Pas letrës ku ia bënte të qartë se e mbështeste, por se duhej të largohej nga Buci, partneri i Santianës hyri në Big Brother VIP Kosova për ta takuar nga afër.
Megjithatë, partneri i Santianës vendosi të ruante privatësinë e tij duke mos u shfaqur me fytyrë. Takimi ndodhi në dhomën e sekreteve, ku publiku mundi t’i dëgjonte dhe të shikonte vetëm hijet e tyre. Ata ndanë puthje e përqafime me njëri-tjetrin dhe një bisedë të shkurtër.
Ai i dha Santianës një mesazh të qartë, që të distancohej nga Buci dhe të luante vetëm.
“Mos u jep kohë njerëzve të pavlerë, vazhdo lojën tënde! Ne të njohim shumë mirë. Fokusohu vetëm tek mendimi i publikut, jo tek njerëzit aty brenda.”
Mbetet për t’u parë nëse Santiana do ta marrë parasysh dëshirën e partnerit të saj, pasi herën e kaluar nuk mundi të qëndronte larg Bucit.