Duket se marrëdhëniet mes fituesit të ‘BBVIP2’ dhe produksionit të ‘Big Brother VIP’ nuk janë si më parë. Ishte këngëtari që ka publikuar një video në Instagram ka rikujtuar me emocion rrugëtimin e tij në “Big Brother”, teksa ka hedhur disa akuza se si deshën ta dëmtojnë atë.
“Si sot përpara një viti unë kam qenë në pishinë dhe më kaloi përpara gjithë rrugëtimi që kam bërë, gjithë pjesët ku padrejtësitë, sulmet, mënyra se si u përdor familja ime dhe Kiara po ashtu, për të më rënë dhe ulur, por ia dola! Ia dola falë jush dhe për këtë ju jam mirënjohës për gjithë jetën”, thotë Luizi.
Edhe pse kontrata e tij me Top Channel ende nuk ka përfunduar, duket se Luizi këtë postim ia dërgon produksionit të BBVIP. Këngëtari shtoi se çmimin e madh e fitoi në momentin që Kiara i tha “Po”.
“Sot unë i jam mirënjohës asaj, sepse më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme që nuk gjej fjalë për ta përshkruar, më ka dhënë një familje, më ka bërë bab, më ka bërë njeriun më të lumtur në botë, kështu që faleminderit Kiara Tito! Faleminderit dhe të gjithëve ju që më mbështetët dhe ia dola”, shprehet ai.