• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza e DW: Zgjim i hidhur për BE-në, trendi i populizmit në rritje

08:59 : 27/11/2023
në BOTA

Fitorja e populistit të djathtë, Geert Wilders ka shkaktuar valë shokuese në të gjithë Europën, duke hedhur hije në zgjedhjet europiane të vitit të ardhshëm.

A mundet që partitë euroskeptike dhe populiste të djathta të bëhen edhe më të fuqishme në Parlamentin e ardhshëm Europian? Për politikanët europianë në Bruksel fitorja javën e kaluar e populistit të djathtë në Holandë, Geert Wilders është një zile alarmi. Me shqetësim për pasojat e zgjedhjes së populistit holandez, Wilders në zgjedhjet europiane vitin e ardhshëm u shpreh politikanja liberale gjermane, FDP dhe kryetarja e komisionit të Bundestagut për mbrojtjen, Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

Ajo e quan “GeertWilders një rrezik serioz për Europën e hapur ndaj botës, që na bën të qartë, se zgjedhjet europiane rrezikojnë të kthehen në zgjedhje proteste të zgjedhësve të skajshëm, por edhe se tema e migracionit të pakontrolluar njerëzit me drejtë i preokupon.” Sipas Zimmermann të gjithë demokratët duhet të bashkohen ta zgjidhin këtë problem “së bashku dhe shpejt”, me qëllim që të mos ketë rritje të atyre partive të vogla që duan të hyjne në BE për ta shkatërruar atë nga brenda.

Kreu i grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, Manfred Weber është shprehur, se kush do të luftojë radikalët dhe ekstremistët duhet të dëgjojë njerëzit, t’i marrë seriozisht dhe të zgjidhë problemet e tyre. Sipas Weber “nëse shtetet e BE nuk e vënë nën kontroll krizën e migracionit, do të rriten Wilders dhe të tjerë si ai.” Ai kritikoi deklaratat e holandezit Frans Timmermass, zëvendëspresident i KE, që u shpreh i tronditur pas fitores së Wilders. Sipas Weber, kush fyen votueset e votuesit si antidemokratë, siç e bën Frans Timmermans ai thellon përçarjen në shoqëri.

Hartleb: Populistët e djathtë në trend europian

Lexo edhe:

Integrimi/ Bushati krahason Shqipërinë me Malin e Zi: Raportet tregojnë diferencë të madhe

Paketa e re për migrantët në BE, rikthehet në tryezë modeli Itali-Shqipëri

Për Florian Hartleb, drejtor i Institutit Studimor Europian për Luftimin e Terrorizmit dhe Konflikteve në Vjenë, EICTP nuk është gjë e re që zgjedhjet europiane janë zgjedhje proteste, çështja që shtrohet është nëse është e mundur të fillojnë kundër-projekte ndaj populizmit të djathtë. Kemi nevojë për një Europë të fortë në kohët e tronditjeve të mëdha të rendit botëror. Këtu ka shumë mundësi veprimi për politikanët e partive të tjera të ngrenë zërin. Sipas Hartleb “është një trend europian, sepse tema vendimtare dhe kjo duhet të na shqetësojë është politika e pazgjidhur e migracionit…kjo është një zile alarmi për ne,  tema e migracionit, duhet të zgjidhet” u shpreh ai për radion gjermane, ndr.

Zëvendëspresidetja e Parlamentit Europian, dhe kandidatja e emëruar e SPD-së, Katarina Barley e shikon si pikë shqetësuese normalizimin e fenomenit të nacionalistëve të djathtë në Europë. “Ne duhet të mësojmë, se politika që nxitet nga urrejtja dhe përjashtimi nuk duhet normalizuar asnjëherë”, tha Barley për Rheinische Post.

Brohorima tek populistët

Partitë e djathta populiste në Europë që e uruan menjëherë Wilders janë në eufori aktualisht. Në kongresin e partisë populiste të djathtë gjermane, AfD në Magdeburg u tha qartë se “askush nuk mund të na anashkalojë më ne në Parlamentin Europian”. Në Gjermani kjo parti shënon prej javësh rritje të ndjeshme në sondazhe. Edhe në Suedi e Finlandë partitë populiste të djathta janë partnerë koalicioni në qeverisje me kristiandemokratët. Në Itali madje në krye të qeverisë është një Giorgia Meloni nga një parti postfashiste, Frattelli d’Italia.

Hovi i partive populiste të djathta ka qenë në qendër të debateve mediatike gjatë javës së kaluar. Me shqetësim në një analizë të gazetës spanjolle “El Pais” të premten vërehet se pasojat e fitores së Wilders do të ndjehen vitin e ardhshëm. “Europa po rrëshqet drejt ekstremizmit të djathtë., Tek shumë qeveri që ndërkohë drejtohen ose bashkëdrejtohen nga parti që në fokus kanë frikën, intolerancën, aversionin ndaj të huajve, si në Suedi Finlandë, Republikën Çeke, Sllovaki, Hungari, Itali shtohet tani edhe fitorja e partisë së Lirisë….Kreu i saj Geer Wilders është antieuropian dhe sovranist, një armik i migracionit dhe islamit dhe mohues i ndryshimit të klimës. Pra mishërimi i ideologjisë ekstreme të djathtë në Europë. …Rritja e ultra të djathtëve në Europë do të ketë pa asnjë dyshim ndikim në zgjedhjet europiane në qershor”, analizon “El Pais”./DW

Etiketa: Bashkimi EuropianeuroskeptikëtParlamenti Europianpopulizmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Integrimi/ Bushati krahason Shqipërinë me Malin e Zi: Raportet tregojnë diferencë të madhe

22:14 : 25/05/2026
AKTUALITET

Paketa e re për migrantët në BE, rikthehet në tryezë modeli Itali-Shqipëri

18:23 : 22/05/2026
AKTUALITET

Tabaku për raportin e Parlamentit Europian: Shqipëria është në udhëkryq

16:07 : 05/05/2026
AKTUALITET

PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivele të larta shqetësim serioz!

12:48 : 05/05/2026
BOTA

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

17:40 : 12/03/2026
AKTUALITET

Draft-raporti i PE për Shqipërinë: Gjyqësori dhe korrupsioni sfidë kryesore! Pengesë për integrimin

10:58 : 19/02/2026
Para

“14-vjeçarja denoncoi babain”, psikologia: Dhunonte prej kohësh të ëmën

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom