Policia e Tiranës ka proceduar 8 persona, të cilët po kërkojnë lirimin e të afërmëve të tyre të arrestuar në Kukës për protestën në Rrugën e Kombit.
23 persona nga Kukësi ndodhen të dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës të akuzuar për vandalizëm. Familjarët e tyre, që nga dita e djeshme dhe sot kanë brohoritur para Drejtorisë së Policisë të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.