“Jeta e Tokës mund të jetë më e rrallë dhe më e çmuar se sa është menduar”, thotë një studim i ri që flet për mungesën kozmike të fosforit.
Fosfori është element jetik për ruajtjen dhe transferimin e energjisë në qeliza dhe është pjesë e boshtit kimik të ADN-së.
Fosfori është krijuar në supernova, yjet masiv që shpërthejnë në fund të jetës së tyre.
Kërkimet e reja tregojnë se supernova nuk ofron kushtet e nevojshme për krijimin e elementit.
Toka mund të jetë jashtëzakonisht me fat sepse ndodhet nga ana e duhur e supernovës.
Studimi i ri thotë se kjo lloj supernove nuk e krijon elementin për formimin e alienëve.