• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Projektet e Kushner në Shqipëri/ Kongresmenët demokratë ngrenë akuza për korrupsion

12:18 : 17/03/2024
në AKTUALITET, BOTA

Kongresmeni demokrat i Kalifornisë, Robert Garcia, ka akuzuar publikisht Jared Kushner për korrupsion të drejtepërdrejtë menjëherë pas publikimit të lajmeve për projektet turistike të Kushner në Shqipëri dhe Serbi.

Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, i cili ishte një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë në administratën Trump dhe punonte në politikat për Lindjen e Mesme, postoi fotografi të “imazheve të dizajnit të hershëm” për projektet e tij të reja të zhvillimit në Shqipëri dhe Serbi në platformën X të premten. Projektet e propozuara përfshijnë ndërtesa luksoze në brigjet e Shqipërisë dhe në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.

“Ne jemi shumë të emocionuar”, tha Kushner për New York Times të premten. “Ne nuk i kemi finalizuar këto marrëveshje, kështu që ato mund të mos ndodhin, por ne kemi punuar shumë dhe jemi shumë afër.”

Marrëveshjet do të bëheshin përmes firmës së investimeve të Kushner, Affinity Partners, të cilën ai e themeloi pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Firma mori 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF). Megjithatë, kompania e tij i tha gazetës se ende nuk ka përcaktuar nëse për këto projekte do të përdoren fondet saudite.

Kushner i tha Times se ai ka punuar në marrëveshjet e reja me Richard Grenell, i cili shërbeu si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare në kabinetin e Trump nga shkurti 2020 deri në maj 2020. Megjithatë, dhëndri i ish-presidentit ka marrë reagime për marrëveshjet.

Lexo edhe:

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

Kongresmeni Garcia shkroi në X të Premten: “Jared Kushner është kthyer në ndërmjetësimin e marrëveshjeve të mëdha me qeveritë e huaja sipas raporteve të reja sot. Ne kemi ekspozuar tashmë fondin e tij të investimeve prej 2 miliardë dollarësh me sauditët dhe ne po përpiqemi fort për të siguruar që kjo cështje të marrëvëmendjen e merituar. Ky është korrupsion i vërtetë”.

Jared Kushner is back to brokering major deals with foreign governments per new reports today. We’ve already exposed his $2 billion investment fund with the Saudis, and we are pushing hard to ensure this grift gets the attention it demands. This is real corruption. pic.twitter.com/Vz0dQ4pI6o

— Congressman Robert Garcia (@RepRobertGarcia) March 15, 2024

Newsweek kontaktoi me Affinity Partners përmes formularit në internet dhe zyrës së Garcias përmes emailit për koment.

Ndërkohë, Robert Weissman, president i Public Citizen, i cili gjurmonte marrëveshjet e biznesit që i konsideronte si konflikt interesi gjatë presidencës së Trump, i tha Times, “Në këtë pikë të ciklit zgjedhor Jared Kushner duhet të ngrijë çdo plan të ri investimi”.

Ai shtoi: “Ky plan i veçantë investimi duket se përfshin më të keqen e çdo tendence korruptive të administratës Trump dhe familjes Trump”.

Trump është kandidati i supozuar presidencial i GOP për vitin 2024 dhe ka të ngjarë të përballet me Presidentin Joe Biden, presidentin demokrat, përsëri në nëntor.

Kushner qortoi çdo sugjerim se ai po merrte një trajtim të veçantë për shkak të lidhjeve të tij qeveritare, duke thënë për Times, “Askush nuk po më ‘më jep’ marrëveshje”.

Ai tha se marrëveshjet e tij nuk janë në asnjë mënyrë të lidhura me Trump dhe se ai nuk po planifikonte të kthehej në qeveri nëse Trump fiton presidencën në nëntor.

Etiketa: Jared KushnerprojektSazan

Lajme të lidhura

BOTA

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025
AKTUALITET

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

13:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

Nuk është Jared Kushner! Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit

21:02 : 30/09/2025
AKTUALITET

Gjimnazi “Gjergj Kastrioti” në Durrës ende pa projekt, shkolla në Veterrik kthehet në stallë

21:20 : 09/09/2025
AKTUALITET

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

22:52 : 30/07/2025
AKTUALITET

Revista amerikane: Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025
Para

Futbollisti i Partizanit grumbullohet me kombëtaren

TË GJITHA

Relatorja lexon pretendimet e Veliajt: Këshilli i Ministrave shkeli ligjin! Presidenti mori atributet e gjykatës (LIVE)

11:04 : 31/10/2025

PD kërkon shkarkimin e Presidentit Begaj, deputeti rendit 7 shkelje

11:02 : 31/10/2025

Kultivoi drogë në pronë publike, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i dënuar me burg/ EMRI

10:58 : 31/10/2025

Seanca për Erion Veliajn/ Kushtetuesja nuk pranon kërkesën e Presidencës për moskompetencë (LIVE)

10:48 : 31/10/2025

“Do të vras”! Administratori i njësisë në bashkinë e Kukësit përplas me makinë policin/ Emrat

10:45 : 31/10/2025

Belinda Balluku thirret sot në 15:00 në SPAK

10:41 : 31/10/2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

10:31 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com