• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat e Donald Lu, Llalla: Janë të ulta dhe  tinëzare

18:26 : 14/04/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Adriatik Llalla reagon sot pas akuzave të bëra nga Ambasadori i SHBA-ve në shqipëri, Donald Lu.

Përmes një deklarate për mediat, Llala thekson se akuzat ndaj tij janë të ulta dhe tinëzare.

Deklarata e plotë e Lllallës:

Unë hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat tinzare për korrupsion të lëshuara kundër meje nga Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, gjatë javëve të fundit. Akuzat e Ambasadorit Lu janë pa bazë dhe do të provohen të pavërteta nëse do të paraqiten përpara çdo gjykate.

Përfitoj nga mundësia për të ripërsëritur në mënryë të qartë dhe të prerë se unë kam mbështetur dhe vazhdoj të mbështes Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Unë mbështes çdo reformë që i shërben interesave të popullit shqiptar duke garantuar një sistem të pavarur drejtësie dhe ndarje të pushteteve. Por unë jam kundër çdo përpjekjeje për ta vendosur drejtësinë shqiptare nën ndikimin e kujtdo—qeverisë, partive politike, oligarkëve, apo interesave kriminale dhe të biznesit. Natyrisht, kurdo që ka qenë e nevojshme unë kam dhënë këndvështrimin tim për propozimet konkrete gjatë hartimit të reformës. Qëndrimet e mia kanë reflektuar gjithmonë shqetësimin tim të thellë për detyrimin tim si Prokuror i Përgjithshëm për të siguruar se prokuroritë vazhdonin të luftonin krimin dhe korrupsionin edhe gjatë kohës që hartohej reforma dhe për të ruajtur moralin e shumë prokurorëve dhe punonjësve publikë që janë të ndershëm dhe të pakorruptuar.

Lexo edhe:

Tragjedia e Air India/ Çelësat e karburantit ishin të fikur, hetimet fokusohen te pilotët

Gyokeres thellon përplasjet me Sporting-un, pret transferimin tek Arsenal

Natyrisht, është e drejta e publikut të shqyrtojë dhe gjykojë punën dhe arritjet e mia si Prokuror i Përgjithshëm, por unë nuk kam ndërmarrë kurrë asnjë hap apo veprim kundër reformës në drejtësi, nuk kam abuzuar kurrë me detyrën dhe nuk jam përfshrië kurrë në veprime korruptive.

Sulmet personale të Ambasadorit Lu janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Për mua është e vështirë të kuptoj se si një ambasador i huaj mund të pretendojë të ketë dijeni për një hetim të supozuar nga autoritetet e vendit pritës. Ambasadori Lu jo vetëm që e ka futur veten e tij në procese hetimore vendase, por ai i ka dhënë vetes të drejtën të sillet si prokuror, gjykatës dhe juri duke shpallur publikisht se unë jam nën hetim dhe pastaj duke më shpallur të fajshëm dhe me çfarë duhet të dënohem, pa patur asnjë provë dhe pa asnjë proces të rregullt.

Fatkeqësisht, qëndrimi ndaj meje është një tjetër rast në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të Ambasadorit Lu për të ndikuar administratën e drejtësisë në Shqipëri, ndër të tjera duke sulmuar në mënyrë arbitrare të gjithë prokurorët, përfshi prokurorët e ndershëm dhe të devotshëm të cilët rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre për të luftuar trafikun e drogës dhe korrupsionin politik. Sjellja e Ambasadorit Lu është shtrëmbërim i diplomacisë dhe dhunim i hapur i ligjve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Është momenti që Ambasadori Lu të ndalojë së abuzuari pushtetin e tij duke ndërhyrë në administrimin e sistemit të drejtësisë shqiptare.

 

Lajme të lidhura

BOTA

Tragjedia e Air India/ Çelësat e karburantit ishin të fikur, hetimet fokusohen te pilotët

20:36 : 11/07/2025
SPORT

Gyokeres thellon përplasjet me Sporting-un, pret transferimin tek Arsenal

20:35 : 11/07/2025
Teknologji

OpenAI rrit konkurrencën ndaj Google, gati për hapin e madh

20:33 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Heroi i liqenit”/ Mediat izraelite nderojnë kapitenin shqiptar që humbi jetën duke shpëtuar 2 turistë

20:16 : 11/07/2025
SPORT

Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, Partizani nxjerr në shitje biletat

20:15 : 11/07/2025
AKTUALITET

Transaksione të dyshimta, kontrabandë e pastrim parash, çfarë fshihet pas rezidencës SeeHena

20:13 : 11/07/2025
Para

Serbia rikthen Thaçin e Haradinajn në listën e të kërkuarve në INTERPOL

TË GJITHA

Tragjedia e Air India/ Çelësat e karburantit ishin të fikur, hetimet fokusohen te pilotët

20:36 : 11/07/2025

Gyokeres thellon përplasjet me Sporting-un, pret transferimin tek Arsenal

20:35 : 11/07/2025

OpenAI rrit konkurrencën ndaj Google, gati për hapin e madh

20:33 : 11/07/2025

“Heroi i liqenit”/ Mediat izraelite nderojnë kapitenin shqiptar që humbi jetën duke shpëtuar 2 turistë

20:16 : 11/07/2025

Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, Partizani nxjerr në shitje biletat

20:15 : 11/07/2025

Transaksione të dyshimta, kontrabandë e pastrim parash, çfarë fshihet pas rezidencës SeeHena

20:13 : 11/07/2025

Vitinha i “paarritshëm”, Xabi Alonso kërkon mesfushorin 100 milionë eurosh

19:56 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com