Sulmi terrorist në Qendrën Botërore të Tregtisë, pra kullat binjake në Nju Jork, më 11 shtator 2001 do të mbahet mend si një nga ditët më tragjike të historisë. Për ngjarjen ka pasur shumë rrëfime, programe dhe dokumentarë, por historia e Cade është rrëqethëse. Kur ishte 4 vjeç, në vitin 2018, ai u tregoi prindërve se kishte humbur jetën në sulmin terrorist.
“Unë vdiqa më 11 shtator 2001 në sulmin terrorist në kullat binjake, kështu që u rilinda,”-tha Cade.
Ai nuk ishte si fëmijët e tjerë! Gjithçka ndodhte para kohe me të. Ai filloi të fliste herët, eci herët. Në moshën 2-vjeçare, ai tregoi inteligjencë të madhe dhe mund të zhvillonte një bisedë të plotë me të rriturit. Në moshën 4-vjeçare, ai filloi të tregonte sesi ndërroi jetë. Papritmas, ai fillonte të qante në mes të natës dhe të fliste se si dikur punonte në një ndërtesë të lartë dhe mund të shihte “Statujën e Lirisë” nga zyra e tij.
“Po më thoshte se kishte ëndërruar se po binte nga një ndërtesë dhe kështu vdiq. Është krejtësisht surreale që një 3-vjeçar të flasë për Nju Jorkun dhe vdekjen,”-kujton ajo.
Ishte nisur drejt Belgjikës, autoritetet boliviane sekuestrojnë mbi 7 ton kokainë të fshehur mes hekurishteve
Në fillim, Cade ishte i tmerruar nga aeroplanët. Për të, ata ishin monstra, por po ashtu nuk i pëlqenin ndërtesat e larta. Duke kaluar pranë njërës prej tyre, ai i frikësuar tha: Më kujton Kullat Binjake dhe sjell shumë kujtime të këqija.
Ai madje u kërkoi prindërve të tij që të ndryshonin emrin e tij.
“Nuk i pëlqente emri Cade. Ai këmbënguli ai nuk ishte emri i tij,”- thanë prindërit.
Molly filloi të kërkonte në internet për çdo gjë që lidhej me 11 shtatorin, duke postuar në forume me shpresën se dikush do të përgjigjej dhe do të ndihmonte për të hedhur dritë mbi të gjithë rastin. Një grua i dërgoi asaj një histori që e la Molly-n pa frymë.
Ishte historia e inxhinerit Robert Pattison, i cili humbi jetën pikërisht në mënyrën sesi e përshkruante i mituri. Versionin e konfirmoi edhe shoku i të ndjerit, i cili insistoi që ta takonte të miturin, tashmë 10-vjeçar. Se çfarë u tha mes tyre nuk dihet, por nga biseda, çdo pretendim i të miturit, u provua.