Pas sulmeve ajrore të Perëndimit në Siri ka reaguar edhe Kina.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying tha se Kina vazhdimisht ka kundërshtuar përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se çdo veprim ushtrak që anashkalon Këshillin e Sigurimit të OKB ka shkelur parimet dhe normat themelore të së drejtës ndërkombëtare, raporton BBC.