• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Republika Sërpska ofron marrëveshje për “ndarje paqësore” në Bosnje dhe Hercegovinë

15:14 : 23/05/2024
në RAJONI

Në 30 ditët e ardhshme, Qeveria e Republikës Sërpska (RS) do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”, njoftoi kryeministri i RS-së, Radovan Vishkoviq, pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës Sërpska në Srebrenicë të enjten, më 23 maj.

Seanca e Qeverisë u mbajt në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), në rendin e ditës të së cilës është edhe rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

“Kjo nuk është shkëputje, ndarje paqësore nuk është shkëputje, e drejta e garantuar me Kushtetutë është ndarja paqësore. Ne do të ofrojmë, nëse na konsideroni komb gjenocidal, që nuk jemi, atëherë nuk kemi pse të jetojmë së bashku”, tha Vishkoviq.

Presidenti i RS-së, Millorad Dodik, po ashtu mori pjesë në mbledhjen e ekzekutivit.

Lexo edhe:

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

Rezoluta, e cila propozon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, si dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, u sponsorizua nga tridhjetë vende.

Propozueset zyrtare të saj ishin Gjermania dhe Ruanda.

Mbështetje për të, deri më tash, shprehën të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.

Zyrtarët e tyre, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, mohojnë se në Srebrenicë është kryer gjenocid kundër boshnjakëve dhe thonë se atje ka ndodhur një “krim i tmerrshëm”.Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.
Për gjenocidin e kryer u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.

Të dy ata u dënuan me burgim të përjetshëm.

Serbia loboi në mënyrë aktive kundër miratimit të rezolutës për Srebrenicën dhe, një ditë para se të dilte në OKB, Asambleja e Republikës Sërpska miratoi një notë proteste drejtuar vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar tërheqjen e rezolutës.

Kjo, edhe përkundër faktit se në dokument nuk përmendet as Republika Sërpska, e as Serbia.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007.

Gjykata konstatoi se Serbia nuk ishte përgjegjëse për aktin e as bashkëpunëtore, por deklaroi se ajo nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë./REL

Etiketa: bosnje hercegovinerepublika Sërpska

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

14:46 : 09/07/2025
Lajmet e Dites

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

15:22 : 08/07/2025
BOTA

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025
BOTA

Shefja e BE-së thotë se përpjekjet për ta ndarë Bosnjën janë të papranueshme

20:59 : 08/04/2025
Lajmet e Dites

Republika Sërpska” Duam aleancë ushtarake me Serbinë dhe Hungarinë

15:25 : 04/04/2025
RAJONI

SHBA-ja dhe BE-ja kundërshtojnë vendimet e ndërmarra nga Republika Sërpska

20:17 : 06/03/2025
Para

Aksident tragjik, "Smart-i" përplas për vdekje shqiptaren në Itali (DETAJET)

TË GJITHA

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima  

22:56 : 22/07/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 23 Korrik 2025

22:55 : 22/07/2025

Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij

22:48 : 22/07/2025

Eliminuan Egnatian, Breidablik shpartallohet 7-1 nga Lech Poznan

22:45 : 22/07/2025

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja 

22:42 : 22/07/2025

Triumf me përmbysje, Ballkani i Orges Shehit mposht skuadrën malteze dhe i afrohet kualifikimit

22:37 : 22/07/2025

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22:31 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com