DASHI
Jupiteri do jete planeti qe do ndikoje me shume nga te gjithe ne jeten tuaj ne çift gjate kesaj jave. Priten çdo dite çaste te kendshme, surpriza dhe emocione pa mbarim. Beqaret do bejne gjithçka qe ta ndryshojne statusin e tyre madje per te dale neper takime do lene pas dore edhe gjera te rendesishme. Ne planin financiar, ambicia, por edhe maturia e treguar do beje qe te ardhurat te permiresohen goxha. Do ndiheni me te qete kur te shpenzoni. Shendeti nuk do jete i shkelqyer. Nuk do keni me forcen dhe fuqine qe keni deshiruar. Konsumoni me shume vitamina dhe proteina. Ne pune disa dite do jeni paksa pergjumesh dhe ka rrezik te mos i perfundoni ne kohe detyrat qe iu jane dhene. Jeta familjare nuk do kete trazira.
DEMI
Kete jave ka rrezik te tregoheni shume kerkues ndaj partnerit dhe do e keni te veshtire ta pranoni ashtu siç eshte. Ne disa raste do e teproni dhe do e merzitni ate pamase. Marsi do sjelle surpriza te njepasnjeshme per beqaret. Shume persona do terhiqen prej tyre dhe do iu bejne propozime qe as nuk i kane pritur. Diten e enjte ose te premte zemra e tyre do rrahe me fort se kurre me pare. Sektori i financave nuk do jete i ke, por nuk duhet as te prisni permiresime te medha. Shendeti ditet e para mund te kete disa shqetesime, te cilat do kalojne pas te merkures. Ne pune do e keni çdo gje me te lehte se me pare dhe do kenaqeni nga ato qe do arrini. Jeta familjare shume e qete.
BINJAKET
Venusi do jete planeti harmonik qe do ndikoje tej mase ne jeten tuaj ne çift gjate kesaj jave. Ai do ju beje me te logjikshem, me te hapur dhe me bashkepunues me partnerin. Çdo dite do jete me ngjyra te veçanta. Beqaret do e takojne shpirtin binjak ne nje ambient pune qe ne fakt as nuk e kishin pritur t’iu ndodhte diçka e tille. Me financat po nuk bete ekonomi deri ne fund te javes keni per te mbetur keq. Shendeti nuk do jete i shkelqyer, por nuk do kete as probleme shume te medha. Çdo shqetesim do kaloje shpejt. Ne pune do realizoni disa nga projektet me te rendesishme dhe do ndiheni krenare per veten. Jeta familjare nuk do kete te reja.
GAFORRJA
Do jeni shume te perkushtuar ndaj partnerit tuaj gjate kesaj jave dhe do mundoheni ta beni ate te ndihet sa me mire te jete e mundur. Ne disa dite mund te mendoni se bashku edhe te kaloni ndonje aventure te çmendur. Beqaret do jene joshes dhe do terheqin pas vetes persona te ndryshem. Me shpejt nga sa ata mendonin, jeta do ju ndryshoje rrenjesisht. Saturni do ndikoje negativisht tek financat dhe situata do behet goxha delikate. Shendeti nuk do jete i keq, vetem se here pas here mund te ndiheni disi nervoze. Ne pune do ju duhen sakrifica dhe mund per te arritur atje ku keni deshiruar. Do lodheni pak, por ato qe do arrini do ju bejne krenare per veten. Ne familje çdo gje do ece mire.
LUANI
Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me emocione te forta kete jave, por ato do jene si pozitive ashtu edhe negative. Pergatituni shpirterisht. Beqaret do kene me shume fat se asnjehere me pare dhe çdo gje do ju ndryshoje brenda pak oresh. Edhe ne planin financiar do jeni me fat. Do arrini t’i kryeni nje e nga nje te gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe mund te hiqni edhe disa para menjane. Shendeti nuk do jete problematik, megjithate mire do jete te beni kujdes nga ndryshimet e motit. Ne pune do i keni te gjithe planetet ne krah keshtu qe keni per te arritur me shume nga sa mendonit. Po mundet ndihmojini pak edhe koleget. Ne familje do jete e veshtire te ruani nje komunikim te ngrohte.
VIRGJERESHA
Nese e pranoni partneri tuaj ashtu siç eshte kete jave keni per te kaluar vetem dite te bukura dhe pa probleme. Ne rast te kundert debatet dhe mosmarreveshjet do jene te vazhdueshme. Per beqaret perspektivat jane goxha te mira, megjithate per ta ndryshuar statusin duhet te perfitojne nga çdo mundesi qe do iu jepet per takime. Buxhetin do e menaxhoni me largpamesi dhe situata do mbetet gjithe kohes e kenaqshme. Mund te beni edhe disa shpenzime qe i keni shtyre here pas here. Shendeti do jete delikat ne disa momente keshtu qe kujdes sidomos me disa semundje ngjitese. Ne pune do orientoheni atje ku duhet dhe do keni sukses. Jeta familjare pa ndonje veçanti.
PESHORJA
Klima yjore do favorizoje tej mase lidhjet e qeta. Nuk do perjetoni emocione te jashtezakonshme, por fakti qe do kuptoheni dhe do merrni vesh mire me partnerin do ju mjaftoje. Debatet nuk do jete pjese e jetes suaj. Per beqaret asgje nuk do jete e pamundur keshtu qe ata nuk duhet te dorezohen deri ne momentin e fundit. Sektori i financave do jete i kenaqshem nese vazhdoni ta menaxhoni situaten me te njejtin preokupim si keto kohe. Shendeti ne teresi do jete i mire perveç ndonje shqetesimi qe mund te vije ndonje dite nga pagjumesia apo nga stresi. Ne pune situata do normalizohet. Do jeni me largpames dhe me kembengules. Veshtiresite do kalojne sa hap e mbyll syte. Jeta familjare do jete e ngrohte.
AKREPI
Kete jave do jeni me sensuale se asnjehere me pare. Nga ana tjeter çdo gje do e beni ne bashkepunim me partnerin dhe kjo do e forcoje akoma me shume marredhenien tuaj. e fundjave mund te ndermerrni edhe disa hapa te medha. Beqaret do ndihen te lumtur edhe ashtu si jane keshtu qe nuk do pranojne te bejne sakrifica vetem per ta ndryshuar statusin. Nese prisni ndonje mrekulli per sektorin e financave, ato nuk do ndodhin as keto dite. Kujdes me çdo shpenzim. Rezistenca fizike dhe ajo morale do mbetet e mire gjithe kohes. Ne pune do kete ngjarje me te vertete te rendesishme qe do ua ndryshojne teresisht rrjedhen e gjerave. Raporti me familjaret do jete shume i mire.
SHIGJETARI
Pozicioni i Venusit do beje qe jeta juaj ne çift te jete e mbushur me surpriza gjate kesaj jave. Edhe pasioni dhe sensualiteti do rikthehet si me pare. Beqaret duhet te ndjekin instinktin e pare sepse nuk do i çoje ne rruge te gabuar. Dita e merkure dhe e shtune do jene me te suksesshmet per ta. Fale planetit Neptun, kete jave do jete koha e pershtatshme per te bere nje riorganizim te situates dhe per te gjetur zgjidhje per problemet. Shendeti nuk do jete as shume problematik, por shume i qete. Here pas here mund te ndieni shqetesime. Ne pune do jeni plot gjalleri dhe vendosmeri keshtu qe do arrini shume lart. Jeta familjare nuk do jete e shkelqyer.
BRICJAPI
Fale klimes se ngrohte yjore ka mundesi qe kete jave te kete darka romantike me qirinj, premtime dhe surpriza. Ne shume momente do ju duket sikur po jetoni nje perralle. Edhe per beqaret do kete ngjarje premtuese. Ata do takojne persona me shume vizion dhe te qeshur. Buxheti do kete permiresime te medha pa perpjekje apo sakrifica. Ne fakt gjithçka do vije si pasoje e nje shperblimi pune apo e nje donacioni nga familjaret. Shendeti do jete edhe me i mire nese relaksoheni here pas here dhe merrni nga pak me gjimnastike. Ne pune do i jepni prioritet gjerave thelbesore dhe do e perfundoni ne kohe ate qe iu eshte kerkuar. Jeta familjare nuk do kete veshtiresi.
UJORI
Perfiton nga ambienti i ngrohte qe do mbizoteroje gjate kesaj jave ne jeten tuaj ne çift per t’i shprehur edhe me teper ndjenjat, por edhe per te kerkuar disa gjera qe me pare partneri nuk ua ka plotesuar. Beqaret nuk do kene nje jave te favorshme per ta ndryshuar statusin. Ata do bejne perpjekje, por do jete e veshtire t’i bejne per vete personat qe pelqejne. Shpenzimet do i kryeni pa menduar aspak per ditet ne vijim keshtu qe situata do trazohet goxha. Shendeti here pas here do kete shqetesime. Kujdes nese keni pasur edhe me pare luhatje tensioni. Ne pune do ju pranohen disa kerkesa qe keni bere dhe do ndiheni me te sigurt per te ecur perpara. Jeta familjare nuk do kete probleme.
PESHQIT
Sot do lini çdo gje tjeter pas dore ju te dashuruarit dhe do i perkushtoheni teresisht atij qe keni ne krah. Marredhenia do behet me e zjarrte dhe me pasionante. Beqaret duhet te tregohen te duruar. Edhe sikur te marrin ngacmime me mire te mos hedhin asnje hap. Per financa me te mire duhet te negociojne me çmimet per gjerat qe do blini. Vetem maturia dhe kursimi mund t’ua permiresojne situaten.