Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë është shënuar këtë të mërkurë në ishullin indonezian të Halmahera, sipas Qendrës Gjeologjike të Kërkimeve (GFZ). Sipas institutit, thellësia e tërmetit ishte 120 kilometra.
Arkipelagu indonezian ndodhet në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit” e Oqeanit Paqësor, një zonë me aktivitet jashtëzakonisht intensiv sizmik dhe vullkanik.