• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Organizatat për të drejtat e njeriut i kërkojnë Ramës tërheqjen nga marrëveshja me Melonin për refugjatët

14:12 : 15/11/2023
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Një grup prej 29 organizatash të fokusuara ndër të tjera te të drejtat e njeriut i janë drejtuar qeverisë shqiptare në një letër të hapur ku kërkojnë tërheqje të Shqipërisë nga marrëveshja me Italinë për refugjatët, ndërsa ngrenë shqetësimin se marrëveshja sjell shkelje së të drejtave të njeriu dhe burgosje të padrejtë.

Një grup prej 29 organizatash të fokusuara ndër të tjera te të drejtat e njeriut i janë drejtuar të mërkurën qeverisë shqiptare në një letër të hapur ku kërkojnë tërheqje të Shqipërisë nga marrëveshja me Italinë për refugjatët.

Në letër organizatat shprehin shqetësimin se protokolli, që parashikon përdorimin e territorit shqiptar për krijimin e zonave të destinuara për pritjen dhe mbajtjen e refugjatëve azilkërkues, rrit rrezikun e heqjes së padrejtë të lirisë dhe se është nënshkruar në mungesë të transparencës dhe në kundërshtim me legjislacionin e BE dhe po ashtu me Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore.

“Duke patur në konsideratë të dhënat se Italia shqyrton kërkesat për azil në afate shumë të gjata (6 muaj deri në 1 vit), kjo mund të rezultojë në heqje të padrejtë të lirisë së lëvizjes për azilkërkuesit, duke cenuar parimin ndërkombëtar të “moskthimit të azilkërkuesit” me pasoja potencialisht ligjore për shtetin shqiptar”, thuhet në letrën e hapur.

Protokolli në fajalë u nënshkruan nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni disa ditë më parë. Marrëveshja u prezantua në publik vetëm gjatë nënshkrimit dhe u bë publike po ashtu pas këtij nënshkrimi. Organizatat që kanë firmosur letrën e hapur ngrenë shqetësimin për mungesën e transaprencës dhe konsultimit me publikun në arritjen e kësaj marrëveshje.

Lexo edhe:

Marrëveshja Britani-BE, Starmer bën thirrje për t’i lënë pas debatet e Brexit-it

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

“Mungesa e transparencës apo e konsultimit publik të marrëveshjes, si dhe për të informuar zyrtarisht si institucionet më të larta të vendit (Presidentin dhe Kuvendin), institucionet vendore të përfshira, ashtu edhe komunitetin lokal dhe publikun e gjerë, përbëjnë një zhvillim shqetësues dhe devijim negativ nga praktika dhe standardet e vendeve demokratike, të cilat janë të detyrueshme për një vend si Shqipëria”, thuhet në letër.

Marrëveshja është kritikuar më herët nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si Amnesty International dhe po ashtu edhe nga Këshilli i Europës.

Duke iu referuar historisë së shqiptarëve me emigracionin organizatat i kanë kërkuar qeverisë të tërhiqet nga protokolli. “Për sa më sipër, duke marrë parasysh kompleksitetin e imigracionit në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të detyrimeve ndërkombëtare mbi mbrojtjen e personave në nevojë (Konventa e Gjenevës e 28 korrikut 1951 dhe Protokolli i 31 janarit 1967) dhe duke shpresuar se historia e dhimbshme e emigracionit shqiptar të tre dekadave të fundit të shërbejë si mësim, kërkojmë tërheqjen e Shqipërisë nga ky protokoll”, thuhet në letër./BIRN

Etiketa: kërkojnëmarreveshjameloniOrganizatat për të drejtat e njeriutramësrefugjatetTërheqjen

Lajme të lidhura

BOTA

Marrëveshja Britani-BE, Starmer bën thirrje për t’i lënë pas debatet e Brexit-it

09:16 : 20/05/2025
AKTUALITET

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

15:49 : 19/05/2025
BOTA

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
AKTUALITET

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana: Nuk kam kohë të shkoj…

17:37 : 16/05/2025
AKTUALITET

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

14:18 : 16/05/2025
Para

Raporti i KE për Shqipërinë, Meta: Prokurimet pa garë! Korrupsioni i përhapur në të gjitha fushat

TË GJITHA

Çanta plot me para! PAMJET nga goditja e rrjetit italo-shqiptar të kokainës

10:40 : 21/05/2025

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

10:35 : 21/05/2025

Eksplozivi te “Veliera” në Durrës, policia: Ishte lidhur me një celular të ngjitur me natriban

10:25 : 21/05/2025

Pas humbjes më 11 Maj, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar

10:20 : 21/05/2025

Mos nisja e fluturimeve në aeroportin e Vlorës rrezikon kontratat me garanci të turizmit

10:08 : 21/05/2025

VIDEO/ Ngjitja në Superligë e “shfrenon”, presidenti i kampionëve shijon suksesin krah balerinës

09:55 : 21/05/2025

Tabaku: PS kërkon të uzurpojë institucionet e pavarura, KLSH denoncoi vjedhjen e 8 mld eurove

09:48 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com