• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë e shkaktoi zjarrin në pallatin 12 katësh në Lushnjë, evakuohen të gjithë banorët

19:12 : 25/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Që prej orës 14:40, Lushnja ndodhet në kaos dhe qytetarët e saj në panik. Pallati 12 katësh ku ndodhet dhe qendra tregtare “Metropol” është përfshirë nga zjarri, i cili vazhdon të jetë ende aktiv. Në tre katet e para të pallatit ndodhen dyqane dhe në katet e tjera apartamente.

Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndije elektrike prej kondicionerit në një dyqan këpucësh në katin e tretë të qendrës tregtare dhe më pas zjarri është përhapur në gjithë qendrën, ndërsa tymi ka përfshirë të gjithë pallatin 12-katësh. Një lokal i cili ndodhej në katin e tretë të këtij pallati 12-katësh ka qenë i gjithi prej druri, çka dyshohet se ka përhapur edhe më shumë dhe më shpejt zjarrin në gjithë qendrën.

Deri në këto momente kanë përfunduar 39 qytetarë dhe tre zjarrfikës në spital me probleme me frymëmarrjen, ku mes të asfiksuarve ka edhe fëmijë.

“Sapo kemi vizituar të gjithë qytetarët që iu drejtuan spitalit në Lushnje. Janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën falë një pune të ekipit të mjekëve. Çdo gjë është nën kontroll, gjendja paraqitet e qetë, qytetarët kanë marrë mjekimet e nevojshme dhe për momentin nuk kanë asnjë shqetësim. Përpara se të vija në spital kam qenë edhe pranë qendrës tregtare. Situata është nën kontroll. Janë evakuuar të gjithë banorët dhe janë forcat e RENEA-s që po kontrollojnë kat më kat. Nga informacionet që kam, të gjithë janë të evakuuar dhe policia e zjarrfikëset janë aty për të vënë situatën nën kontroll.”, tha ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije se fëmijët e asfiksuar janë të moshës dy nga 14 vjeç dhe një tre vjeç.

Lexo edhe:

Ndezi zjarr në një zonë të mbrojtur në Shkopet, në hetim 72-vjeçari

Përhapet zjarri në Sevaster të Vlorës, flakët afrohen pranë banesave

“Janë krehur 3 godina, për të parë nëse ka ende banorë. Shërbimet e urgjencës janë këtu. Nuk besoj se do ketë pasoja për pacientët në spital. Dy fëmijë ishin 14 vjeç, njëri 7 vjeç. Nuk ka kode të vështira. Janë kontrolluar 3 godinat, po hapet çdo derë për të parë nëse ka persona të tjerë të bllokuar. Por deri tani nuk rezulton asnjë person i bllokuar si në qendrën tregtare si në godinat përreth.” – tha ai.

Nga qendra tregtare janë evakuuar të gjithë personat, ndërsa Forcat RENEA kanë shkuar në çdo apartament për të parë nëse mund të kishte persona të bllokuar. Disa prej banorëve janë munduar të dalin nga dritaret apo ballkonet. Në ndihmë të zjarrfikësve është dërguar edhe një vinç që ka bërë të mundur nxjerrjen e qytetarëve nga banesa pasi zjarrfikësja nuk kishte autoshkallë.

Duke folur për situatën, ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se rreziku nuk ka kaluar ende pasi ende ka vatra të vogla zjarri në godinë. Ai shtoi se problem mbetet temperatura e godinës ku po punohet për shkak të zjarrit që përfshiu katin e tretë.

“Falë ndërhyrjes dhe koordinimit të mirë mes forcave zjarrfikëse, Shqiponja dhe RENEA të cilat për shkak të profesionalizmit arritën të ndërhyjnë në kohë në banesa për të cilat u informuam që nuk ka banorë por pas hyrjes me forcë djemtë e RENEA-s gjetën njerëz në këto banesa. Ato tani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalin e Lushnjës. Rreziku nuk ka përfunduar sepse në momentin që flasim ka ende disa vatra më të vogla të ndërtesës.  Problem mbetet temperatura e godinës ku po punohet është shumë e lartë për shkak të zjarrit që ka qene në katin  e tretë”- tha Balla ndër të tjera.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Lushnjës, kanë shkuar dhe zjarrfikës nga Fieri dhe Tirana, si dhe efektivët e forcave policore RENA. Nga godina është konfirmuar se janë evakkuar të gjithë banorët.

Etiketa: LushnjeMetropolqendra tregtarezjarr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndezi zjarr në një zonë të mbrojtur në Shkopet, në hetim 72-vjeçari

14:32 : 26/07/2025
AKTUALITET

Përhapet zjarri në Sevaster të Vlorës, flakët afrohen pranë banesave

10:41 : 26/07/2025
AKTUALITET

Flakët përfshijnë Rubikun, zjarri në Molung jashtë kontrollit

20:53 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zjarr në Ibë të Tiranës, flakët përfshijnë një objekt

19:08 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Delvinë/ Pësoi djegie në trup, niset drejt Traumës shefi i Komisariatit të Delvinës

18:28 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Delvinë del nga kontrolli, digjen 11 shtëpi dhe një kishë! 5 persona të lënduar

17:59 : 25/07/2025
Para

Gazeta gjermane: Barcelona rrezikon përjashtimin nga Champions League

TË GJITHA

Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve

14:59 : 26/07/2025

Probleme te Vllaznia, dy sulmues rrezikojnë ndeshjen e kthimit në Europë

14:58 : 26/07/2025

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

14:45 : 26/07/2025

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

14:38 : 26/07/2025

Zjarri në malin e Shpiragut, rrezikohen disa fshatra! Banorët: Jemi të frikësuar për shtëpitë!

14:37 : 26/07/2025

Ndezi zjarr në një zonë të mbrojtur në Shkopet, në hetim 72-vjeçari

14:32 : 26/07/2025

Lista e Lacios, Sarri mund të sakrifikojë Hysajn

14:17 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com