• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KASH: Duhet subvencionim për njësi prodhimi, të fillojë me ullirin, vajin

22:36 : 19/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) kërkon aplikimin e subvencioneve për njësi prodhimi në bujqësi.

Në një dokument dërguar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, KASH sugjeron subvencione për njësi prodhimi sipas cilësisë, fillimisht për ullirin dhe vajin e ullirit, si dhe në blegtori, për qumështin dhe mishin. KASH e vlerëson financimin për njësi prodhimi si një mekanizëm më efikas të subvencionimit të bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit.

Në vitet e fundit, prodhimi në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë është shfaqur në stanjacion. Ekspertët vlerësojnë se kjo ka ardhur si rezultat i shpopullimit të zonave rurale, rritjes së kostove për fermerët, por edhe i politikave të gabuara shtetërore, si ndërprerja e rimbursimit të TVSH-së për prodhimin që tregtarët dhe agropëprunuesit mbledhin nga fermerët vendas. KASH vëren se ky është një problem madhor që ka dëmtuar konkurrueshmërinë e prodhimit vendas dhe ka ndikuar negativisht ecurinë e prodhimit bujqësor dhe blegtoral.

Ndërsa bujqësia ka hyrë prej vitesh në një cikël të rënies së kontributit të vet në ekonominë e vendit, KASH këmbëngul që shpëtimi i këtij sektori kërkon angazhimin e burimeve më të mëdha financiare nga qeveria shqiptare. Sipas përllogaritjeve KASH, buxheti i MBZHR për vitin 2024 duhet të rritet me 90 milionë euro, për t’iu përgjigjur nevojave minimale të mbështetjes së bujqësisë në vend.

Gjithashtu, KASH nënvizon nevojën urgjente për të riaktivizuar programin IPARD si burimi kryesor i financimit të bujqësisë, nëpërmjet një analize kritike të problemeve që çuan në pezullimin e disbursimit të fondeve të Bashkimit Europian.

Lexo edhe:

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën raftin e kuzhinës?

KASH gjithashtu kërkon një sërë ndryshimesh ligjore që do të ndihmonin zhvillimin bujqësor, si amendimin e ligjit “Për shoqëritë e Bashkepunimit Bujqësore”, apo amendimin e ligjit “Për Ullirin dhe cilësinë e vajit të ullirit” dhe nxjerrjen e disa akteve nënligjore për konsolidimin e cilësisë së produktit.

Gjithashtu, KASH kërkon fillimin e punës për hartimin dhe zbatimin e një strategjie rajonale dhe kombëtare të përpunimit të mbetjeve organike në zonat rurale.

KASH gjithashtu ka nënvizuar se shpopullimi i zonave rurale dhe rritja e kostove të prodhimit kërkon një rritje të investimeve për rritjen e nivelit të mekanizmit dhe inovacionit në bujqësi.

Përdorimi dhe mosha mesatare e pjesës më të madhe të traktorëve e kombajnave i kalon 25 vite pune dhe sipas përllogaritjeve të amortizimit, këto mjete duhet të kishin dalë jashtë përdorimit. Nga ana tjetër, edhe parcelizimi tejskajshëm i tokës rrit ndjeshëm kostot e punimeve të mekanizuara.

Një problematikë e ngjashme ekziston edhe për linjat ekzistuese të përpunimit të lëndëve të para blegtorale. KASH vëren se mundësitë e fermerëve për blerjen e mjeteve të reja bujqësore janë të limituara. Shumë mjete që janë në gjendje pune nuk kanë targa dhe janë me borxhe të pashlyera, ndërkohë, qendrat e agroservisit për riparimin e mjeteve bujqësore nga 54 që kanë qenë janë reduktuar tashmë në 13./ MONITOR

Pas

Etiketa: kashsubvencionimvaji i ullirit

Lajme të lidhura

SHENDETI

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025
AKTUALITET

Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën raftin e kuzhinës?

17:24 : 03/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarit i sekuestrohen 828 litra vaj ulliri kontrabandë në Berlin

22:50 : 24/02/2025
AKTUALITET

Çmimi i vajit të ullirit arrin rekord, si ndikon rritja e pagesave për punëtorët

08:25 : 07/11/2024
AKTUALITET

Kontrolli i cilësisë së vajit të ullirit, miratohen kriteret për analizat

22:09 : 15/01/2024
BOTA

Shtohen mashtrimet me vajin e ullirit/ Apeli për qytetarët: Kontrolloni mirë etiketat

11:47 : 15/01/2024
Para

SHBA kundër armëpushimit në Gaza! “Mund të ndihmojë militantët e Hamasit”

TË GJITHA

Autor i tetë vjedhjeve të biçikletave në Durrës, arrestohet 36-vjeçari

10:54 : 29/06/2025

Rindizet konflikti, Rusia kryen sulmin më të madh ajror ndaj Ukrainës që nga nisja e luftës

10:50 : 29/06/2025

UFC/ Ilia Topuria merr titullin kampion në peshën e lehtë, mund Charles Oliveira me “KO”

10:45 : 29/06/2025

Kriza politike në Kosovë, sot seanca e 39 për konstituimin e Kuvendit

10:39 : 29/06/2025

Vodhën biznesin/ Arrestohet 38-vjeçari në Lushnje, një tjetër në kërkim

10:26 : 29/06/2025

Veliaj “sajoi” rrugë te prona e Ajolës/ Gjykata: Shkelje e rëndë, por nuk shohim “konflikt interesi”

10:18 : 29/06/2025

Kreu i IAEA: Irani mund të rifillojë ndërtimin e një bombe bërthamore brenda pak muajsh

10:16 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com