• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“SPAK zhduku provat”/ Alma Kaçi akuza Fiks Fare: Ndoshta Filipi s’ka marrë gjobën nga Safeti

21:40 : 09/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme dënoi me dy vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe me një vit burg Alma Kaçin për akuzën e prostitucionit, në lidhje me video-skandalin e ndodhur në zyrën e socialistit.

Në një intervistë për Syri Tv, Alma Kaçi ka folur sërish rreth pretendimeve të saj, ku këmbëngul se videon e ka realizuar për llogari të emisionit Fiks Fare. Sipas saj, vendimi i GJKKO-së i dhënë për çështjen e saj dhe të Safet Gjiçit, tregoi se drejtësia është politike.

“Pa dyshim asnjërën nga këto të dyja. Përderisa u ndërrua akuza, dihet që po përdoret për politikë. As që bëhet fjalë. Si dhe për të lehtësuar zotërinë në fjalë, sepse ai sipas meje duhej të kishte dy akuza, edhe shpërdorim detyre, edhe korrupsion pasiv. Megjithatë, ia hoqën këtë të korrupsionit pasiv dhe ia lanë shpërdorim detyre si e si për ta lehtësuar. Dalë në konkluzion që mendova se kishte drejtësi, do jenë blerë gjykatat. As që bëhet fjalë sipas mentimit tim. Për mua kjo vepër penale është e patolerueshme. Për të vetmen arsye se e kam theksuar edhe herë tëë tjera, kam punuar në një media investigative që është Fiks Fare. Nuk e di pse më lanë në baltë, por dua të them se këtu nuk ka drejtësi. Po e përdorin për politikë.

Në zyrën e Safet Gjicit përfundova nga emisioni Fiks Fare. Çdo gjë ishte e planifikuar prej tyre. Ka qenë para votimesh, ka qenë një valë e nxehtë, ne morëm disa kryetarë bashkie për blerje votash etj. Ndërkohë te ky pamë gjënë interesante që ky përdorte zyrën e tij për epshet e tij shtazarake. E diskutuam, e analizuam me të stafit, që është kryeredaktorja dhe gazetarja që unë bëjë temat, Antela Nika. Dua të përmend se në disa punë që kemi zhvilluar së bashku, më kanë dhënë tema dhe së fundmi kemi bërë një blerje diplome false në Peqin, që është transmetuar, dhe emrin e personit Bedri Dervishi që ishte sekseri, ajo e ka hequr. Pse nuk merret SPAK më këtë? Antela Nika e ka hequr emrin e këtij personi. Prokuroria e Posaçme i ka të gjitha provat se më ka sekuestruar të gjithë telefonat. Normalisht më kapi papritur dhe nuk më lajmëruan. Për shembull siç bëri me Safetin që kishte ndërruar telefonin dhe nuk i gjetën asnjë gjë normalisht. Ose i gjetën dhe është lojë fjalësh. Pikë së pari kanë gjetur të gjithë mesazhet me Antela Nikën, me Denisa Haxhiajn, me Filip Çakullin, me të gjithë. Me ta komunikoja punët e përditshme që kryenim. Rasti i Safet Gjicit ka qenë një pjesë që po iki në Kukës, diçka e tillë sepse e kishim diskutuar në tavolinë në lokal,” tha Kaçi.

Alma Kaçi tha se mjetet e saj mbeten të sekuestruara. Ajo thotë se aty ka materiale që provojnë blerjen e votave në bashkitë e majta, por Kaçi pretendon se SPAK i ka zhdukur provat.

Lexo edhe:

Nuk vendosnin gjoba edhe pse shikonin shkelje, dërgohen në gjyq 6 policë

Policia Rrugore bën bilancin e javës: Arrestime, bllokime makinash dhe mbi 14 mijë gjoba

“Janë të sekuestruar telefonat. Telefoni i djalit tim. Karta memorie, USB. Një tabletë. Edhe gota me të cilin kam kryer filmimin. Aty ka materiale. Janë bisedat që unë kam bërë në bashkinë e Fierit, në bashkinë e Roskovecit, në bashkinë e Kavajës. Janë të gjitha aty dhe uroj të mos jenë fshirë. Sepse më kanë fshirë disa. Se p.sh karta e memories e filmuar, që mua ma lë në një karburant personi që e shpërndau, nga kamerat e SPAK unë figuroja sikur isha me të meta mendore, e kisha çuar vetë kartën te personi i karburantit dhe pastaj e kisha marrë vetë. Pra janë zhdukur provat. Me pak fjalë mua më kanë zhdukur provat. Me sa më ka thënë avokatja ime, SPAK është ndalur vetëm në rastin e Safetit. SPAK po të bënte punën e vet, mbi të gjitha duhej të hapte vepër penale për emisionin ‘Fiks Fare. Si e mbani një punonjëse në të zezë? Është vepër penale ose me gjobë. Nuk kanë reaguar fare. Kam bisedat të gjitha me koleget e mia aty. ‘Fiks Fare’ si mund të mbaka një prostitutë në punë? Si mund të komunikonte me mua nëse nuk do isha pjesë e atij stafi? Se nuk është vetëm një mesazh ose dy, janë të vazhdueshme, ditë pas dite, data të ndryshme, muaj, periudhë e gjatë kohore,” tha Kaçi.

Ajo kishte një mesazh edhe për gjyqtaren që i dha vendimin.

“Gjyqtares Atalanta Zeqiri që më dha këtë akuzë, ndoshta është një akuzë që të marrin frikë edhe femrat e tjera që kanë regjistrime. Por janë femrat e tjera që e bëjnë këtë gjë, në institucione të larta ose jo,” tha Alma Kaçi.

Ajo iu përgjigj edhe pretendimeve të Safet Gjicit se ai është droguar nga Kaçi dhe Abedin Oruçi përpara se të bëhet videoja skandaloze në zyrën e tij.

“Kjo është gjëja më skandaloze që unë kam dëgjuar. Ndoshta ai person do jetë me probleme mendore, nuk ka mundësi. Sepse të hapësh kameran, që te makina që ndalon dhe të hysh pa asnjë gjë, vetëm me mjetin regjistrues në zyrën e atij, çfarë piu ky? Dhe pse nuk e deklaroi që atë ditë që unë jam i droguar, as kur e arrestoi SPAK, por kujtohet pas tetë muajsh?” tha Alma Kaçi.

Ajo shtoi se SPAK nuk e ka pyetur për kryebashkiakët që kanë blerë vota, të cilët ajo i ka filmuar për punën e saj si gazetare investigative. Më tej, Kaçi akuzon sërish ‘Fiks Fare’ se e kanë braktisur.

‘Më braktisën, të nisesh për një mision të tyre dhe të lënë në rrugë. Plus që më bënë videon virale. Ndoshta Filipi nuk ka marrë gjobën e duhur që i ka dhënë Safetit. Janë shumë gjëra, janë shumë pikëpyetje. Dhe pse nuk janë transmetuar këto filmimet e tjera? Edhe një fëmijë e kupton se pse. Sepse vendosen gjoba” – tha Alma Kaçi.

Ajo akuzon se ka bërë investigime për blerje votash, por ato nuk janë transmetuar nga ‘Fiks Fare’.

“Ishte vala e nxehtë kur ishin votimet dhe për kryebashkiakët e tjerë bëhej fjalë për blerje votash. Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Bashkia e Roskovecit, Bashkia e Fierit, ku ndër të tjera kërkonin se çfarë personash ke në fis, të m’i sjellësh me emra dhe mbiemra dhe u premtonin punë. Të gjitha këto raste janë bërë kundrejt marrjes së votës dhe kundrejt emisionit ‘Fiks Fare’ dhe që nuk janë transmetuar. Për shembull në Bashkinë e Kavajës, ish-kryebashkiaku përmes vëllait të vet, ndante ushqime te komuniteti rom, jepte tollona, edhe lekë ndoshta, por që nuk asistova dot për lekë. Edhe për kryebashkiakët e Fierit dhe Roskovecit është e njëjta skemë,” tha Kaçi.

Sipas saj, ajo paguhej në të zezë nga ‘Fiks Fare’.

“Që këtu është shkelja e ‘Fiks Fare’, që SPAK e dinte shumë mirë që mua më mbanin në të zezë. A është vepër penale që të mbash punonjësit në të zezë? Jo vetëm mua, por të gjithë bashkëpunëtorët e jashtëm, se unë quhesha bashkëpunëtore e jashtme. Kështu që janë devijuar shumë gjëra. Këtu nuk ka shtet, nuk ka drejtësi. Këtu drejtësia funksionon vetëm për Edi Ramën,” shtoi ajo.

E pyetur se sa paguhej, Kaçi tha: “Shumën nuk mund ta them se sa mund të merrja. Por kur materiali transmetohej, unë shkoja të nesërmen në redaksi dhe merrja pagesën time, gjithmonë në të zezë”.

Etiketa: alma kacifiks fareFilip ÇakulligjobaSafet Gjicivideo skandali

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Nuk vendosnin gjoba edhe pse shikonin shkelje, dërgohen në gjyq 6 policë

15:28 : 02/06/2025
AKTUALITET

Policia Rrugore bën bilancin e javës: Arrestime, bllokime makinash dhe mbi 14 mijë gjoba

13:10 : 02/06/2025
AKTUALITET

Radarët e Monitorimit të Trafikut bëjnë kërdinë me gjoba të paligjshme

20:09 : 28/05/2025
AKTUALITET

Rregullorja e re e bankës: Këmbim valutor mbi 1 mln lekë, vetëm nëpërmjet bankave

21:16 : 27/05/2025
AKTUALITET

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”: 14 të arrestuar në orët e fundit, rreth 6.000 gjoba

10:48 : 22/05/2025
AKTUALITET

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

12:56 : 19/05/2025
Para

‘Meta’ rishikon përdorimin e fjalës ‘Zionist’ në mes të luftës Izrael-Hamas

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com