• Kontakt
Thursday, May 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali në Lushnjë/ Si u privatizua ish-Kinemaja me letra false, të përfshirë gjyqtarë e prokurorë

20:31 : 23/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Të marrësh pronën tënde mund të rezultojë prova më e pamundur në jetë. Të paktën për Sefedin Shefën, banor i Lushnjës, marrja e pronës së trashëguar kështu ka rezultuar. Madje, në vend të marrjes së pronës, Shefa ka provuar edhe ndëshkimin, ndërkohë që ata që kanë falsifikuar kanë gëzuar pronën e tij.

Ky pallat 12-katësh është pikërisht në truallin e ish-Kinemasë Dimërore, siç e kanë njohur lushnjarët e vjetër këtë pronë. Por, kjo godinë, nuk është në zotërim nga Sefedini, i cili është pronari me letra i truallit që prej vitit 4.10.1958, trashëgimi nga i ati Sabri Shefa. Në vend të Sefedinit atë e gëzon ish-punonjësi i kinemasë, Ferit Tabaku.

Për ta gëzuar Feriti, kanë ndërhyrë zyrtarë, gjyqtarë e prokurorë, të cilët edhe pas 3 dekadash e kanë lënë Sefedinin me statusin e ish-pronarit.

Sefedin Shefa shprehet: “Pronën e ka blerë babai im nga shtetasi Ferit Vokopola më 4 Tetor 1958. Më 4 nëntor 1958 Këshilli Popullor i Lushnjes, vendosi shpronësimin e kësaj prone të babait tim me objekt ndërtimin e kinemasë Dimërorë Lushnje”.

Dhe pas 31 vitesh beteje ligjore dhe përballjesh me institucionet, Sefedini tashmë i është drejtuar medias për ta bërë publike këtë çështje, duke kërkuar nga emisoni Vetting të sjellë gjithë sagën e historisë së tij.

Lexo edhe:

Afera e “sterilizimit”/ Gjykim i shkurtuar për të gjithë të pandehurit, përveç Ilir Beqajt

Spanja urdhëron Airbnb-në të heqë 66 mijë prona me qira për të zbutur krizën e strehimit

Situata bëhet më e çuditshme, kur diskutohet vërtetësia e dokumenteve të marra nga Arkiva Qendrore. Këtë fakt e thekson edhe ish-kreu i Arkivës së Shtetit, Nevila Nika.

“Të gjithë duhet ta dinë, dokumenti është pushtet, në mungesë të dokumentit ti nuk je askërkushi. Një letërnjoftim, të kërkohet një çertifikatë, kudo që shkon dhe në qoftëse ti nuk ke dokumente, ti nuk qeveris mirë dhe as lufton korrupsionin”.

Saga e vuajtjes së Sefedinit

Historia e kalvarit të Sefedin Shefës, sa në një institucion në tjetrin ka nisur më 16 Gusht 1993, kur objekti i ish-Kinemasë Dimërore Lushnje u nxor në ankand nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit. Godinën e bleu një ish-punonjës i kinemasë, z. Ferit Tabaku. Madje, pronarit të mëparshëm nuk iu dha as dëmshpërblimi për pronën e trashëguar nga i ati.

Në ankand, për privatizimin e këtij objekti mori pjesë edhe ish-pronari i truallit nën objekt, Sefedin Shefa. Por, Agjencia Kombëtare e Privatizimit, në momentin e shpalljes së ankandit, nuk e bëri prezent dosjen e paraqitur nga ish-pronari, Shefa.

Sipas Shefës: “Në vitin 1993 doli në ankand edhe ish-kinemaja e Lushnjes dhe sipas ligjit të drejtën e parablerjes e kishte pronari i truallit. I mblodha dokumentet dhe kërkova të hyja në ankand. Ankandi u zhvilluan në 16 Gusht 1993. Pa marrë përsysh dokumentet e mia, ia dhanë ish-kinemanë punonjësit të kësaj kinemaje Ferit Tabaku, në rrugë të kundraligjshme, duke mos pasur asnjë lloj dokumenti. Vetëm se kishte lidhje krushqie me kryetarin e bashkisë të asaj kohe”.

Sipas ligjit të asaj kohe, pronari i truallit kishte të drejtën e parablerjes. Por fshehja e kësaj të drejte në momentin e privatizimit bëri që ish-kinemanë ta merrte ish-punonjësi i saj, Ferit Tabaku, me kushtin që të mos ndryshonte destinacionin.

Në vitin 1958 e deri në vitin 1993, trualli i ish-kinemasë, ishte i regjistruar në hipotekë me emrin e babait të Sefedinit, Sabri Shefa. Sipas dokumenteve që “Vetting” ka siguruar nga noteri Adrian Karroçe, përveç vërtetimit hipotekor të truallit të ish-kinemasë, ai ka bërë çeljen e trashëgimisë së kësaj prone të trashëgimtarëve të të ndjerit Sabri Shefa.

Dokumenti i hipotekës Lushnje e vitit 1993 dhe çelja e trashëgimisë

 

1 nga 2
- +

Pas këtij viti, kjo pronë ishte hequr në zyrën e Kadastrës Lushnje, por jo nga Arkiva e Shtetit dhe Agjensia Shtetërore e Kadastrës.

Sipas ish-drejtoreshës së Arkivës së shtetit Nevila Nika: “arkivistët konform ligjit japin një kopje të origjinalit të fotografuar, të fotokopjuar apo të skanuar. Vetëm këtë jep”.

Pas ankandit që u zhvillua më 23 gusht 1993 nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit dhe blerjes së ish-kinemasë nga Ferit Tabaku, në 25 shator 1993, Shefa iu drejtua Prokurorisë së Lushnjës. Sipas tij, Tabaku kishte përdorur dokumente të falsifikuara, për marrjen e ish-kinemasë pasi ishte e ndërtuar mbi ish-truallin që i përkiste familjes së tij.

“Këtë fakt e ka hetuar prokuroria dhe i ka nxjerrë të falsifikuara, autorizimin e shitjes kinemas, kontratën e shitjes së kinemasë dhe gent planin e truallit. Një herë e shkruajnë 341, një herë e shkruajnë 433 dhe një herë e shkruajnë 686. Për këtë jo se flas unë, flasin dokumentet”, thotë Sefedin Shefa./ Emisioni ‘Vetting’ në News24

Etiketa: aferafalsifikimish-kinemapronaskandali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afera e “sterilizimit”/ Gjykim i shkurtuar për të gjithë të pandehurit, përveç Ilir Beqajt

15:03 : 28/05/2025
BOTA

Spanja urdhëron Airbnb-në të heqë 66 mijë prona me qira për të zbutur krizën e strehimit

20:20 : 20/05/2025
AKTUALITET

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025
AKTUALITET

E moshuara me demencë i dhuron 7 prona vetëm njërës prej vajzave, nëprëmjet noteres Anila Haxhiu

22:11 : 07/05/2025
AKTUALITET

Kulla e heshtjes, ndërtimi 16-katësh që sfidon ligjin dhe komunitetin në zemër të Tiranës

17:15 : 07/05/2025
Para

BSH revokon licencat e MCA dhe Final

TË GJITHA

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

22:59 : 28/05/2025

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/05/2025

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com