• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

73 vite nga masakra e 26 shkurtit 1951 ku u ekzekutuan 22 intelektualë

10:46 : 26/02/2024
në AKTUALITET

Sot bëhen 73 vite nga maskra e 26 shkurtit të vitit 1951, një ndër aktet më mizore të diktaturës komuniste, ku u ekzekutuan 22 intelektualë.

Ekzekutimi u krye nga Sigurimi i Shtetit me vendim të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Preteksti për aksionin ishte një shpërthim në territorin e ambasadës sovjetike më 19 shkurt të vitit 1951, i organizuar nga punonjës të nëndheshëm antikomunistë.

Më 20 shkurt lidershipi komunist u mblodh dhe zhvilloi asamble duke vendosur për marrjen e masave. Prezent gjatë kësaj asambleje ishin Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Bedri Spahiu, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Beqir Balluku dhe Liri Belishova.

Arrestimet u bënë bazuar në listën e përgatitur paraprakisht nga Ministria e Brendshme. Akuza u përgatit dhe u nënshkrua nga prokurori ushtarak Siri Çarçani në datën 25 shkurt 1951, si dhe ishte e njëjtë për të 22 viktimat:

“Këta persona janë pjesë e shërbimit të huaj imperialist të spiunazhit, ata janë bërë pjesë e një organizate terroriste. Ata kanë shpërndarë slogane për një luftë të re nga imperialistët amerikanë dhe britanikë si dhe satelitët e tyre.” – Siri Çarçani, prokuror ushtarak gjatë Shqipërisë komuniste.

Lexo edhe:

VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te garazhi i Elvis Kosovës

Masakra në Gaza/ Aktivistja Greta Thunberg mori pjesë në protestën e organizuar në Tiranë

Listat e të arrestuarve, ishin përgatitur përpara hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike. Përzgjedhjet u bënë nga gjithë trevat shqiptare: intelektualë e qytetarë nga Prizreni, Gjakova, Shkupi, Shkodra, Dibra, Tirana e deri në Delvinë, Gjirokastër e Korçë, në mënyrë që terrori komunist të godiste e të nënshtronte gjithë Shqipërinë.

22 intelektualët u arrestuan dhe u mbajtën në qeli midis datave 20 dhe 22 shkurt 1951, dhe më pas u ekzekutuan më 26 shkurt. Të ekzekutuarit ishin: Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjerin Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorraliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka, Lluka Rashkoviç.

Viktimat e pafajshme, u pushkatuan në mesnatën e 26-27 shkurtit në breg të lumit Erzen, pranë fshatit Mënik dhe u hodhën në një gropë të madhe të përbashkët, të lidhur me njëri-tjetrin me tela me gjemba. Në mesnatë fshatarët e Mënikut dëgjuan krisma të pandërprera pushkësh, ndërsa në të gdhirë panë një skenë të llahtarshme: diku dilte një dorë, diku një këmbë, diku flokë të përgjakur.

Një prej intelektualëve të arrestuar, Jonuz Kaceli u vra një ditë më parë (25 shkurt) nga Mehmet Shehu pasi Kaceli e grushtoi Shehun në fytyrë pas një bisede interroguese të gjatë ku Kaceli akuzohej për tradhti nga Shehu dhe Rasim Dedja.[6] Kaceli u hodh nga dritarja por në fakt tek të tjerët u komunikua se kishte bërë vetëvrasje.

Viktimave akuza nuk iu komunikua kurrë dhe për më tepër gjyqi nuk u zhvillua asnjëherë.

Pas ekzekutimit të tyre, do të kishte vrasje të tjera. Kështu, pas 25 ditëve u varën dy fshatarë të cilësuar kulak, në rrethin e Devollit; në rrethin e Lushnjes u ekzekutuan 9 të tjerë, në Vorë u ekzekutuan dy. Të ekzekutuar pati edhe në rrethe të tjera, ndërsa të dënuarit politikë ishin me qindra.

Ishte hera e parë që Ligji për Agjitacion dhe Propagandë u vu në zbatim dhe figurat me ndikim të aftë për të konsoliduar opozitën ndaj regjimit u eliminuan fizikisht.

Më vonë u zbulua se bomba ishte orkestruar në fakt prej Qazim Laçit dhe Hysen Llullës. Në vitin 1991, të vdekurit u shpallën zyrtarisht të pafajshëm dhe në vitin 2008 u dhanë pas vdekjes Urdhri i Nderit të Kombit.

Etiketa: 26 shkurti 1951ambasada siovjetikeintelektualemasakraSabiha Kasimatishperthimiu ekzekutuan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te garazhi i Elvis Kosovës

15:30 : 24/07/2025
AKTUALITET

Masakra në Gaza/ Aktivistja Greta Thunberg mori pjesë në protestën e organizuar në Tiranë

19:51 : 23/07/2025
BOTA

Masakrat ndaj civilëve në Gaza, 28 vende deklaratë të përbashkët kundër Izraelit

20:24 : 22/07/2025
AKTUALITET

Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Kamerat filmuan autorin, zbardhet dëshmia e pronarit

08:32 : 25/06/2025
BOTA

Masakra në Austri, hetuesit: Autori planifikoi me kujdes sulmin në shkollë

22:03 : 12/06/2025
AKTUALITET

Shpërthimi në burgun e Fushë Krujës/ Dyshohet për tentativë arratisje, bomba ishte artizanale me nitrat

09:49 : 29/05/2025
Para

S'gjeti punë pas diplomimit në Shqipëri, i riu kapet në "shtëpi bari" në Angli/ EMRI

TË GJITHA

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com