Trajneri Domenico Tedesco ka bërë të ditur këtë të enjte kombëtaren e Belgjikës për ndeshjet me Anglinë dhe Irlandën, ku mungesa e Kevin de Bruyne ishte ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen.
“Ai ka luajtur me një problem të vogël në ijë në ndeshjet e fundit. Është më mirë t’i japim kohë për t’u rikuperuar mirë te City dhe për ta bërë gati për Euron”,- tha Tedesco për lojtarin 32-vjeçar, i cili në ndeshjen e fundit për Manchester Cityn, kundër Liverpool-it, shprehu pakënaqësinë e tij me Pep Guardiolën, pasi u zëvendësua në minutën e 69-të.
The first list of 2024. pic.twitter.com/xQRZQbmtw5
— Belgian Red Devils (@BelRedDevils) March 14, 2024
Trajneri i Mançester Sitit vendosi ta largonte belgun nga ndeshja, 20 minuta nga fundi, pavarësisht se ai dha asistimin për golin e vetëm të skuadrës.
De Bruyne ka patur disa probleme fizike kohët e fundit, pasi ka qenë jashtë për gati pesë muaj këtë sezon për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Megjithatë, me rastin e kësaj thirrjeje, u njoftua edhe rinovimi i kontratës së trajnerit Domenico Tedesco në krye të Belgjikës deri në vitin 2026, me synimin për Botërorin e atij viti.