Para grupit hetimor Desara Mancellari ka pranuar se ka qenë ajo që i ka vënë zjarrin makinave të familjes Papajani. Sipas saj këtë e bëri që t’i frikësonte ata sepse ndjehej nën presion për t’u lidhur sëish nga i dashuri Filipi dhe i ati i tij.
Njoftimi i Prokurorise rreth çështjes
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për shtetasen D.M., e dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/2 i Kodit Penal.
Nga hetimet e zhvilluara deri në këtë fazë, ka rezultuar sa më poshtë;
Në datë 01.02.2016 në vendin e quajtur Rruga e Kokonozëve janë djegur plotësisht dy mjete dhe dëmtuar nga zjarri dy të tjerë. Mjetet e djegura plotësisht janë një AUDI A4 me targa AA xxx IA dhe një mjet tip rulote me targa TR xxx N në pronësi të shtteasit V.P. Njëkohësisht janë djegur pjesërisht edhe dy mjete te tjera njëri me targa TR xxxx R dhe një kamioncinë pa targa. Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se dy mjeteve të djeguara plotësisht u është vënë zjarri në mënyrë të qëllimshme duke u spërkatur me benzinë nga një person i cili është kapur nga një kamera sigurie. Nga pamjet filmike duket një person me xhup me ngjyrë gri, tuta dhe atlete që ka spërkatur mjetet dhe i ka vënë zjarrin atyre.
Nga ana e shtetasit F.P ka patur dyshime se zjarri është vënë nga shtetasja D.M me të cilën ai ka patur një lidhje dashurie, por që kohët e fundit ka qënë në krize dhe me grindje të shpeshta. Nga ana e policisë gjyqësore është pyetur shtetasja D.M dhe ajo ka shpjeguar marrëdhëniet e saj me shtetasin F.P dhe familjen e tij si dhe faktin se ata kanë qënë të lidhur e ma pas janë ndarë me njëri tjetrin. Gjithashtu ajo shpjegon se pas ndarjes ka qënë nën presionin e shtetasit V.P e F.P për ta vazhduar lidhjen dhe për këtë edhe janë takuar e kanë ndenjur në një lokal, ajo me keta të dy dhe kushurira e saj, lokal në të cilin kane ndenjur deri në ora 7 të mëngjesit. Gjatë qëndrimit në lokal ajo ka deklaruar se ka qënë nën presionin e tyre për tu rilidhur përsëri me F.P. Pas kësaj ajo ka menduar që të frikësojë familjen e F.P me qëllim që ti qëndronin asaj larg dhe për këtë arsye ka menduar të djegë makinën e F.P. Per këtë qëllim ka blerë benzinë në një pikë karburanti, lëndë të cilën e ka hedhur në një shishe dhe më pas ka shkuar pranë banesës së F.P ku pasi ka spërkatur me benzinë makinën tip Audi i ka vënë asaj flakën me një shprepse. Pas kesaj ka shkuar në banesën e saj dhe rrobat që kishte veshur i ka vënë në lavatrice për ti larë ndërsa atletet në vendin e tyre në korridorin e banesës. Këto sende janë sekuestruar nga policia gjyqësore.
Në këto kushte nga ana e policisë gjyqësore është arrestuar në flagrancë shtetasja D.M. për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151/2 i Kodit Penal.