• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Padia për taksimin e profesioneve të lira/ Tabaku nga Kushtetuesja: Qeveria punon vetëm për pakicën

11:41 : 21/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është paraqitur këtë të martë në Gjykatën Kushtetuese për parashtrimin e argumenteve të tjera, në lidhje me padinë e depozituar nga Partia Demokratike, ku kërkon shfuqizimin tek ligji “Për Tatimin Mbi Të Ardhurat”, nenin për profesionet e lira.

Padia është firmosur nga 37 deputetë, kryesisht të Partisë Demokratike, teksa u janë bashkuar edhe deputetë nga Partia e Lirisë si Petrit Vasili apo Erisa Xhixho.

Sipas ligjit të ri, të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 %, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit po tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14.000.000 lekë dhe mbi 14.000.000 lekë është vendosur tatimfitimi 23%.

Nga dera e Gjykatës Kushtetuese, Tabaku u shpreh se nga taksimi i profesioneve të lira shtrenjton jetën e qytetarëve, për shkak të rritjes së çmimeve, si pasojë e këtij taksimi.

Tabaku theksoi se “taksa është e padrejtë” dhe se ka prekur jo vetëm profesionistët e lirë, por një zinxhir shërbimesh. Ajo ngriti alarmin se një pjesë e bizneseve po mbyllen, ndërsa pjesa tjetër po largohet nga Shqipëria.

Lexo edhe:

Tabaku në Kuvend: Zgjedhjet e 11 Majit, mundësi e humbur për Shqipërinë

11 Maji, Tabaku në Komision: Zgjedhjet, mundësi e humbur për Shqipërinë dhe test i dështuar për demokracinë

Sipas deputetes demokrate, Qeveria punon vetëm për pakicën, por opozita do të mbrojë shumicën

Jorida Tabaku: Një pjesë e bizneseve të profesionistëve të lirë po mbyllen, një pjesë e tyre janë duke u larguar dhe jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye ne do ta vazhdojmë mbledhjen e informacionit, do ta vazhdojmë njëkohësisht parashtrimin e fakteve në koordinim me të gjithë institucionet e tjera të cilat kanë sjellë padi në Gjykatën Kushtetuese, me kontabilistët, me auditorët, me noterët, me avokatët dhe me të gjithë profesionistët e lirë që i janë bashkuar kauzës tonë.

Sot ndodhemi në kushtet e cënimit të sigurisë juridike, sot ndodhemi në kushtet e shkeljes së Kushtetutës dhe sot ndodhemi në kushtet e një tatimi që shkon 30-40% për profesionet e lira, tatimi më i lartë në Republikën e Shqipërisë. Ne kemi folur shumë herë për sistemin e padrejtë që është ngritur po kësaj radhe kjo taksë e padrejtë është duke prekur jo vetëm profesionistët e lirë por një zinxhir shërbimesh sepse ndërkohë që flasim të gjithë shërbimet, duke nisur nga shërbimet për ekonominë, nga kontabilistë, noterë, farmacistë, shërbime shëndetësore kanë një rritje zinxhir çmimesh që ndikon drejtpërdrejtë mbi konsumatorin. Kështu që unë besoj që GJK do të ngrihet në mbrojtje të interesit publik, të së mirës publike, të zbatimit të Kushtetutës por njëkohësisht dhe të faktit që sot ndodhemi në një pikë kyce, kthesë të besimit tek institucionet.

I kam bërë thirrje profesionistëve të lirë që gjatë kësaj periudhe të jenë pjesë e diskutimeve me ne, i kemi bërë thirrje institucioneve që të na sigurojnë informacione dhe besoj që ndodhemi në një moment ku që paraqitja e tyre para Gjykatës Kushtetuese do ti shërbeje seancës ë 18 qershorit. Dua ti jap një mesazh të gjthë profesionistëve të lirë që na kanë shkruar dhe na kanë kontaktuar, dua ti thëm që grupi parlamentar i PD do jetë këtu për të mbrojtur interesin e tyre, për të mbrojtur interesin e qytetarëve sot nuk janë pakicë por janë shumicë. është e vërtetë që sot Qeveria punon vetëm për pakicën por ne do mbrojmë interesin e shumicës.

FMN ka mbështetur qeverinë në lidhje me taksën e profesionistëve të lirë, ju çfarë komenti keni?

Jorida Tabaku: Unë përgjithësisht nuk kam dëshirë ti komentoj deklaratat e ndërkombëtarëve por besoj që FMN e ka pasur për faktin që sot ka shumë përjashtime nga sistemi, sot kei hotelet me 5 yje që janë të përjashtuar, heqja e përjashtimeve duhet të nisë nga ata që rëndojnë ,ë shumë buxhetin e shtetit.

Në këtë rast ne nuk po kërkojmë asnjë politikë selektive , ne po kërkojmë që profesionet e lira të trajtohen si gjithë bizneset e tjera, sipas xhiros dhe unë besoj që për këtë FMN nuk ka asnjë objeksion. Në këtë rast, Qeveria shqiptare duhet të korrigjojë përjashtimet nga taksa për akiczën e naftës, nga favorizimet në fushën e turizmit, për taksën e infrastrukturës për biznesin e madh.

Këto janë përjashtime që e dëmtojnë buxhetin e shtetit, jo profesionet e lira. Nëse nuk ka pyetje unë dua t’ju falenderoj për interesin që ka pasur media për këtë çështje. Ndoshta është çështje pak teknike po ka pasur interes të jashtëzakonshëm, faleminderit që e keni mbuluar, dhe njëkohësisht dua të falenderoj të gjithë këshilltarët ligjore të grupit parlamentar të PD që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me argumentet.

Etiketa: Jorida Tabakuprofesionet e lirataksimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Zgjedhjet e 11 Majit, mundësi e humbur për Shqipërinë

15:12 : 05/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Tabaku në Komision: Zgjedhjet, mundësi e humbur për Shqipërinë dhe test i dështuar për demokracinë

14:30 : 02/06/2025
AKTUALITET

PD humbi zgjedhjet, Tabaku: Duhet një frymë e re! Ja çfarë na dëmtoi

20:57 : 31/05/2025
AKTUALITET

A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Jorida Tabaku

22:25 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Ia bleu votat kryeministri”, Berisha-Kalasë: Pa fakte nuk ke të drejtë të akuzosh Tabakun

14:19 : 26/05/2025
AKTUALITET

“Tabaku bëri fushatën më intensive”/ Berisha: Alimehmeti nëse do mund të kandidojë për kryebashkiak

22:29 : 20/05/2025
Para

Këlliçi paralajmëron padinë e rradhës në SPAK, për çfarë bëhet fjalë

TË GJITHA

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025

Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

09:25 : 06/06/2025

Tre shqiptarë grabisin një farmaci por përplasen me automjetin e një polici gjatë arratisjes, 4 të vdekur

09:17 : 06/06/2025

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com