• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Televizioni si TikTok

18:38 : 10/05/2024
në BOLD BLOG

Lexo edhe:

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje kornizë për TikTok, Trump: Të rinjtë do të jenë shumë të lumtur

Afati i fundit për TikTok në SHBA më 17 shtator, Uashingtoni e Kina diskutojnë në Spanjë

Nga Lufti Dervishi

Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojë dhe mençurinë, ka vendosur të imitojë TikTok-un.

Roli i televizionit ka qenë informimi, edukimi dhe argëtimi. Mesa duket ky trekëndësh nuk është më në modë. Moda janë videot virale. Dallimi mes asaj që është në interes të publikut dhe asaj që është interesante për publikun është shuar nga rendja pas shikuesve. Arsyeja? “Këtë do shikuesi”. Henry Ford thoshte që nëse do të pyesja njerëzit ata do të kërkonin kuaj më të shpejtë- jo makinën.

Në tregun e mbipopulluar mediatik, dhe në kohën kur kemi edhe media sintetike (prodhime të Inteligjencës Artificiale) besimi është monedha kryesore.

Përpjekja për ta kthyer TV në TikTok nuk është thjesht vetëm humbje e traditës dhe origjinalitetit, por edhe një mundësi e humbur. Televizioni mund të luajë me pikat e tij të forta duke ofruar cilësi mbi sasinë, duke krijuar përmbajtje që trajtojnë çështje komplekse – gjëra që kërkojnë më shumë se 60 sekonda për t’u kuptuar. Nxitimi është për të prodhuar “fast food digjital” të shijshëm për momentin, por pa vlera ushqimore.

Modele të njohura të gazetarisë si BBC-ja shërbejnë për të treguar se misioni i tv-se është raportimi i përgjegjshëm, edukimi, argëtimi, hulumtimi, analiza e thelluar dhe kontekstualiteti. Më shumë se të jesh i pari, vlen të jesh i saktë. Përpjekja për të imituar modelin e TikTok, bën që televizioni të zbehë asetin e tij më të vlefshëm – besueshmërinë. Kur ndodh një ngjarje e madhe, njerëzit kërkojnë të mesoj e nga TikTok por nga Televizioni më i mirë.

Beteja për vëmendje sot është e ashpër. Platformat e mediave sociale, me algoritmet e tyre janë krijuar për t’i mbajtur përdoruesit të droguar me përmbajtje që variojnë nga sublimja te qesharakja. Në ngutin për të konkurruar, TV rrezikon të bëhet kopje e keqe e “influencarve” që të tregojnë se si lahen duart, ku duhet të hash dhe si duhet të vishesh.

Është sikur në një fshat me shumë xherah, doktori të lerë stetoskopin dhe t’i bashkohet turmës së “mjekëve popullorë”.

Lëreni TikTok-un të jetë tiktok dhe televizionin, televizion.

Etiketa: lutfi dervishitelevizioniTikTok

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje kornizë për TikTok, Trump: Të rinjtë do të jenë shumë të lumtur

16:50 : 15/09/2025
BOTA

Afati i fundit për TikTok në SHBA më 17 shtator, Uashingtoni e Kina diskutojnë në Spanjë

08:24 : 14/09/2025
AKTUALITET

Rama 4: më shumë eksperiencë, më pak eksperimente

17:28 : 11/09/2025
AKTUALITET

Dervishi: Shqipëria rrezikon skenarin serb, opozita e copëtuar përballë një autokrati në fuqi

21:26 : 10/09/2025
BOTA

Ndahet nga jeta Emilio Fede, gazetari ikonë i televizionit italian

19:24 : 02/09/2025
BOTA

Australia mund të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç

16:35 : 01/09/2025
Para

VIDEO/ Përmbytjet në Brazil, shpëtohet kali pasi qëndroi 2 ditë mbi çati

TË GJITHA

Diella hap profil në Facebook dhe tallet me shqiptarët

08:50 : 18/09/2025

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:46 : 18/09/2025

Zbulohen bimë narkotike në Peqin, sekuestrohen 3 armë. 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim/ EMRAT

08:37 : 18/09/2025

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025

Mbledhja në mesnatë/ Vakanca në Kushtetuese, nga Vokshi te Llagami e KLGJ e Bungo e KPK, pikët e kandidatëve

08:25 : 18/09/2025

Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

08:20 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com