lexo edhe:

Partia pro-evropiane doli fituese, Lavrov: Zgjedhjet parlamentare në Moldavi u falsifikuan

Kush është Maia Sandu, presidentja moldave që po sfidon Moskën dhe po shikon nga Evropa?

Këtë javë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, u bëri thirrje anëtarëve të aleancës ushtarake perëndimore që të heqin kufizimet ndaj Ukrainës për përdorimin e armëve të tyre, duke i mundësuar Kievit të godasë “objektiva legjitime ushtarake” brenda Rusisë.

Shtetet e Bashkuara janë furnizuesi më i madh i Kievit me armatime. Uashingtoni miratoi një paketë ndihme prej 61 miliardë dollarësh në muajin prill, pas një vonese disa mujore, që përkeqësoi më tej mungesën e predha për artilerinë e Ukrainës.

Zoti Blinken tha se furnizimet me armë amerikane tashmë po japin një “efekt real” dhe se Vladimir Putini, nuk ia kishte dalë të arrinte qëllimet e tij në zonën e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës, ku forcat ruse nisën një ofensivë këtë muaj, duke hapur një front të ri.

“Përkundrazi, mendoj se ajo që ne po shohim sërish është një stabilizim i frontit dhe një dështim në aspektin e objektivave nga ana e Putinit“, tha ai.

NDIHMA PËR MOLDAVINË

Gjatë konferencës së përbashkët për shtypin me Presidenten Sandu, zoti Blinken premtoi 50 milionë dollarë ndihma për Moldavinë dhe mbështetjen e qëndrueshme amerikane. Ai tha se Moldavia ka treguar një “qëndrueshmëri të jashtëzakonshme” përballë “presionit” dhe “përpjekjeve për ndërhyrje” nga Rusia.

Nën udhëheqjen e zonjës Sandu, Moldavia ka dënuar me vendosmëri sulmin rus ndaj Ukrainës dhe i ka bërë të qarta synimet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zonja Sandu tha se vizita e Sekretarit Blinken ishte “një shenjë e fortë mbështetjeje” për Moldavinë.

“Përmes unitetit dhe me mbështetjen e partnerëve tanë, ne do të qëndrojmë pranë popullit tonë dhe do të bëjmë përpara”, tha ajo./voa

Etiketa: blinkenmoldaviruse

Lajme të lidhura

BOTA

Partia pro-evropiane doli fituese, Lavrov: Zgjedhjet parlamentare në Moldavi u falsifikuan

19:27 : 30/09/2025
BOTA

Kush është Maia Sandu, presidentja moldave që po sfidon Moskën dhe po shikon nga Evropa?

16:47 : 29/09/2025
BOTA

Zgjedhje historike: Forcat proevropiane fitojnë në Moldavi

09:24 : 29/09/2025
BOTA

Zgjedhjet në Moldavi, PAS ka një epërsi të qartë me 43% kundrejt 29% të opozitës pro-ruse

22:30 : 28/09/2025
BOTA

Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave, bien njëkohësisht 4 mijë faqe online

14:59 : 28/09/2025
BOTA

Anija spiune ruse, që ndjek kabllot nënujore të Europës

13:38 : 26/09/2025
Para

Digjet ambasada izraelite në Meksikë, zemërim për masakrën e Rafahut

TË GJITHA

Kontrata klienteliste? Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatët

21:48 : 08/10/2025

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025

Tualetet e shkollës 9-vjeçare në Maqellarë të bllokuara, nxënësit kryejnë nevojat në dysheme

21:16 : 08/10/2025

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com