• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtoi pallatin 7 katësh në Sarandë, dënohet me 2 vite burg biznesmeni, konfiskohet objekti

13:08 : 26/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 2 vite burg biznesmenin 68 vjecar Pando Papuçi, i akuzuar për “ndërtim të paligjshëm” dhe ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të një objekti në hyrje të Sarandës.

Në një deklaratë zyrtare për shtyp, Gjykata e Sarandës shprehet se Papuçi ndiqej penalisht në kuadër të procedimit penal nr.774 të vitit 2021 bashkë me tre persona të tjerë të akuzuar për “shpërdorim detyre”. Dosja në ngarkim të Papuçiut është ndarë nga tre të tjerët dhe është gjykuar më vete me gjykim të shkurtuar, ndërkohë që për të tjerët, ish zyrtarë, vazhdon ende.

Prokurorja Silvana Belishta në përfundim të Gjykimit ka kërkuar deklarimin fajtor të Papuçiut dhe dënimin e tij me 5 vite burg për “ndërtim të paligjshëm”, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, uljen e 1/3 së dënimit dhe pezullimin e tij duke e dënuar me shërbim prove. Përvec kësaj, Belishta ka kërkuar edhe heqjen e sekuestros preventive ndaj pallatit 7 katësh dhe vijimin e procedurave administrative si dhe dënimin e shoqërisë “2P-SJ” me “mbarimin e personit juridik”.

Por ndryshe ka vendosur gjyqtarja Edona Vajushi, e cila e ka dënuar Papuçiun me 3 vite burg dhe në aplikimin e gjykimit të shkurtuar me 2 vite burg. Dënimi sipas vendimit, duhet të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Vajushi ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pallatit 7 katësh dhe dënimin e shoqërisë “2P-SJ” me “mbarimin e personit juridik”.

Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Apelit për të marrë formë të prerë vendimi si për Papuçiun, ashtu edhe për objektin e firmën e ndërtimit.

Lexo edhe:

I vunë tritol një makine katër muaj më parë, arrestohet një nga të kërkuarit në Sarandë (EMRI)

Tensione në Sarandë/ Protesta e operatorëve turistikë ndërpret mbledhjen e Këshillit Bashkiak (Video)

Pando Papuçi ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022 në kuadër të operacionit “Heshtja” për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, lidhur me një pallat 7 katësh në hyrje të qytetit të Sarandës, por u vetëdorëzua në 9 shkurt 2024 e më pas Gjykata e la atë në masën “detyrim paraqitje”.

Konflikti për objektin 7 katësh

Objekti 7 katësh është përfshirë në një betejë të gjatë gjyqësore që daton që nga viti 2006. E nisur që atëherë së ndërtuari, objekti nuk ka përfunduar ende. Gjykata Administrative e Gjirokastrës ka vendosur më 24 shtator të vitit 2020 shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit, leje e dhënë fillimisht më 14 shkurt të vitit 2006. Në vendimin e gjykatës nuk përcaktohet se për cilën firmë ndërtuese shtyhet leja ndërtimore. Sipas prokurorisë, duhej nënkuptuar se leja shtyhej për firmën “Savrikal”, e cila e kishte marre lejen në vitin 2006, ndërkohë që tashmë objektin po e ndërtonte Pando Papuçi me firmën e tij “2P-SJ”. Ky i fundit, së bashku me të ndjerin Vangjel Nika, ishin pronarë të truallit ku po ndërtohet objekti, duke kontraktuar firmën përkatëse 18 vite më parë, e cila për shkaqe të ndryshme, i ndërpreu punimet. Për këtë arsye, në gusht 2020, Papuçi krijon vetë një firmë dhe, pasi Gjykata vendos shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit, nis punimet në objektin në pronë të tij.

Pikërisht për këtë, prokuroria akuzoi zyrarët e Bashkisë se përse nuk kanë interpretuar vendimin e gjykatës, thënë thjesht se “objektin duhet ta ndërtonte firma e ndërtimit e kontraktuar në 2006-ën dhe jo vetë pronari i truallit, që e kishte kontraktuar këtë firmë”. Organi akuzës pretendon se vendimi duhej të interpretohej mirë nga zyrtarët e IMT-së, por në pikën 5 të vendimit të gjykatës, përmendet trashëgimtarja e pronarit të ndjerë, Vangjel Nika, konkretisht vajza e tij, L. K. Në vendimin e saj, gjykata në pikën 5 ka disponuar se “zhvilluesi L. K., përfaqësuar me prokurë nga Pando Papuçi, është e detyruar të njoftojë paraprakisht Bashkinë Sarandë për fillimin e punimeve”.

Në vendimin e Gjykatës Administrative, nuk specifikohet se për kë shtyhej leja ndërtimore, për kompaninë apo për pronarët e tokës. Në dosjen hetimore thuhet se inspektorët e Bashkisë kanë zhvilluar kontrolle në objektin në fjalë, ku më datë 20.10.2021 nënshkruajnë procesverbal konstatimi në objektin që ndërton subjekti “2P-SJ shpk”, për shkaqe teknike të sigurisë në kantier. Madje, në datë 22.10.2021, me vendim nr.15, kryeinspektori i IVMT Bashkia Sarandë, vendos dënimin me gjobë të subjektit “2P-SJ shpk”, në masën 200.000 lekë dhe në datë 23.10.2021, me vendim nr.10, kryeinspektori i IVMT Bashkia Sarandë vendos pezullimin e punimeve të subjektit “2P-SJ shpk”, me afat 60-ditor.

Etiketa: biznesmenobjekt pa lejesarandesekuestrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I vunë tritol një makine katër muaj më parë, arrestohet një nga të kërkuarit në Sarandë (EMRI)

10:37 : 03/06/2026
AKTUALITET

Tensione në Sarandë/ Protesta e operatorëve turistikë ndërpret mbledhjen e Këshillit Bashkiak (Video)

19:53 : 29/05/2026
AKTUALITET

Përvetësoi të dhëna bankare me mesazhe mashtruese, “arrest me burg” për francezin

10:53 : 27/05/2026
AKTUALITET

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Prokuroria 12 masa të tjera sigurimi, mes tyre policë, zyrtarë e biznesmenë

14:48 : 26/05/2026
AKTUALITET

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

21:23 : 25/05/2026
AKTUALITET

Zhupa kundër “Paketës së Maleve”: Saranda po kthehet nga bregdet në zonë shfrytëzimi pronash

11:14 : 24/05/2026
Para

Opozita ndryshon ditën dhe orën e protestës së radhës kundër Veliajt, ja arsyeja

TË GJITHA

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom