• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Putini: Rusia nuk ka plane ta sulmojë NATO-n

22:04 : 17/12/2023
në BOTA

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i hodhi poshtë si të pakuptimta komentet e Presidentit Joe Biden se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s nëse do të fitonte luftën në Ukrainë. Shefi i Kremlinit tha se Rusia nuk kishte asnjë interes për të luftuar me aleancën ushtarake perëndimore.

Agresioni rus në Ukrainë ka shkaktuar krizën më të thellë në marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin që nga kriza e vendosjes së raketave ruse në Kubë në vitin 1962. Presidenti Biden paralajmëroi vitin e kaluar se një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë do të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore.

Gjatë një fjalimi në fillim të këtij muaji, drejtuar republikanëve për të mos e bllokuar ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën, Presidenti Biden paralajmëroi se nëse Rusia do ta mposhte Ukrainën, atëherë udhëheqësi rus, nuk do të ndalej, por do të sulmonte një vend të NATO-s.

“Është absurditet i plotë dhe unë mendoj se Presidenti Biden e kupton këtë”, tha zoti Putin në një intervistë të botuar të dielën nga televizioni shtetëror Rossiya, duke shtuar se zoti Biden dukej se po përpiqej të justifikonte “politikën e tij të gabuar” ndaj Rusisë.

“Rusia nuk ka asnjë arsye, asnjë interes – asnjë interes gjeopolitik, as ekonomik, politik apo ushtarak – për të luftuar me vendet e NATO-s”, tha Presidenti Putin.

Lexo edhe:

Trump njofton se do të takohet me Putinin më 15 gusht në Alaska

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

Aleanca e NATO-s, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, u themelua në vitin 1949 për të ofruar siguri kundër Bashkimit Sovjetik. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, aleanca perëndimore u zgjerua duke përfshirë disa vende që kanë qenë nën sferën sovjetike dhe anëtare të Traktatit të Varshavës.

Udhëheqësi rus e ka cilësuar vazhdimisht zgjerimin e NATO-s pas Luftës së Ftohtë si dëshmi të qëndrimit arrogant të Perëndimit lidhur me shqetësimet ruse për sigurinë.

Në bazë të nenit 5 të traktatit të NATO-s “një sulm i armatosur kundër një ose më shumë vendeve në Evropë ose Amerikën e Veriut, konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve”.

Presidenti Putin tha se anëtarësimi i Finlandës në NATO në prill do ta detyrojë Moskën që të “përqendrojë disa njësi ushtarake” në Rusinë veriore pranë kufirit me Finlandën./ VOA

Etiketa: natoPresidenti BidenPutin

Lajme të lidhura

BOTA

Trump njofton se do të takohet me Putinin më 15 gusht në Alaska

08:12 : 09/08/2025
BOTA

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025
BOTA

Analiza: Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

19:34 : 08/08/2025
BOTA

Takimi historik Trump-Putin mund të zhvillohet javën e ardhshme në Romë

16:27 : 08/08/2025
AKTUALITET

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025
BOTA

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë (Pikëtakimi: Emiratet e Bashkuara Arabe?)

21:57 : 07/08/2025
Para

Partia e Vuçiç shpall fitoren, Brnabiç: Marrim mbi 125 vende parlamentare

TË GJITHA

U largua nga Cittadella pas 5 sezonesh, Elhan Kastrati firmos me klubin gjerman

09:55 : 09/08/2025

Komisarë të djegur/ Më mirë një mik, se një gradë në Polici!

09:54 : 09/08/2025

Real Madrid rinovon me sulmuesin deri në vitin 2030

09:38 : 09/08/2025

Qeveria i fik sinjalin News24/ Maliqi: Çmenduri! Po kthehemi në diktaturë, duhet reagim urgjent

09:37 : 09/08/2025

“Kushte të tmerrshme”/ Avokatët e Pecorellit letër ministrit italian: Në Shqipëri po i shkelen të drejtat

09:25 : 09/08/2025

Analiza e CNN: Ja cilat janë pesë skenarët se si mund të përfundojë lu*ta Rusi-Ukrainë

09:17 : 09/08/2025

Broja flet pas firmës 5-vjeçare me Burnley: Mezi pres të shënoj gola dhe t’i entuziazmoj tifozët

09:09 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com