• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zyrtari i NATO-s viziton Kievin, bën thirrje për mbështetje të fortë

20:36 : 21/03/2024
në BOTA

Shefi i komitetit ushtarak të NATO-s, Rob Bauer, gjatë vizitës në Kiev deklaroi se aleatët e Ukrainës nuk duhet të jenë pesimistë lidhur me aftësinë e shtetit për të zmbrapsur trupat ruse dhe bëri thirrje që paketat e rëndësishme të ndihmës të dërgohet me shpejtësi.

Bauer udhëhoqi vizitën e parë zyrtare në Kiev të një delegacioni ushtarak të NATO-s që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Trupat e Kievit po përballen me mungesë të municioneve dhe të ushtarëve dhe po përballen me forcat ruse në lindje, të cilat po avancojnë.

Ukrainës i duhet edhe më shumë mbështetje. Dhe ju duhet tani. Koha në Ukrainë nuk matet në ditë, javë apo muaj. Matet me jetën e njerëzve. Në shtetet e aleatëve java është javë. Në Ukrainë, një javë është një nënë, baba, fëmijë, mik, i dashur, që humb përgjithmonë”, tha ai në Forumin e Sigurisë së Kievit.

Ai lavdëroi qëndrueshmërinë e Kievit dhe aftësinë për t’u përshtatur shpejt me shumë aspekte të luftimeve moderne. Bauer po ashtu u takua me shefin e ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi, me të cilin bisedoi për situatën aktuale të luftimeve. Syrskyi shkroi në Facebook se gjatë takimit është biseduar për furnizimet me municione dhe për mbrojtjen ajrore. Me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, Baizer bisedoi për mundësinë e trajnimit të ushtarëve ukrainas dhe për bashkëpunimin në mes të industrive të mbrojtjes.

“Përderisa bota mund të ketë qenë tepër optimiste më 2023, ne nuk duhet të bëjmë gabimin e njëjtë dhe të bëhemi tepër pesimistë më 2024”, tha Bauer në Forumin e Sigurisë, duke shprehur besimin në aftësinë e Ukrainës që të ngadhënjejë në fushëbetejë./ REL

Lexo edhe:

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

‘Droni rus hyri në territorin e Rumanisë’, Zelensky: Qëndroi 50 minuta në hapësirën e NATO-s

Etiketa: delegacioni ushtaraknatoruse

Lajme të lidhura

BOTA

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

09:49 : 14/09/2025
BOTA

‘Droni rus hyri në territorin e Rumanisë’, Zelensky: Qëndroi 50 minuta në hapësirën e NATO-s

08:41 : 14/09/2025
AKTUALITET

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025
BOTA

Analiza e DW: Si e mbron NATO veten nga sulmet ruse dhe çfarë masash ka marrë Aleanca?

19:27 : 11/09/2025
BOTA

Rubikoni i Moskës: Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, test për NATO-n

08:42 : 11/09/2025
BOTA

Ministri britanik: Po shqyrtojmë forcimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë, është aleate e NATO-s

16:47 : 10/09/2025
Para

Gjiganti McDonald’s bëhet sponsori kryesor i kampionatit francez!

TË GJITHA

“Të marr peng, të fus në bagazh”, Berisha: Gazetari Edon Kuqi u kërcënua nga djali i tezes së Ballukut

12:48 : 14/09/2025

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

12:43 : 14/09/2025

Asist dhe gol, sulmuesi i harruar nga Sylvinho shkëlqen sërish në Angli (Video)

12:35 : 14/09/2025

Ndërtim pa leje, vjedhje në kishë dhe aksidente, 4 në pranga, 3 nën hetim në Vlorë

12:31 : 14/09/2025

Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre korçarët në Selanik (Emrat)

12:16 : 14/09/2025

Goditet grupi i kriptomonedhave në Fier, 6 në pranga, 2 në kërkim! Zbardhet skema e mashtrimit

12:12 : 14/09/2025

Trump intensifikon retorikën kundër ‘të majtës radikale’ pas vrasjes së Charlie Kirk

12:06 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com