Ashtu si në çdo protestë tjetër tjetër të opozitës, edhe për atë të ditës së nesërme, janë blinduar dyert e godinës së Kryeministrisë.
Ky vendim është marrë nga frika e ndonjë revolte të mundshme nga ana e protestuesve të cilët mund të tentojnë të hyjnë brenda në Kryeministri, edhe pse disa prej eksponentëve të PD-së kanë deklaruar se protesta do jetë paqësore.
Protesta është planifikuar të nisë në orën 17:30, teksa burime për mediat bëjnë me dije se në terren do të angazhohen rreth 1100 efektivë Policie.