• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Sondazhi i Soros, ja si Donald Lu shpalli Edi Ramën “flamurtar të Reformës në Drejtësi”

13:28 : 07/04/2018
në INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, hodhi poshtë gjetjet e grupit investigativ “Judical Watch” se ka bashkëpunuar me fondacionin Soros për të realizuar Reformën në Drejtësi në Shqipëri, e cila do t’i shërbejë kryeministrit Edi Rama.

Ai, nëpërmjet hapësirës së “Zërit të Amerikës”, preferoi t’i kundërvihej me retorikë fakteve konkrete investigimit të realizuar nga JW.

Në fakt, të dhënat e bëra publike nga JW, të kombinuara me zhvillime konkrete në Shqipëri, krijojnë bindjen e plotë se Donald Lu, nëpërmjet Fondacionit Soros, ka dhënë mbështetje të plotë për Edi Ramën, gjatë diskutimeve të Reformës në Drejtësi.

Lexo edhe:

Shënon Harry Kane, Bayern gjen shpejt golin në finalen e Superkupës ndaj Stuttgart

Aksident i rëndë në Qafë Thanë, tre persona të plagosur

Në një prej dokumentave të publikuar nga Judical Watch, ambasada amerikane në Tiranë raporton në Departamentin e Shtetit për një sondazh të kryer nga shoqata IDRA, në Prill 2016, lidhur me perceptimin dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë nga Reforma në Drejtësi. Ky sondazh, sipas të dhënave publike, është realizuar me mbështetjen e Fondacionit “Soros” dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë, drejtuar nga Donald Lu.

Në bazë të këtij sondazhi, të publikuar në kulmin e debateve politike për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, IDRA, e bashkë me të edhe Soros dhe Ambasada Amerikane, kanë nxjerrë Edi Ramën si njeriun më të interesuar për ndryshimet në sistemin e drejtësisë.

Ky sondazh u shfrytëzua nga Edi Rama për të ndërtuar platformën e tij të propagandës, me qëllim realizimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore sipas parashikimeve të ekspertëve të tij. Në fjalorin publik të Edi Ramës në atë kohë, ky sondazh i atashohej Qeverisë Amerikane, i realizuar nëpërmjet Ambasadës në Tiranë. Të vetmen gjë që nuk deklaronte kryeministri në atë ishte fakti që, krahas Ambasadës Amerikane, sondazhi ishte realizuar edhe nga Soros. Kjo e dhënë u dëshmua nga dokumentat e publikuar pak ditë më parë nga Judical Ëatch.

Të dhënat e këtij sondazhi nuk mund të verifikoheshin nga askush në Shqipëri, për faktin se pas tij ishte Ambasada Amerikane.

Sipas sondazhit të IDRA-s, 51% e të anketuarve mendonin se Kryeministri Edi Rama ishte institucioni më i interesuar për realizimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Pas tij renditej Partia Socialiste, e drejtuar po prej Ramës, me 42% të të anketuarve. Qytetarët, sipas këtij sondazhi, i vlerësonin partitë rivale të PS-së, konkretisht PD-në dhe LSI-në, si shumë më pak të interesuara për realizimin e Reformës në Drejtësi. Konkretisht, 33% dhe 30% e të anketuarve të IDRA-s mendonin se PD dhe LSI donin Reformën në Drejtësi.

Pra, treshja Lu-Soros-IDRA e identifikuan Partinë Socialiste si strukturën më të interesuar për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por, nuk përfundon këtu “public relation” në favor të Kryeministrit Edi Rama. Një tjetër pyetje e sondazhit të IDRA-s e nxjerr sërish shefin e maxhorancës si “flamurtar” të reformimit.

IDRA pyet të anketuarit se “për kë është më i rëndësishëm miratimi i Reformës në Drejtësi?”. Pa asnjë surprizë, “të anketuarit” mendojnë sërish se institucioni që e vlerëson më të rëndësishëm Reformën është…kryeministri me 8.8 pikë, ku 1 pikë ishte “aspak i rëndësishëm” dhe 10 pikë ishte “shumë i rëndësishëm”.

Pas Kryeministrit, sërish “anketuesit” e IDRA-s rendisnin Partinë Socialiste, si entiteti që e vlerësonte shumë të rëndësishëm miratimin e Reformës në Drejtësi, me 7.7 pikë. Sërish, shumë më larg qëndronin partitë e tjera, PD (7 pikë) dhe LSI (7.1 pikë), për të cilat, “anketuesit” mendonin se miratimi i Reformës në Drejtësi nuk ishte aq i rëndësishëm, krahasuar me Partinë Socialiste.

Pas publikimit të këtij sondazhi, Ambasadori Lu ashpërsoi gjuhën kundër Partisë Demokratike në opozitë, të cilës i kërkonte që të dëgjonte, sipas tij, zërin e qytetarëve që kërkonin miratimin e Reformës në Drejtësi.

Pra, në analizë të fakteve, ky sondazh i financuar nga Soros, i shërbeu Edi Ramës për të proklamuar mbështetjen e tij nga Ambasada Amerikane dhe për të goditur opozitën. Nga ana tjetër, edhe Donald Lu i përdori të dhënat e sondazhit të Soros, për të goditur opozitën. Përtej këtyre fakteve, ambasadori amerikan në Tiranë pretendon se nuk ka pasur dhe nuk ka bashkëpunim me fondacionin Soros.

Lajme të lidhura

SPORT

Shënon Harry Kane, Bayern gjen shpejt golin në finalen e Superkupës ndaj Stuttgart

21:03 : 16/08/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Qafë Thanë, tre persona të plagosur

21:03 : 16/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në Mirditë, digjet masivi pyjor pranë fshatit “Katund i Vjetër”

20:47 : 16/08/2025
SPORT

Man.City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore 4-0 në transfertë

20:46 : 16/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Takimi në Alaska, pas Putinit reagon Trump: Mund të ketë marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë

20:32 : 16/08/2025
BOTA

Kryeministrja daneze: Izraeli do të ishte më mirë pa Netanyahun në krye

20:28 : 16/08/2025
Para

FOTO/ Pozicionet për të cilat "shkrihen" femrat me stilin Misionari

TË GJITHA

Shënon Harry Kane, Bayern gjen shpejt golin në finalen e Superkupës ndaj Stuttgart

21:03 : 16/08/2025

Aksident i rëndë në Qafë Thanë, tre persona të plagosur

21:03 : 16/08/2025

Zjarr në Mirditë, digjet masivi pyjor pranë fshatit “Katund i Vjetër”

20:47 : 16/08/2025

Man.City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore 4-0 në transfertë

20:46 : 16/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Takimi në Alaska, pas Putinit reagon Trump: Mund të ketë marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë

20:32 : 16/08/2025

Kryeministrja daneze: Izraeli do të ishte më mirë pa Netanyahun në krye

20:28 : 16/08/2025

Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bëhet “i kuq” pas eksperiencës në Turqi

20:12 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com