Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur para mediave, për të folur për ndeshjen e nesërme ndaj Çekisë që mund të përcaktojë ecurinë e dy skuadrave në rrugëtimin drejt EURO 2024.
Ai theksoi se ekipi është i përqendruar për të dhënë gjithçka në fushë në këtë takim.
“Në kemi një garë të rëndësishme, por jo vendimtare. Nuk është e tillë. Ata janë kundërshtar fizik, është një skuadër që ka pësuar 2 gola dhe nuk ka humbur ende ndeshje, kemi shumë punë për të bërë e djersë për të derdhur. Jemi të ndërgjegjshëm që na mbeten 3 finale, nesër është e para. Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi të përgatitur.
Zakonisht i vizitojmë lojtarët dhe këtë radhë kemi shkuar te Muçi në Varshavë, në Barcelonë e Londër. Ajo është një punë tjetër, është ndryshe. Ne jemi të ndërgjegjshëm se kemi bërë mirë deri këtu. Forca e kësaj skuadra është djersa, zemra, shpirti, njerëzit tanë, fusha jonë. E dimë, jemi të ndërgjegjshëm, ndaj nuk kam pasur shumë për të punuar se e dimë.
Në aspektin psikologjik, nga jashtë është situatë e mirë, në Shqipëri, ndaj skuadrës e të gjithëve. Por brenda jemi të ndërgjegjshëm se ka ende shumë punë për të bërë.
Për fat të keq Broja nuk ia del, ka një dëmtim dhe ka një shqetësim. Doktori ka qenë në kontakt me Çelsin kanë folur bashkë dhe me vjen keq por futbollistin që nesër nuk ia del. Në këtë aspekt ai nuk u stërvit, kemi një tjetër që duhet të menaxhojmë mirë që të arrimë deri në fund nesër. Të tjerët janë të gjithë në rregull”.
Presioni? Ndryshojnë dy gjëra krahasuar me ndeshjen e parë: luajmë në shtëpi dhe kanë mbetur edhe dy takime më pas. Kemi lojtarë me eksperiencë, si Gjimshiti, Hysaj, Strakosha dhe lojtarë të tjerë. Lojtarë që janë mësuar me këto lloj takimesh. Ndihem shumë mirë, njerëzit mbështetin dhe kanë besim edhe te lojtarë si Uzuni, Muçi, Asani.
Më pëlqen edhe fakti që janë të njohur lojtarë. Njerëzit thonë se kjo është një skuadër e organizuar dhe me vlera. Kjo më gëzon. Në fushë mund të ndodhë gjithçka. Nesër do të shohim një ndeshje shumë të bukur.
A e kënaq barazimi Shqipërinë? Nëse nuk fitojmë dot, atëherë barazimi pranohet. Por ne do të futemi në fushë për të fituar ndeshjen.
Qazim Laçi, mund të jetë në formacion? Nuk e kemi vendosur ende formacionin, edhe pse është vendosur rreth 80%. Kemi ende për të parë gjendjen e lojtarëve. Nesër do të vendosim. Ndoshta e shohim Laçin në fushë, por nuk kemi vendosur ende- Tha ai.
Broja – Armando nuk luan, nuk është i gatshëm. Është stërvitur pak, ka shqetësim fizik dhe nuk do jetë i gatshëm Pas konsultave me mjekun, ramë dakord që mos të llogarisnim në shërbimet e tij. Gjasula erdhi, kemi bërë testet tona dhe është në rregull.” – Tha ai.