• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkitë dhe Ujësjellësit që janë debitorë të mëdhenj të energjisë, ja kush kryeson

09:28 : 12/04/2018
në AKTUALITET

Bilanci i OSHEE-se (Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) është rënduar se tepërmi për shkak se bashkitë dhe ujsëjellsat në zotërimin e tyre nuk i shlyejnë faturat mujore te energjisë. Sipas të dhënave të siguruara nga Monitor, ky detyrim arriti në vitin 2017 në 14.3 miliardë lekë ose 107 milionë euro, me një rritje 21 për qind në raport me vitin 2016.

Bashkitë dhe ujësjellësat janë duke përkeqësuar performancën financiare të OSHEE-se, e cila filloi të përmirësohet pas vitit 2014 me rritjen e arkëtimeve nga konsumatorët familjarë. Borxhi i tyre zë 20 për qind e detyrimeve totale të OSHEE-së që në fund të vitit 2017 arritën në 71.8 miliardë lekë.

Nga njësite vendore debitori më i madh është bashkia e Tiranës me rreth 367 milionë lekë. Nga kjo shumë rreth 33 milionë lekë janë detyrime të reja që u krijuan në vitin 2017. Detyrimi vjen kryesisht për shkak të mosshlyerjes së faturave të ndriçimit publik.

Pas Bashkisë së Tiranës detyrimet më të larta ndaj OSHEE-së i ka Bashkia e Kavajës me 236 milionë lekë, ajo e Vlorës me 123 milionë lekë, e Shkodrës me 92 milionë lekë. Detyrimet totale të 61 bashkive ndaj OSHEE arritën në fund të vitit 2017 në 1.6 miliardë (Shih tabelen bashkangjitur).  Nga kjo shumë 957 milionë lekë ishin principal dhe pjesa tjetër prej 709 milionë lekësh kamatëvonesa. Vetëm në vitin 2017 bashkitë krijuan 239 milionë lekë detyrime të reja.

Me ujësjellësat që janë në administrim nga bashkitë situata është edhe më e rëndë, pasi kanë 85% të detyrimit total të shtetit ndaj OSHEE. Ato  arritën në fund të vitit 2017 në rreth 12,2 miliardë lekë nga të cilat, 7.6 miliardë lekë ishin principal dhe 4.5 miliardë lekë kamatëvonesa. Vetëm në vitin 2017 detyrimet e reja të ujësjellësve u rritën me 2.7 miliardë lekë. Debitori më i madh është ujësjellësi i Durrësit me rreth 2,9 miliardë lekë ose 21 milionë euro,  më pas ujësjellësi i Mallakastrës me 2.4 miliardë lekë ose rreth 20 milionë euro. Burimet sqarojnë se borxhi i ujësjellësit të Mallakastrës reflekton detyrimet e ARMO-s.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

E treti në rradhë për nga detyrimet vjen Ujësjellësi i Tiranës me një shumë prej 974 milionë lekësh, nga të cilat 139 milionë lekë janë detyrime të reja të krijuara gjatë vitit 2017. Ujësjellësi i Tiranës është nga ndërmarrjet e pakta me fitim në sektor, pasi sipas të dhënave zyrtare nga bilanci i dorëzuar në QKB në vitin 2016 ka rezultuar me fitim 5 milionë euro.

Gjithashtu një shumë detyrimesh prej 444 milionë lekësh u krijua nga ente të tjera shtetërore si spitalet, Autoriteti Rrugor Shqiptar, RTSH-ja, ndërmarrjet e trajtimit të studentëve etj.

Teksa borxhi i konsumatorëve familjarë ka ardhur në ulje për të tretin vit radhazi, pas një rritje galopante që pësuan këto detyrime gjatë periudhës 2009 – 2013, kategoritë e tjera të konsumatorëve, ku përfshihen bizneset private dhe entet shtetërorë kanë rritur më tej ekspozimin ndaj OSHEE-së.

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë, borxhet ndaj OSHEE në vitin 2017 arritën vlerën më të lartë historike në 72.8 miliardë lekë  (543 milionë euro) me një rritje 3% nga viti i kaluar. Vlera më e lartë e detyrimeve u shënua në vitin 2014 me 71.4 mld lekë.

Në vitin 2014, qeveria vuri në zbatim një plan për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura shtetërore. Nëpërmjet këtij plani u shuan detyrimet që institucionet shtetërore kishin ndaj kompanisë së Shpërndarjes. Por që nga viti 2014, detyrimet që shteti dhe ndërmarrjet e tij kanë ndaj OSHEE-së janë rritur me 117%.

Bashkitë dhe ndërmarrjet në pronësinë e saj janë duke cënuar rëndë zbatimin e planit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë, ku ulja e borxheve është në themel të tij. /Monitor

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

“ Po më refuzuat azilin, do më vrasin”, ja çfarë shkruajnë mediat suedeze për Mario Majollarin

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com