Është një nga personazhet më të dashura të ekranit e cila është shpesh në qendër të vëmendjes sa i përket jetës profesionale por edhe asaj personale.
Këtë herë moderatorja dhe këngëtarja Orinda Huta në rrëfen 5 datat më të rëndësishme të jetës së saj në emisionin 5 e 5 me Anita Ahmetin në televizionin T7. Këto janë datat më të rëndësishme të Orindës (min 2:03).
Shtator 2002
Ishte momenti kur unë fillova të merrsha më shumë me muzikë. Kalova nga festivalet e fëmijëve në festivalet për të rritur siç ishte “Kënga Magjike”, me një super këngë siç ishte “Tani e di” të cilën nuk e prisja kurrsesi të bëhej aq e dashur për publikun. Sot pas 15 vjetëve vazhdon edhe është e dashur rikthehet herë pas here dhe e shikoj të kënduar nga njerëzit nëpër eventet më të rëndësishme të jetës. Ai ishte momenti ku mua mu hapën dyert me pjesën e artit, me televizionin kështu që është një nga datat më të rëndësishme në jetës time padiskutim.
9 Mars 2007
Ishte atëhere kur marrëdhënia ime me Turjanin filloi dhe nuk u prit tqë të ishte një marrëdhënie aq e bukur dhe të vazhdonte e të finalizohej me dasmën tonë.
22 Gusht 2007
Ishte vit i mbarë ai pasi në 22 gusht të atij viti lindi dhe mbesa ime e parë Greis, që unë e kam pikë të dobët çështë e vërteta. Edhe pse vitet kanë kaluar dhe unë kam shumë nipër dhe mbesa të tjerë prapë me Greis kam një lloj…ndoshta ngaqë është fëmija i parë edhe pse e kam lënë pas dore pasi sa herë vjen një fëmijë i ri në familje unë i përkushtohem atij më të voglit prapë Greis është Greis.Unë e dua shuëm atë dhe datën 22 gusht të 2007.
3 shtator 2007
Gjithashtu ëhtë një datë e rëndësishme pasi ëshyë lindja e Virvit nipit janë afër me njëri-tjetrin dhe prandaj them që 2007 ishte fantastike për mua.
Tetor 2012
Fillimi i bashkëjetesës, ishte një etapë e re në jetën tonë. Në tetor të 2012 nisi bashkëjetesa jonë me sprova të vërteta. Ishte periudhë e vështirë padiskutim edhe pse në kishim 5 vite me njëri-tjetrin, por na solli këtu ku jemi sot.
27 korrik 2017
Kjo është padyshim një datë shumë shumë e rëndësishme për familjen tonë, dasma me Turjanin.
Bottom of Form