• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Miku im Franz

22:07 : 08/01/2024
në SPORT

Nga Alfred Draxler, BILD

Ai ishte perandori. Figura e dritës.

Franz Beckenbauer arriti pasurinë e tij më të madhe në lojë. Dhe do mbahet mend përgjithmonë. Një shprehje e famshme për të thotë: “Kur Franz hidhet nga dritarja, ai fluturon lart”. Por një ditë qielli u hap sipër tij dhe gjithë fatkeqësia ra mbi të. Në fund të fundit, kjo është tragjedia e një jete të madhe! Tragjedia e një njeriu të madh!

Franz Beckenbauer ishte miku im. Në kulmin e karrierës së tij, ne u ulëm në një makinë dhe u nisëm nga hoteli Adlon për në stadiumin Olimpik në Berlin. Ishte finalja e Kupës së Botës 2006.

Jashtë rrugët ishin të mbushura me ngjyrat e flamurit gjerman, fytyrat e fansave ishin të gëzuara. Këndohej me zë të lartë. Ai pa nga dritarja dhe më tha: “Mendoj se nuk kemi bërë punë të keqe”. Jo keq- ky ishte niveli më i lartë i vetëlavdërimit që i kalonte ndonjëherë në buzë.

Lexo edhe:

Bayerni nderon legjendën, stadiumi merr adresën “Franz Beckenbauer Platz, numër 5”

Qeveria e re gjermane “bllokon” propagandën e Ramës: Asnjë anëtar i ri në BE!

Franz Beckenbauer ishte babai i ‘Përrallës së verës’ në vitin 2006

Pas ribashkimit, ‘Përralla e tij verore’ ishte ngjarja më e madhe në historinë gjermane të pasluftës.

Bota njohu një Gjermani të re. Një vend të qetë, të lumtur. Atë që politikanët nuk kishin arritur ta bënin në dekada, e arriti një futbollist nga Mynihu. Franz Beckenbauer, i lindur në një lagje punëtore në Giesing, katër muaj pas përfundimit të luftës. Babai i tij Franz punonte sekretar në postë. Nëna e tij, Antonie, të cilën më vonë e telefononte çdo ditë kudo që ishte në botë, e çoi në stacionin kryesor të trenit, ku erdhën me tren kampionët e botës të vitit 1954.

Në mes të turmës, Franzi i vogël u zotua se do bëhej vetë një futbollist i madh. Ai u bë më i madhi.

Ishte ai që i jepte topit trajektoren perfekte me goditjet e përsosura. Shpesh ishte i vetmi që largohej nga fusha me fanelën e pastër. Disa mendonin se stili i tij i lojës ishte arrogant. Të tjerë gjetën një fjalë më të përshtatshme: madhështor!

Me Franz Beckenbauer, topi mësoi si të bindej!

Në moshën 18-vjeçare, ai fitoi kontratën e parë me FC Bayern, paga bazë ishte 160 marka. Në moshën 19-vjeçare ishte futbollist i kombëtares, në moshën 23-vjeçare ishte kampion i Gjermanisë, në moshën 27-vjeçare ishte kampion i Europës dhe në moshën 29-vjeçare kampion bote. Në moshën 31-vjeçare, kishte fituar Kupën Europiane, që tashmë njihet si Liga e Kampioneve, për të tretën herë radhazi.

Shiriti i kapitenit në pjesën e sipërme të krahut të tij ishte si një tatuazh!

Më pas erdhi kurorëzimi kampion bote si trajner. Në vitin 1990 ishte shefi i ekipit në Itali. Ishte vetëm 44 vjeç. Në atë kohë u shkrep fotoja më e famshme e jetës së tij. Perandori duke ecur i vetëm nëpër fushën e stadiumit Olimpik në Romë me medaljen e artë në qafë.

A mendoi ai në atë moment se në jetë do ketë vërtet vetëm lumturi dhe sukses?

Ai ishte ylli i parë i popit në sportin gjerman dhe u shfaq shpesh në tapetin e kuq, duke u bërë ylli numër 1 i reklamave në Gjermani.

Mijëra herë e kam parë duke u ndalur për të nënshkruar autografë kur të tjerët ecnin përpara. “Nuk duhet të harrosh kurrë se nga ke ardhur,” më tha njëherë.

Me milionin që mori në ndeshjen e lamtumirës në Hamburg në vitin 1982, ai themeloi një fondacion që mbështeti njerëzit në nevojë deri në fund.

Viti i tij fatal ishte viti 2015

Franz e donte futbollin dhe gratë. Që në moshën 18-vjeçare kishte një fëmijë të jashtëligjshëm. Prandaj Federata Gjermane e Futbollit donte ta përjashtonte nga kombëtarja e të rinjve. Më pas u ra dakord që tani e tutje, ai duhej të flinte në një dhomë me trajnerin.

Dhe kur më vonë gjatë martesës së tij u zbulua se ai kishte një fëmijë me një grua tjetër, ai tha në një emision televiziv me një buzëqeshje që e kishte vetëm ai: “Shiko, Zoti është i kënaqur me çdo banor të ri në tokë”. Dhe gjërat dukeshin mirë. Ai u martua me Heidin e tij gjatë “Përrallës verore”. Ata kanë dy fëmijë, Joel dhe Francesca.

Por viti fatal i perandorit ishte 2015.

Në korrik, djali i tij Stephen, më i madhi nga martesa e tij e parë, vdiq nga një tumor në tru. Ai ishte vetëm 46 vjeç. Babai i tij qëndroi me të deri në fund. Në varrim e pashë duke ecur me kokën lart dhe mendueshëm. A po mendonte për kuptimin e jetës atëherë?

‘Kaiseri’ u tërhoq nga sytë e publikut

Më vonë ai tha: “Vdekja e Stephen ishte humbja më e madhe në jetën time. Unë kurrë nuk i kisha njohur problemet më parë”.

Në tetor të vitit 2015, Spiegel doli me titullin: “Përralla e shkatërruar e verës”. Bëhej fjalë për shpërdorimin e 10 milionë frangave zvicerane. Edhe pse deri sot nuk është provuar asgjë, as fondet e errëta dhe as blerja e votave për Kupën e Botës, Beckenbauer u mbulua me dyshime dhe gjysmë të vërteta gjatë viteve në vazhdim.

Një legjendë duhej të shkatërrohej.

Një operacion i vështirë në zemër në vitin 2017

Ai vuajti më shumë nga sa e kuptonte publiku. Thonë se kur sëmuret shpirti, trupi nis e bërtet. Në vjeshtën e vitit 2017, Beckenbauer iu nënshtrua një operacioni serioz në zemër. Vitin tjetër përsëri. Ai pati një atak në sy dhe nuk shihte më me syrin e djathtë. Më vonë iu vendos një legen artificial dhe së fundmi u tërhoq gjithnjë e më shumë nga publiku.

A besonte në jetën pas vdekjes Franz Beckenbauer, i cili ishte deri në fund pjesë e kishës katolike? Pak para ditëlindjes së tij të 75-të, ai u tha gazetarëve të BILD: “Ne kemi një shpirt. Ai vjen nga diku. Dhe besoj se do të kthehet atje në një moment. Nuk e di se kur do jetë ai moment”.

Dhe tregoi se lutet përditë: “Jam falenderues për jetën e bukur që më lejuan të bëja. Është e nevojshme që thuash faleminderit çdo ditë”.

Sot ne themi: Faleminderit Franz! Faleminderit për gjithçka ke bërë për këtë vend!

/BILD

Etiketa: BildFranz Beckenbauer

Lajme të lidhura

SPORT

Bayerni nderon legjendën, stadiumi merr adresën “Franz Beckenbauer Platz, numër 5”

19:21 : 01/05/2025
AKTUALITET

Qeveria e re gjermane “bllokon” propagandën e Ramës: Asnjë anëtar i ri në BE!

09:51 : 11/04/2025
SPORT

Gafë e “Bild” para sfidës Bayern Munich-Inter! “Fenomeni Inzaghi”, por fotoja është e Pippos!

16:31 : 08/04/2025
SPORT

Nderohet Franz Beckenbauer, Superkupa e Gjermanisë do të mbajë emrin e legjendës

22:36 : 11/12/2024
BOTA

‘F*ck you!’ Një mesazh për ekspertët e sondazheve

13:44 : 06/11/2024
Euro 2024

“Çfarë justifikimi ke?” Bild masakron Taylor, dikur Mourinho e quante: Një turp

15:39 : 06/07/2024
Para

Minutat e fundit të Bedrie Lokës, çfarë tha para se të ndërronte jetë

TË GJITHA

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës

17:09 : 07/06/2025

U la jashtë nga Silvinjo, Berisha motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë!

17:07 : 07/06/2025

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025

“Shqipëri etnike”/ Pak orë para sfidës, tifozët ndezin atmosferën në kryeqytet (Foto-Video)

16:43 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com