• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lejuan ndërtimet pa leje në Ksamil/ Burg për 4 ish-punonjës të IVMT, “arrest shtëpie” për 2 zyrtarë të tjerë

13:45 : 17/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Vijon operacioni për ekzekutimin e vendimeve të Prokurorisë së Sarandës.

Pas ekzekutimit të masave “Arrest me burg” për 4 ish zyrtarë të IVMT të Bashkisë Sarandë, konkretisht Artur Musai, Vangjel Xhavara, Besian Koçi dhe Erton Zekaj, mësohet se mbrëmjen e djeshme janë ekzekutuar edhe dy masa të tjera sigurimi “Arrest në shtëpi” për dy zyrtarë të tjerë.

Janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E. Ç., 43 vjeç dhe D. B., 33 vjeç, me detyrë inspektorë të IKMT Vlorë (përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit.

Ndërkohë mësohet se Prokuroria e Sarandës ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 16 ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit. Bëhet fjalë për një hetim disa mujor të Prokurorisë së Sarandës lidhur me ndërtimet pa leje të kryera kryesisht në periudhën mars-qershor 2023.

Lexo edhe:

Përfshihet nga zjarri një makinë në Ksamil (VIDEO)

Letra rrëqethëse e babait që humbi dy vajzat: Më kërkuan një darkë para ndarjes së fundit!

Prokuroria e Sarandës deklaron zyrtarisht se ka disa zyrtarë të tjerë në hetim në qytet. Në komunikatën zyrtare të shpërndarë pak minuta më parë lidhur me arrestimet e zyrtarëve të IVMT dhe IKMT, citohet në fund: “Gjithashtu, po procedohet edhe për disa zyrtarë të tjerë lidhur me shkeljet në këtë qytet për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, duke paralajmëruar kështu prangosje të tjera në ditët në vijim.

  • Njoftimi i plotë i policisë:

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 punonjës të IVMT Sarandë, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 2 punonjës të IKMT Vlorë, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime, në Sarandë dhe në Ksamil.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u vendos sekuestro preventive mbi 16 objekte të ndërtuara pa leje, në zonën e Ksamilit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të zbatimit të planit të masave për goditjen e veprimtarive së paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridisksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Mjegulla”.

Si rezultat, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridisksionit të Përgjithshëm Sarandë, më datë 16.10.2023, për 6 shtetas, punonjës të IVMT Sarandë dhe të IKMT Vlorë.

Konkretisht, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

– A. M., 55 vjeç, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Sarandë;
– E. Z., 48 vjeç, B. K., 37 vjeç, V. Xh., 62 vjeç, me detyrë inspektorë të këtij Inspektorati.

Janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E. Ç., 43 vjeç dhe D. B., 33 vjeç, me detyrë inspektorë të IKMT Vlorë (përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit.

Gjithashtu, bazuar në vendimin e datës 16.10.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos sekuestro preventive mbi 16 objekte të ndërtuara pa leje, në zonën e Ksamilit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i Prokurorisë:

“Lejuan ndërtime të paligjshme në Ksamil, Prokuroria Sarandë kërkon arrestimin e 4 ish-punonjësve të IVMT dhe 2 të IKMT.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kërkoi arrestimin e katër ish-punonjësve të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) dhe 2 punonjësve të IKMT (përgjegjës për territorin e Bashkisë Sarandë), të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Kjo prokurori ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer veprime hetimore në funksion të procedimit penal nr. 240 të vitit 2023, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

Deri në këtë fazë të procedimit, janë administruar prova të mjaftueshme në lidhje me mosveprimet e paligjshme të punonjësve të IVMT bashkia Sarandë dhe të IKMT Tiranë (përgjegjës për bashkinë Sarandë) V.XH., B.K., A.M., E.Z., si dhe E.Ç., dhe D.B., të cilët me mosveprimet e tyre kanë lejuar zhvillimin e ndërtimeve të paligjshme në zonën e Ksamilit por edhe në juridiksionin territorial të Bashkisë Sarandë në pesë muajt e parë të vitit, janar-maj 2023, që përkon me periudhën parazgjedhore.

Përgjatë kësaj periudhe nga ana e personave nën hetim nuk është përcjellë asnjë kallëzim penal në prokurori, kur ndërkoh nga ana e Komisariatit të Policisë janë referuar 49 raste të ndërtimeve të paligjshme në zonën Ksamil-Sarandë.

Në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar 16 pasuri (objekte) me destinacion banimi dhe biznese.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, garanton opinionin publik se fenomeni i ndërtimeve pa leje do të ndëshkohet ashpër sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Gjithashtu, po procedohet edhe për disa zyrtarë të tjerë lidhur me shkeljet në këtë qytet për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”

 

Etiketa: Artur MusaiKsamilndertimepa lejesarande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfshihet nga zjarri një makinë në Ksamil (VIDEO)

22:24 : 14/09/2025
AKTUALITET

Letra rrëqethëse e babait që humbi dy vajzat: Më kërkuan një darkë para ndarjes së fundit!

21:55 : 12/09/2025
AKTUALITET

Në kërkim për d*ogë nga Italia, kapet në portin e Sarandës 50-vjeçari me 2 emra

10:49 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama: Ndërtuesit dhe arkitektët që shkelin ligjin, do të futen në listë të zezë

14:39 : 09/09/2025
AKTUALITET

Po ndërtonin pa leje në tokë publike në Ksamil, arrestohen 4 punonjësit, në kërkim pronari i tyre

15:21 : 05/09/2025
AKTUALITET

Vdes tragjikisht 28-vjeçari në Sarandë! Ja çfarë dyshohet

10:29 : 02/09/2025
Para

Kancelari Scholz pas Tiranës në Izrael

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com