• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Të evakuarit e parë largohen nga Gaza, ndërsa intensifikohet ofensiva izraelite

15:23 : 01/11/2023
në BOTA

Rreth 81 të plagosurit e parë të evakuuar dhe grupi i parë i shtetasve të huaj u lejuan të kalojnë të mërkurën nga Gaza për në Egjipt, bazuar tek një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Katari, ndërsa forcat izraelite vazhduan betejën ndaj militantëve të Hamasit në enklavën palestineze. Një sulm ajror izraelit goditi në një kamp refugjatësh në Jabaila, ku autoritetet palestineze thanë se u vranë 50 persona dhe u plagosën 150 të tjerë. Autoritetet izraelite thanë se aty strehohej një ndër komandantët kryesorë të Hamasit që planifikoi sulmin e 7 tetorit ndaj civilëve izraelitë.

Të evakuarit e plagosur u transportuan me ambulanca përmes pikës kufitare në Rafah. Sipas marrëveshjes së arritur mes Egjiptit, Izraelit dhe Hamasit, një numër të huajsh dhe të plagosurish do të lejohen të largohen nga territori i rrethuar.

Evakuimi pasoi një tjetër ditë të përgjakshme në Gaza, pasi një sulm ajror izraelit goditi në Jabalia në kampin më të madh të refugjatëve në Gazë. Sipas ushtrisë izraelite sulmi ajror vrau Ibrahim Biarin, një komandant i Hamasit që kishte luajtur rol thelbësor për organizimin e sulmit të 7 tetorit, si dhe mbi dymbëdhjetë luftëtarë të tjerë të Hamasit.

Palestinezët kërkojnë për të mbijetuarit pas goditjes ajrore në kampin e refugjatëve në Jabaila, Gazë (1 nëntor 2023)

Lexo edhe:

UNICEF: Çnjerëzore të presësh që fëmijët e Gazës të largohen

“Ndaloni masakrën në Gaza”, OKB dhe BE dënojnë ofensivën e re izraelite

Sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë të Gazës, e cila qeveriset nga Hamasi, të paktën 50 persona u vranë dhe 150 u plagosën, ndërsa Hamasi, grup që Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë organizatë terroriste, thotë se bëhej fjalë për 400 viktima në kampin ku strehohen refugjatë që nga vitin 1948.

“Forcat tona vazhdojnë të zgjerojnë operacionet tokësore në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Gjatë natës, forcat u angazhuan në beteja të rëndësishme, përfshirë në një godinë shumëkatëshe në zonën e Jabaliyas. Terroristët qëlluan ndaj forcave tona. Hamasi e përdori atë godinë, si shumë të tjera, si një bazë të sigurtë. Pra përdorim i qëllimshëm i një strukture civile, pranë një shkolle, një qendre mjekësore dhe zyrave të qeverisë”, tha zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse Izraelite, Kundëradmiral Daniel Hagari.

Izraeli futi forcat ushtarake në territorin e kontrolluar nga Hamasi pas javësh bombardimesh nga ajri dhe me artileri, në kundërpërgjigje të sulmit të vdekjeprurës të grupit islamik në Izraelin jugor më 7 tetor. Izraeli është zotuar për eliminimin e Hamasit. Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat al-Qassam, thanë se nga sulmi ajror u vranë edhe shtatë pengje izraelite, tre prej të cilëve shtetas të huaj. Izraeli nuk komentoi rreth këtij pretendimi.

Sipas ushtrisë izraelite u vranë gjatë luftimeve të së martës edhe njëmbëdhjetë ushtarë izraelitë, humbjet më të mëdha brenda një dite që nga fillimi i ofensivës.

Benjamin Netanyahu gjatë fjalës së transmetuar në televizion (1 nëntor 2023)

“Jemi në një luftë të vështirë. Do të jetë një luftë e gjatë. Kemi patur arritje domethënëse, por edhe humbje të dhimbshme. E dimë se çdo një nga ushtarët tanë është një botë e tërë. U them familjeve të dashura, se populli i Izraelit është me ju, në këtë kohë dhimbjeje të padurueshme. Ju përqafojmë me gjithë zemër. Ushtarët tanë kanë rënë në luftën më të drejtë të mundshme – një luftë ndaj shtëpive tona. Dhe ju premtoj të gjithë juve, shtetasve të Izraelit – do t’ja arrijmë. Do të vazhdojmë deri në fitore”, deklaroi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Por viktimat në radhët e civilëve në Gazë dhe kushtet e dëshpëruara humanitare kanë shkaktuar shqetësim të gjerë në mbarë botën, ndërsa ushqimet, karburanti, uji i pijshëm dhe ilaçet janë të pakta dhe spitalet vështirësohen për t’u kujdesur për të lënduarit. U njoftua gjithashtu se shërbimet e telekomunikacioneve dhe internetit janë ndërprerë sërish në mbarë Gazën.

Sipas një burimi nga shërbimet egjiptiane të sigurisë deri në 500 persona me dyshtetësi do të lejoheshin të kalonin pikën kufitare në Rafah. Megjithëse në Rafah ka patur qindra persona në pritje në anën palestineze, nuk ishte përcaktuar një hapësirë kohore për mbajtjen hapur të kalimit kufitar, patën thënë zyrtarët egjiptianë. Informacioni për marrëveshjen e arritur dhe për hartimin e listave të personave që do të lejohen të kalojnë u konfirmua nga një zyrtar perëndimor dhe një izraelit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që pritet ta vizitojë Izraelin të premten, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera po shqyrtojnë mundësitë e një sistemi të ri qeverisës në Gazë, pas largimit të militantëve të Hamasit./Voa

Etiketa: evakuimeGazahamasizraellufte

Lajme të lidhura

BOTA

UNICEF: Çnjerëzore të presësh që fëmijët e Gazës të largohen

15:58 : 16/09/2025
BOTA

“Ndaloni masakrën në Gaza”, OKB dhe BE dënojnë ofensivën e re izraelite

15:45 : 16/09/2025
BOTA

Ushtria izraelite e nis ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës

15:30 : 16/09/2025
BOTA

Komisioni i OKB-së publikon raportin: Izraeli po kryen gjenocid në Gaza

11:26 : 16/09/2025
BOTA

325 ish-zyrtarë të BE-së i bëjnë thirrje OKB-së: Vendosni sanksione ndaj Izraelit

15:30 : 15/09/2025
BOTA

Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

08:36 : 15/09/2025
Para

PD bllokon mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë/ Flamur Noka: Shkoni tek Luli, ka dhe byrekë atje

TË GJITHA

Anija me refugjatë përfshihet nga flakët pranë brigjeve të Libisë, 50 të vdekur

18:40 : 16/09/2025

Kombëtarja U-15 mposhtet nga Malta në miqësoren e parë

18:32 : 16/09/2025

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

18:23 : 16/09/2025

Vangjush Dako do të rikthehet në qeli vetëm për 11 ditë burgim

18:22 : 16/09/2025

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës

18:12 : 16/09/2025

Makina përplas biçikletën në Tiranë, plagoset një person

17:58 : 16/09/2025

Dhuna nga djali i zyrtarit të PS, Saimir Allushi. Pezullohet nga detyra efektivi që nuk veproi

17:48 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com