• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gërdeci/ Mediu: S’kam patur njohje me kompanitë, kam zbatuar VKM-të. Demontimi u iniciua nga FA

13:53 : 10/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është prononcuar për mediat pas seancës në GJKKO për dosjen “Gërdeci”, ku këtë të mërkurë ka dëshmuar Ylli Pinari, ish drejtori i “MEICO”, kompanisë shtetërore të shitjes së municioneve.

Pinari tha në gjyq se Forcat e Armatosura nuk i kanë zbatuar si duhet urdhrat e Ministrisë së Mbrojtjes, por urdhri në vetvete kishte shkelje. Referuar kësaj dëshmie, Mediu deklaroi se kjo seancë tregoi që ai nuk ka anashkaluar asnjëherë rolin e Forcave të Armatosura në këtë proces.

Sipas tij, tashmë është e vërtuar që ministri i Mbrojtjes nuk ka patur njohje as me kompaninë shqiptare dhe as me atë amerikane.

“Zoti Pinari ka qenë një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të asaj që ka ndodhur në Gërdec dhe e kërkova këtë në emër të logjikës dhe në emër të drejtësisë. Besoj se në raport me këtë çështje të gjithë kemi detyrimin të themi se cila është e vërteta. Unë jam kursyer për vite me radhë, është hedhur shumë baltë, janë bërë shumë aludime, por sot duket se nuk ka të bëjë me implikime apo interesa të ministrit. Ministri s’ka pas njohje as me kompaninë shqiptare, as atë amerikane, nuk ka shkelur asnjëherë autoritetin e Forcave të Armatosura për t’i shmangur ato nga procesi”.

Sipas Mediut, seanca e sotme gjyqësore tregoi që ai në rolin e Ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar VKM-të, por edhe ligjet e detyrimet ndërkombëtare, ndërsa procesi i demontimit në Gërdec është iniciuar dhe përgatitur nga Shtabi i Përgjithshëm i FA.

Lexo edhe:

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

U akuzua për shpifje, GJKKO pushon çështjen ndaj Flamur Nokës

“Sot në këtë seancë doli që Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri i Mbrojtjes. Ka ardhur e përcaktuar nga kompania dhe ministri i Mbrojtjes as ka pas dijeni dhe as nuk ka qenë ndonjëherë në Gërdec. Sa i përket urdhrit 20/44 është i përgatitur nga strukturat e Shtabit të Përgjithshëm, sektori i armatim municioneve, Drejtoria logjistike, strukturat e shtabit, përcjellë përmes shefit të shtabit dhe drejtorisë juridike te ministri i Mbrojtjes. Çështjet që përmendi zoti Pinari nuk janë çështje të gjykimit të ministrit të Mbrojtjes në aspektin e kalibrave apo të sigurisë. Dua ta bëjë të qartë që VKM përcakton ministrit disa detyra, Mejkos disa detyra dhe FA-së lëvizjen, sigurinë e procesit, trajtimit të produkteve të demontimit dhe po ashtu përcakton që ka nevojë për çmilitarizimin jo vetëm për urdhrin e ministrit dhe udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm. I cili ka munguar. Në FA nuk mund të ketë urdhër ministri që ngarkon Shtabin e Përgjithshëm me detyra dhe të mos ketë një urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, dhe komandave në zbatim, se ndryshe nuk do flisnim për Forca të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes ka zbatuar detyrimet ndërkombëtare, ligjore, interesat e sigurisë së vendit, të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe vendimin e Këshillit të Ministrave me atë detyrë që ka përcaktuar VKM-ja. Urdhri 20/44 siç u çmua dhe sot ka ardhur si procedurë e iniciuar dhe përgatitur e gjitha nga Shtabi i Përgjithshëm.” – ka deklaruar Mediu.

Etiketa: Fatmir Mediuforcat e armatosuragerdeciGJKKOkompaniteNjohjetvkm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

11:18 : 06/10/2025
AKTUALITET

U akuzua për shpifje, GJKKO pushon çështjen ndaj Flamur Nokës

16:13 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj

14:19 : 03/10/2025
AKTUALITET

Dëshmon gruaja e ‘Manecit’, përplaset me Plaurent Dervishajn në GJKKO: Burri jot ishte vrasës me pagesë

13:00 : 03/10/2025
AKTUALITET

Akuzohet se dekonspiroi operacionet e policisë, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

10:06 : 03/10/2025
AKTUALITET

Arbjan Mazniku paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë për dosjen “5D”

09:18 : 02/10/2025
Para
Foto ilustruese

Braktisi djalin në Francë që të kërkonte azil, procedohet shkodrani

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com