• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tregjet dhe bizneset mbyllin qepenat, deputetët e PD i bashkohen protestuesve

11:16 : 10/04/2018
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Bizneset kane nisur te ulin qepenat per 60 minuta sic edhe kishin premtuar ne shenje proteste kunder qeverise per vendimin per te ulur pragun e deklarimit te TVSH-se nga 5 milione ne 2 milione leke.

Partia Demokratike eshte ne krah të biznesit dhe deputetet demokrate jane shperndare neper bizneset e vogla.

Kreu i demokrateve Lulzim Basha do te jete me biznesmenet e tregut te Medresese gjate protestes.

Ndersa deputetja e PD-se, Jorida Tabaku deklaroi gjate protestes se “Një qeveri që dhunon sipërmarrjen përmes taksave të larta nuk është më një qeveri e shumicës së qytetarëve por e një pakice që përpiqet të imponohet me dhunë. Sot jemi në krahun e atyre që vendosin lirinë e tyre dhe të sipërmarrjes së lirë mbi dhunën arbitrare të një pushteti gati diktatorial. Taksat as nuk kanë qenë dhe as nuk janë gjoba e qeverisë karshi sipërmarrjes sikundër kjo qeveri mendon dhe vepron”.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi takime me përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe më pas mblodhi kryesinë dhe Grupin Parlamentar të PD-së, ku edhe u vendos qëndrimi që PD do të mbaj në këto protesta.

Lexo edhe:

Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të PD-së, bëjnë me dije se deputetët e opozitës do të jenë në mbështetje të biznesit të vogël në protestën që ata do të zhvillojnë sot, duke ulur qepenat për 60 minuta.

Do të jenë disa tregje kryesore në kryeqytet, në të cilat deputetët e PD-së do të mbështesin protestën e biznesit të vogël. Sipas burimeve, deputetët demokratë do të jenë në tregun e Medresesë, tregun Elektrik, tregun Çam dhe në tregun industrial. Biznesmenët e vegjël që tregtojnë mallra në këto tregje kanë rënë dakord që t’i bashkohen protestës, duke ulur qepenat nga ora 11:00 deri në orën 12:00. Ndërkohë, PD pritet të vërë gjatë kësaj jave edhe njëherë në zbatim skenarin e bllokimit të rrugëve.

TAKIMI

Premtimin se biznesi do të ketë mbështetjen e opozitës, Basha ia dha përfaqësuesve të biznesit të vogël në takimin që zhvilloi me ta në mesditë. Sipas Bashës, askush nuk duhet të ketë frikë nga kërcënimet e qeverisë për arrestime.

“Mbështesim thirrjet tuaja. Nuk pret më koha. Fjalët nuk kanë për ta ndryshuar më këtë realitet. Duhet veprim dhe qëndresë. Të enjten, kur qytetarët bllokuan 4 akset rrugore dhe ne ishim dhe do të jemi në krah të tyre, siç do të jemi në krahun tuaj në Tiranë, Fier e Korçë u ulën qepenat dhe unë dua t’i përshëndes e t’i përgëzoj të gjithë ata sipërmarrës të vegjël që ndërmorën këtë akt mosbindjeje qytetare, këtë akt proteste me uljen e qepenave. Ju bëj thirrje t’i bashkoheni aksionit që ndërmerr Shoqata e Biznesit të Vogël dhe Shoqata për Mbrojtjen e Tregut, nga ora 11 deri në orën 12, mbylljen e qepenave në mbarë Shqipërinë. Të ngrihemi të gjithë dhe t’i refuzojmë. Bashkimi i qytetarëve në protestë për të drejtat e shkelura kundër padrejtësisë dhe grabitjes, është i pathyeshëm dhe ne do të jemi në krahun tuaj dhe nuk na frikëson dot Edi Rama me hetuesinë politike. Le të vijnë të më arrestojnë mua të parin. Nuk na arrestojnë dot të gjithëve. Nuk ju arrestojnë dot të gjithëve, mos kini frikë. Ngrihuni! Nuk ka rrugë tjetër. Këto janë tipare të një regjimi, të një bande kriminale që ka një moto. Grabiti shumicës dhe jepi pakicës. Dhe kjo është e dyta e vërtetë e futjes së TVSH-së për biznesin e vogël”, tha Basha.

Kreu i PD-së premtoi se kur demokratët të vijnë në pushtet, do të kenë një plan shumë më miqësor me biznesin e vogël. “Plani ynë parashikon rritjen e nivelit të të ardhurave të biznesit të vogël, që të nxirren jashtë skemës së TVSh-së në 12 milionë lekë të reja, ose 120 milionë lekë të vjetra. Deri në 120 milionë lekë të vjetra në vit, biznesi do të paguajë 0.5 % të xhiros taksë vjetore, me 3 këste dhe me vetëdeklarim. Do të ketë një pullë fiskale, e cila do të demonstrohet në ambientet e jashtme dhe kjo pullë e cila vërteton edhe pagesën me vetëdeklarim të 0.5 % të xhiros, do të jetë njëkohësisht edhe urdhri që çdo inspektor të rrijë larg ambienteve të biznesit të vogël dhe të mesëm. Kjo është platforma jonë për biznesin e vogël. Ne besojmë se në këtë mënyrë do të krijojmë një klimë miqësore për biznesin e vogël”, tha Basha

 

 

Lajme të lidhura

BOTA

Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit

21:02 : 06/07/2025
AKTUALITET

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

20:50 : 06/07/2025
BOTA

Greqi/ Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, dy ish-ministra rrezikojnë të merren të pandehur

20:41 : 06/07/2025
SHOW BIZ

Noizy ndalohet nga policia në aeroportin e Zvicrës, “mister” arsyet

20:24 : 06/07/2025
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

20:14 : 06/07/2025
BOTA

Sa larg mund të shkojë partia e Elon Musk? Plani për ta detyruar Trump të negociojë

20:06 : 06/07/2025
Para

Tabaku në protestë: Taksat, gjoba e kësaj qeverie mbi sipërmarrjen

TË GJITHA

Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit

21:02 : 06/07/2025

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

20:50 : 06/07/2025

Greqi/ Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, dy ish-ministra rrezikojnë të merren të pandehur

20:41 : 06/07/2025

Noizy ndalohet nga policia në aeroportin e Zvicrës, “mister” arsyet

20:24 : 06/07/2025

Aksident me vdekje në Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

20:14 : 06/07/2025

Sa larg mund të shkojë partia e Elon Musk? Plani për ta detyruar Trump të negociojë

20:06 : 06/07/2025

VIDEO/ Në Elbasan, pas plehrave, u venë zjarrin edhe varrezave

19:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com