• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden: Spitalet e Gazës duhet të mbrohen

18:22 : 14/11/2023
në BOTA

Të martën autoritetet palestineze propozuan evakuimin nën mbikëqyrjen e Kryqit të Kuq të mbi 30 foshnjeve që ndodhen në spitalin e Al Shifës në Gazë, i cili prej disa ditësh ka qenë epiqendër e luftimeve. Ata thanë se armëpushimi do të ishte mënyra e vetme për t’i shpëtuar të sapolindurit. Dje në mbrëmje Presidenti Joe Biden u tha gazetarëve në Shtepinë e Bardhë se spitalet në Rripin e Gazës “duhet të mbrohen”. Këto ishin komentet e para të presidentit amerikan që nga zhvillimet në fundjavë, përfshirë njoftimet për vdekjet e pacientëve në spitalin Al Shifës.

Presidenti Biden tha se Uashingtoni vazhdon të jetë në kontakt me zyrtarët izraelitë dhe se po bëhen gjithashtu përpjekje “për të siguruar pauza me synim lirimin e pengjeve në bashkëpunim edhe me Katarin”.
Izraeli akuzon Hamasin se po i përdor spitalet si vendstrehime për luftëtarët e tij dhe thotë se militantët kanë ngritur qendrën e tyre kryesore komanduese brenda dhe poshtë spitalit të Al Shifës. Izraeli thotë se disponon informacione zbulimi që mbështesin këto pohime, por nuk ka ofruar prova vizuale për t’i mbështetur ato.

Si Hamasi ashtu edhe personeli i Spitalit të Al Shifës i kanë hedhur poshtë akuzat.
Konflikti i nxitur nga një sulm i përgjakshëm i Hamasit më 7 tetor ka hyrë në javën e gjashtë të tij. Gjatë sulmit u vranë 1200 izraelitë, ndërsa 240 persona të tjerë u morën peng. Po kështu si pasojë e përgjigjes ushtarake izraelite janë shkaktuar mijëra palestinezë të vrarë. Por autoritetet palestineze nuk bëjnë një ndarje të shifrave mes civilëve dhe numrit të militantëve të vrarë.

Të hënën në mbrëmje Hamasi publikoi një video ku sipas tij shfaqej një nga pengjet. Militantët thanë se ajo ishte 19-vjeçarja Noa Marciano, para dhe pasi u vra, në atë që sipas Hamasit ishte një sulm izraelit. Ushtria më vonë tha se 19 vjeçarja ishte një ushtare e rënë, por pa përmendur shkakun e vdekjes. Noa Marciano është pengu i parë i konfirmuar se ka vdekur ndërsa ndodhej në duar a grupit militant. Katër pengje janë liruar nga Hamasi ndërsa një i pestë, u shpëtua nga forcat izraelite./VOA

 

Lexo edhe:

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën! 5 hapat për përfundimin e luftës

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e luftës në Gazë

Etiketa: Bidengaze

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën! 5 hapat për përfundimin e luftës

10:27 : 08/08/2025
BOTA

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e luftës në Gazë

14:41 : 07/08/2025
AKTUALITET

Al Jazeera: Izraeli vrau 50 palestinezë pranë një qendre ndihmash në Gazë

13:25 : 19/07/2025
BOTA

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

20:59 : 11/07/2025
BOTA

Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore

14:03 : 03/07/2025
BOTA

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë

14:28 : 20/06/2025
Para

Vdekja e Adam Johnson/ I preu fytin rivalit me patinë, arrestohet lojtari i hokejit

TË GJITHA

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com