• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kancelari Scholz pas Tiranës në Izrael

13:46 : 17/10/2023
në BOTA

Lexo edhe:

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën! 5 hapat për përfundimin e luftës

Irani ekzekuton një person të dënuar për spiunazh për Izraelin

Kancelari gjerman, Scholz pas qëndrimit në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë udhëton të martën në Izrael për të treguar solidaritetin me Izraelin. BE po planifikon një urë ajrore ndihme për civilët palestinezë.

“Për mua ka rëndësi të tregoj solidaritetin me Izraelin edhe thjesht praktikisht përmes vizitës sime”, deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz. Kjo është e rëndësishme për këtë vend dhe popullin e tij. Sipas të dhënave, kancelari gjerman takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, ku pritet të flitet për “çështje konkrete praktike”, si gjendja e sigurisë në Izrael dhe organizimi i ndihmës humanitare. Përveç kësaj do të diskutohet, se si mund të pengohet që konflikti të përhapet në rajone të tjera.

Kancelari Scholz është i parë kryetar qeverie që udhëton në Izrael pas sulmit masiv të organizatës terroriste palestineze të Hamasit më 7 tetor. Më pas Scholz shkon në Egjipt për të zhvilluar bisedime. Egjipti kufizohet me Rripin e Gazës të sunduar nga Hamasi terrorist. Të premten e kaluar ishte ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila vizitoi Izraelin dhe u takua me pjesëtarë të familjeve të pengjeve gjermanë të Hamasit.

Sipas ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, Joav Gallant, pritet një luftë e gjatë por e suksesshme kundër organizatës terroriste, Hamas. Gallant tha pas takimit me Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tel Aviv, se “kjo do të jetë një luftë e gjatë, çmimi do të jetë i lartë, por ne do të fitojmë, për Izraelin, për popullin hebre dhe për vlerat që ndajnë të dy vendet tona.

Blinken përforcoi qëndrimin e SHBA, se Izraeli ka të drejtën dhe madje “detyrimin” të mbrojë veten. Izraeli e ka mbështetjen e SHBA-së dhe do ta ketë gjithmonë, shtoi Blinken. Presidenti, Joe Biden udhëton të mërkurën në Izrael.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant pret Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Antony Blinken - dy politikanët ndodhen në një podium me sfond blu dhe flamurët e dy vendeve
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant pret Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Antony BlinkenFotografi: Jacquelyn Martin/Pool/picture alliance

Hamas publikon një video

Organizata terroriste, Hamas publikoi ndërkohë një video me një të dyshuar si peng i saj. Aty shihet se si një gruaje të re i vendoset fasho në një plagë në krah, më pas ajo flet në kamera. “Jam 21 vjeç dhe vij nga Shoham”, thotë ajo në videon 1 minutëshe dhe shton se është aktualisht në Gaza dhe po trajtohet aty në një spital. “Më nxirrni që këtu sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë ajo.

Nuk është e qartë, se në cilat rrethana është regjistruar kjo video. Sipas të dhënave të mediave, bëhet fjalë për një izraelite që ka edhe nënshtetësinë franceze. Ajo është shpallur e humbur pas masakrës së terroristëve të Hamasit në jug të Izraelit. Një zëdhënës i Hamasit kishte bërë të ditur, se janë rrëmbyer 250 vetë e janë në Gaza. Ata do të lirohen, “sapo të plotësohen kushtet aktuale”. Izraeli vetë kishte bërë fjalë për 199 pengje. Hamas kategorizohet nga Izraeli, SHBA, Gjermania dhe një sërë vendesh të tjera si organizatë terroriste.

Gjendja humanitare në Gaza vështirësohet
Gjendja humanitare në Gaza vështirësohetFotografi: Middle East Images/ABACA/IMAGO

BE planifikon urë ajrore ndihme për palestinezët

Ndërkohë Bashkimi Europian kërkon të krijojë një urë ajrore ndihme për të furnizuar me ushqime popullsinë civile në Gaza. “Palestinezët në Rripin e Gazës kanë nevojë për ndihmë humanitare”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Avionët e parë me ndihma priten të zbarkojnë këtë javë në Egjipt. Furnizimet do të përmbajnë çadra për strehim, ilaçe dhe artikuj higjiene. Civilëve duhet t’i ofrohen edhe karburante, ujë dhe ushqime kërkoi komisioneri i BE për ndihmat humanitare, Janez Lenarcic. Për këtë duhet të hapet pika kufitare Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës.

Edhe Kombet e Bashkuara kërkojnë hapjen e pikës kufitare të Rafahut për të dorëzuar ndihmat e nevojshme për mbijetesë për qindra mijëra vetë në pjesën jugore të Rripit të Gazës./dw

Etiketa: izraelkancelari gjermanSamiti i Procesit të BerlinitScholz

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën! 5 hapat për përfundimin e luftës

10:27 : 08/08/2025
BOTA

Irani ekzekuton një person të dënuar për spiunazh për Izraelin

08:56 : 06/08/2025
BOTA

Irani krijon Këshill Mbrojtjeje pas sulmeve ajrore nga Izraeli dhe SHBA

11:25 : 04/08/2025
BOTA

Britania paralajmëroi njohjen e Palestinës, reagon Izraeli: Shpërblim për Hamasin

20:10 : 29/07/2025
BOTA

BE-ja propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde për shkak të luftës në Gazë

20:19 : 28/07/2025
BOTA

“Më shumë se 3 fëmijë të vrarë çdo ditë”/ OKB bën bilancin e luftës Izrael–Hezbollah

21:09 : 27/07/2025
Para

Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com