• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DETAJET/ Vëllezërit Nela i donte të vdekur Ismail Zeneli, pasi i vranë të vëllain në sy të tij

22:20 : 22/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Është zbardhur dosja e plotë hetimore për grupin e narkotrafikut nga Amerika Latine në drejtim të Evropës, goditur së fundmi nga SPAK, ku në pranga ranë disa persona, mes tyre zyrtarë dhe ish zyrtarë policie.

Grupi i strukturuar kriminal nuk kujdesej vetëm për trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe të lante disa hesape të vjetra. Ky ishte rasti me vëllezërit Nela, për të cilët Ismail Zeneli, besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain  me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.

Dhe që shumë vite më pas, Ismail Zeneli mendonte se kishte ardhur koha të hakmerrej. Dhe të porosiste vrasjen e tyre.

Episodi në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Edmond dhe Albert Nela: Më datë 18 Maj 2013, rezulton se në rrugën ‘Church Road’ në qytetin e Kentit në Angli, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Xhem Krasniqi me kombësi shqiptare. I cili ka mbetur i plagosur në pjesën e barkut dhe disa ditë më pas ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Në momentin që u qëllua me armë zjarri, Xhem Krasniqi ishte i shoqëruar nga nipi i tij, shtetasi Kelmend Murataj dhe vëllai i tij, shtetasi Ismail Zeneli.

Lexo edhe:

Do vriste vëllezërit Nela për hakmarrje, GJKKO lë në burg Ismail Zenelin

Ekstradohet nga Spanja/ Kush është “Dajloki”, nga miqësia me Ervin Matën dhe Breçanin deri tek grupi kriminal

Autorë të dyshuar për këtë ngjarje kanë qenë shtetasi shqiptar Edmond Nela, i cili pas një gjykimi në Mbretërinë e Bashkuar, u shpall i pafajshëm, si dhe në momentet e para u kërkua nga policia e Sussex edhe vëllai i tij.  Në vitin 2020, shtetasi Ismail Zeneli alias Luan Sadria, ka komunikuar me shtetasin Bujar Ajeti alias Bujar Gërmizi. Nga bisedat dyshohet se Ismail Zeneli ka qenë i interesuar në gjetjen dhe vrasjen e vëllezërve Albert dhe Edmond Nela, me qëllim hakmarrjen për vrasjen e vëllait të tij Xhem Krasniqi alias Guximtar Sadria dhe për realizimin e qëllimit kriminal ka kontaktuar shtetasin Bujar Ajetin.  Shtetasi Ismail Zeneli ka kryer disa takime me shtetasin Bujar Ajeti në Shqipëri dhe gjithashtu ka kryer disa veprime me qëllim identifikimin e banesës së vëllezërve Nela.

Ky është edhe momenti kur në lojë për sigurimin e informacioneve për vëllezërit Nela futet edhe Dedan Gjoni. Deri para arrestimit, shef i krimeve në komisaratin nr 6 në Tiranë.

“Bujar Gërmizi, ka krijuar nëpërmjet përdoruesit JTD0FN, kontakt me punonjësin e policisë Dedan Gjoni, identifikuar si përdorues i Sky EÇ DM16CF, me të cilin ka vënë kontakt dhe nëpërmjet tij ka arritur të gjejë adresa dhe automjete nga sistemit e Policisë së Shtetit për vëllezërit Albert dhe Edmond Nela. Ismail Zeneli i dërgon Bujar Gërmizit disa foto të sistemeve që përdorim agjencitë ligjzbatuese, konkretisht dy fotografi personash të ngjashme me fotografitë që paraqiten në sistemin TIMS, si dhe disa fotografi të rubrikës së hyrje-daljeve të sistemit TIMS për poseduesin e dokumentit të udhëtimit 50 7415890- GB dhe 524910311-GB po ashtu dërgon një fotografi të sistemit E-Gjoba ku evidentohet targa AA892IA dhe pronari i mjetit, Albert Beqir Nela”, thuhet në dosje.

Teksa dërgon këto fotografi, HFNERI në orën 08:15, shtetasi Ismail Zeneli i shkruan që: I pasna patur aty…. Moter…. Edhe nga Luton… Me avion….Noshta a në Kosovo….O ka dal anej e ka hy ne këmb…Dhelpra jan…Jan shumë tinzak…’.  Atij të voglit me ja hup b… o mik, njanit, cilit të vije. Ky i vogli a kupton, është bash ai kryesori, tash të shofim…..

Por Ismail Zeneli nuk e le me kaq. Edhe pse vëllezërit Nela shfaqen shumë rrallë në Shqipëri dhe qëndrojnë këtu në intervale të shkurtra kohore.  Ai ndërkohë interesohet te Besmir Murtati në Britaninë e Madhe, mos u gjej adresën vëllezërve./News24

Etiketa: Albert NelaBujar AjetiBujar GërmiziEdmond NelaGuximtar SadriaIsmail ZeneliXhem Krasniqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Do vriste vëllezërit Nela për hakmarrje, GJKKO lë në burg Ismail Zenelin

14:50 : 24/08/2024
AKTUALITET

Ekstradohet nga Spanja/ Kush është “Dajloki”, nga miqësia me Ervin Matën dhe Breçanin deri tek grupi kriminal

09:39 : 23/08/2024
AKTUALITET

Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli, pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Breçani

09:05 : 23/08/2024
AKTUALITET

Përgjimet/ Ismail Zeneli kërkonte të hakmerrej, zbardhen DETAJE nga plani për vrasjen e vëllezërve Nela

12:28 : 07/08/2024
AKTUALITET

Bisedat në “Sky Ecc”/ SPAK çon në gjyq Erzen Breçanin dhe 10 të tjerë: Përkrahu Nuredin Dumanin!

11:38 : 07/08/2024
AKTUALITET

Kush është beratasi që pagoi shuma të mëdha për vrasjen e Ergys Dashit në Ekuador?

08:58 : 13/12/2023
Para

Kërkon rritje page, mesfushori mund të largohet nga Milan

TË GJITHA

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025

Tiranë/ Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, burri kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

11:52 : 07/06/2025

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

11:35 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com