• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

U ngatërruan në spital, shteti u kërkon zyrtarisht falje pas 68 vitesh

23:10 : 24/03/2024
në BOTA

Dy kanadezë të cilët u ngatërruan aksidentalisht në spital kanë marrë ndjesë formale nga shteti, 68 vjet pas gabimit që u ndryshoi jetën.

Richard Beauvais dhe Eddy Ambrose lindën të njëjtën ditë, në të njëjtin spital në Arborg, Manitoba, në vitin 1955. Por një gabim në këtë spital, bëri që fëmijët të ngatërroheshin dhe ata të shkonin me prindërit e gabuar.

Ata qëndronin të ulur krah njëri-tjetrit të enjten për të dëgjuar ndjesën e drejtuesit të provincës së Manitoba, Wab Kinew, për vitet që shpenzuan larg familjeve të tyre biologjike.

Beauvais, i cili u rrit në Sechelt, British Columbia, gjatë gjithë jetës kishte besuar se ishte indigjen. Në vitin 2020 ai bëri një test ADN-je që zbuloi se në fakt ishte një miks ukrainas, hebre Ashkenazi dhe polak. Rastësisht, motra e Eddy Ambrose, Evelyn Stocki, bëri po ashtu një test ADN-je në Winnipeg, Manitoba, ku bëri zbulimin tronditës se Beauvais ishte vëllai i saj biologjik.

Lexo edhe:

VIDEO/ Aksident i rëndë në Levan, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Njohja e shtetit palestinez përplaset me realitetin në terren/ A është vetëm një iluzion politik?

Ambrose dhe Beauvais kontaktuan për herë të parë me njëri-tjetrin nëpërmjet telefonit.

“Flas me Eddy Ambrose? Nuk besoj se më mban mend, por ne jemi takuar shumë kohë më parë. Ishte viti 1955 dhe ne qëndronin krah njëri-tjetrit në shtrat”, i tha Beauvais në telefon.

Por çfarë jetësh patën ata? Babai i Beauvais, që është babai biologjik i Ambrose, vdiq kur ai ishte 3 vjeç. Beauvais u mor më pas nga familja e tij, për shkak të politikave të Kanadasë, sipas së cilave fëmijët indigjenë vendoseshin në jetimore ose adoptoheshin larg komuniteteve të tyre.

Ambrose u rrit në një fermë rurale në Manitoba, në një familje të dashur dhe përkrahëse, me prejardhje ukrainase dhe nuk kishte dijeni për trashëgiminë e tij indigjene. Në moshën 12-vjeçare ai mbeti jetim dhe adoptua.

Ndonëse e zbuluan të vërtetën vetëm kohët e fundit, jetët e tyre u ‘kryqëzuan’ dy herë, shumë kohë më parë.

Kur ishte fëmijë, Ambrose i kërkoi një vajze që jetonte disa qyteza larg tij që të luante me skuadrën e tij të basketbollit, kur ndodhej me pushime shkollore, pa e ditur që në fakt ajo ishte motra e tij biologjike.

Akoma më çuditshëm, Beauvais, i cili u rrit duke peshkuar, kishte një të dashur kur ishte adoleshent, e cila e çoi në një zonë ku peshkonte edhe motra e tij biologjike. Megjithatë ata nuk e zbuluan kurrë që kishin lidhje.

Etiketa: aksidentalishtfaljekanadashtetiSpitalu kërkonu ngatërruanzyrtarisht

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Aksident i rëndë në Levan, një i vdekur dhe pesë të plagosur

11:47 : 06/08/2025
BOTA

Njohja e shtetit palestinez përplaset me realitetin në terren/ A është vetëm një iluzion politik?

20:32 : 04/08/2025
AKTUALITET

“Gëllçi” në Strasburg/ Avokati: “Adoleshenca“ e Dumanit që ma turpëron shtetin

15:26 : 02/08/2025
AKTUALITET

Gjendje alarmante në Onkologjik: Pacientët luftojnë me sëmundjen dhe kushtet çnjerëzore

11:09 : 02/08/2025
BOTA

Kanadaja u bashkohet Francës dhe Britanisë për njohje të shtetit palestinez

11:03 : 31/07/2025
BOTA

Një moment historik në shtator! Disa vende të perëndimit do të njohin shtetin palestinez

17:22 : 30/07/2025
Para

Horoskopi, e hënë, 25 mars 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj

TË GJITHA

Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër

21:05 : 08/08/2025

“Luftë” për ushqim në Gaza, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

21:00 : 08/08/2025

“Benzi” përmbyset jashtë rruge në Fier, plagosen tre persona

20:52 : 08/08/2025

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com