• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e elektricistit të OSHEE, familjarët akuza për manipulim të ngjarjes

13:29 : 07/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Më 31 Janar, Ylli Boba do të humbte jetën në Bulqizë. Policia njoftoi ditën e ngjarjes tragjike se 32-vjeçari ra nga shtylla gjatë punës për riparimin e lidhjeve elektrike pasi punonte si elektricist. Por në një deklaratë, familjarët e tij mohojnë që ngjarja të ketë ndodhur kështu. Ata u shprehën se sipas autopsisë rezulton që shkaku përcaktues i vdekjes ka qenë një goditje elektrike. Ngjarja e rëndë ka bërë që familjarët të krijojnë dyshime në lidhje me procedurat e ndjekura. Ato akuzojnë Inspektoratin e Punës se nuk ka ushtruar kontroll, në lidhje me sigurimin teknik, kushtet e punës  dhe mungesën e mjeteve të punës nga ana e OSHEE.

Për manipulimin e rrethanave të ngjarjes ne nuk dimë gjë. Ne dimë se në atë vend ku ka ndodhur ky aksident, ka ndodhur një aksident tjetër. Edhe punonjësit që kanë qenë në ndihmë me Yllin kanë thënë a me këto mjete do punojë ky djalë këtu? A nuk e dini ju se në këtë vend është bërë një aksident tjetër? Janë bërë me shkallë primitive, pa mjet fare. Çuni nuk është specialist që të punojë në kabinë elektrike. Lajmet e kanë nxjerrë që ai është vrarë në shtyllë. Faktikisht nuk është vrarë në shtyllë elektrike, ka qenë te kabina e tensionit të lartë”, tha një e afërme.

Ato shprehen se 32-vjeçari nuk ishte i specializuar për të bërë ndërhyrje në rrjetin 10 mijë volt të kabinave, por ishte i punësuar si mirëmbajtës. Ai punonte aty prej një viti.

“Ai ka qenë mirëmbajtës aty. Ai vetëm për moszbatim rregullash. Do e kërkojmë drejtësinë deri në pikën e fundit. Edhe nëse jo në rrugë ligjore këta do veprojnë në rrugë tjetër. Vëllai i vet nuk e le mangët. Çuni, vëllai vet, thotë nuk e di çdo bëj. Duke filluar nga më elementarja, nga pajisjet, nuk ka pasur një dorezë, sa ka vënë dorën në mur e ka zënë korrenti. Nuk e kanë ndalë energjinë, tensionin e lartë. E kanë deklaruar që nuk e kemi ndalur fare se nuk ka as urdhër, as procesverbal. Si punohet në një kabinë elektrike me tension 10 mijë volt? Në një kohë ku edhe përgjegjësin e ka kapur korrenti se ata punonin pa asnjë kusht. Më kanë thënë vetë elektricistët atje. E kanë lajmëruar hajde rregullo defektin. Ai që i ka afruar shkallën, i ka thënë përgjegjësit me këto shkallë nuk bëhen punë. Përgjegjësi na ka thënë ne këto kushte kemi pasur”, tha një afërme.

Një tjetër pretendim i familjarëve është transportimi i të ndjerit në spital.

Lexo edhe:

E rëndë/ Ndërron jetë minatori në Klos, punëtorët e tjerë e gjetën pa ndjenja! Dyshimet

Qiramarrësi i lë 40 milionë lekë debi, OSHEE i heq energjinë elektrike

“Është transportuar në këmbë prej vendit të ngjarjes e deri në xhade poshtë. E kanë transportuar njerëzit jo me mjet. Nuk i kanë ardhur në ndihmë fare se na kanë treguar njerëzit që vinin e qanin dhe e kanë transportuar me krah”, tha një familjare tjetër.

Ato presin që ngjarja të hetohet dhe të zbulohet se kush e ka dhënë urdhrin, dhe kush e ka detyruar një punonjës të pa specializuar për të ndërhyrë në tension të lartë.

“Ajo që kërkojmë është që Inspektorati i Punës të hetojë sa i përket nëse ka pasur urdhër pune dhe procesverbal siç rasti e kërkon ku ndërhyrja është bërë në kabinë elektrike me 10 mijë vat, është ulur apo jo tensioni, është punuar në kushtet e një tensioni të lartë aktiv? Tjetra që është po aq e rëndësishme lidhet me transportimin e viktimës në rastin konkret të Yllit. Është bërë sipas procedurës apo jemi në kushtet ku edhe aty kemi pasur shenja jete dhe mënyra si është transportuar, ndihma e parë dhe ndihma e shpejtë a i janë dhënë si duhet? Këto janë shqetësimet që ne si familjarë ndajmë dhe kërkojmë nga organet kompetente t’i japin vëmendjen e duhur për të, sadopak lehtësuar, dhimbjen e familjarëve dhe pse jo për të minimizuar rastet e tjera ku mund të kemi humbje jete për shkak të mosrespektimit të kushteve teknike në punë apo transportimit nga vendngjarjet drejt spitalit”, tha Erjola Lami, avokate, njëkohësisht familjare e të ndjerit.

Etiketa: humb jetenosheeYlli Boba

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë/ Ndërron jetë minatori në Klos, punëtorët e tjerë e gjetën pa ndjenja! Dyshimet

11:41 : 05/10/2025
AKTUALITET

Qiramarrësi i lë 40 milionë lekë debi, OSHEE i heq energjinë elektrike

21:22 : 03/10/2025
AKTUALITET

Ortakja lidh sahatin me ndihmën e policisë dhe OSHEE-së, hoteli në rrezik zjarri

21:11 : 01/10/2025
AKTUALITET

Tragjedi në Malësinë e Kelmendit, 40-vjeçari humb jetën pasi bie në humnerë

16:52 : 18/09/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, 40-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës dhe humb jetën

14:39 : 04/09/2025
AKTUALITET

Vdes tragjikisht 28-vjeçari në Sarandë! Ja çfarë dyshohet

10:29 : 02/09/2025
Para

Abuzoi seksualisht me 3 vajza të mitura, lihet në burg ish-ylli i popit Gary Glitter

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com