• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli urdhëron rrethimin e plotë të Gazës

12:51 : 09/10/2023
në BOTA

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë të hënën se e ka urdhëruar “rrethimin e plotë” të Rripit të Gazës, duke shtuar se autoritetet do ta ndërpresin rrymën, si dhe nuk do ta lejojnë futjen e ushqimit e as karburant.

Izraeli e kontrollon hapësirën ajrore mbi Gaza dhe vijën bregdetare të saj, si dhe kufizon se kush dhe çfarë mallrash lejohen të futen brenda pikave kufitare dhe të dalin jashtë tyre.

Ngjashëm, Egjipti kontroll se kush futet dhe kush del jashtë kufirit të tij me Gazën.

Izraeli deklaroi luftë formalisht të dielën dhe i dha ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.

Lexo edhe:

“8 apo 9 Maj, betejë mes vlerave perëndimore dhe krimeve Putiniste”!

Irani teston raketën që arrin deri në Izrael, përshkon tejpërtej mbrojtjet më të avancuara raketore

Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vranë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.

Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

Autoritetet izraelite njoftuan se ushtria izraelite i ka sulmuar më shumë se 1.000 caqe brenda Rripit të Gazës gjatë natës mes 8 dhe 9 tetorit.

Alarme për sulme ajrore janë lëshuar të hënën në Jerusalem dhe në gjithë Izraelit, pasi Hamasi po vazhdon të hedhë raketa nga Gaza, sipas FMI-së.

Të hënën u raportua për së paku tri shpërthime në Jerusalem. Nuk është e qartë nëse shpërthimet erdhën si pasojë e rënies së raketave, apo parandalimit të tyre nga mbrojtja ajrore e Izraelit.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari, tha se ushtria e ka rimarrë kontrollin në shumicën e komuniteteve afër Gazës, megjithëse luftime të izoluara po vazhdojnë me palestinezë të armatosur.

Herët mëngjesin e së hënës, ushtria tha se luftimet po zhvilloheshin në shtatë apo tetë vende brenda territorit Izraelit.

Izraeli i ka thirrur të hënën rreth 300.000 ushtarë rezervistë për të luftuar kundër Hamasit. Ushtria e Izraelit e përshkroi këtë thirrje si më të madhën në historinë e Izraelit për një kohë kaq të shkurtër.

Më shumë se 123.000 palestinezë në Rripin e Gazës janë zhvendosur brenda vendit, si pasojë e sulmeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli në enklavën bregdetare, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare të hënën.

Njerëzit kanë ikur për shkak të frikës, ose për shkak se shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga sulmet, tha zyra e OKB-së.

Cila është historia e konfliktit të Izraelit me Hamasin?

Izraeli ka një histori të gjatë armiqësie me Hamasin.

Ai luftoi me të në Gazë katër herë dhe kreu shumë operacione të tjera, duke shkaktuar qindra viktima palestineze.

Militantët e Hamasit lëshuan mijëra raketa kundër Izraelit, duke vrarë qindra izraelitë.

Izraeli e akuzon Hamasin për rrëmbimin e qytetarëve izraelitë dhe organizimin e protestave që kërcënojnë kufijtë e tij.

Hamasi dhe mbështetësit e tij, në anën tjetër, e akuzojnë Izraelin për shtypjen e palestinezëve dhe shkeljen e të drejtave të tyre.

Ai udhëheq Rripin e Gazës që nga viti 2007.

Hamasi në tërësi – ose në disa raste krahu i tij ushtarak – cilësohet si grup terrorist nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe, si dhe nga fuqi të tjera./rel

Etiketa: izraellufteRripi i Gazes

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

“8 apo 9 Maj, betejë mes vlerave perëndimore dhe krimeve Putiniste”!

16:52 : 08/05/2025
BOTA

Irani teston raketën që arrin deri në Izrael, përshkon tejpërtej mbrojtjet më të avancuara raketore

22:29 : 05/05/2025
BOTA

Qeveria izraelite miraton planin për zgjerimin e ofensivës në Rripin e Gazës!

09:32 : 05/05/2025
BOTA

Sulmet izraelite në Gazë, raportohet për 16 të vrarë

15:28 : 04/05/2025
BOTA

Një raketë e lëshuar nga Jemeni bie pranë aeroportit kryesor të Izraelit

14:19 : 04/05/2025
BOTA

Paralajmëron Rusia: Nëse na prekni më 9 maj, Kievi mund të mos jetë më të nesërmen

17:38 : 03/05/2025
Para

Atentati ndaj Salvador Kaçit, Berisha publikon videon: Rama përdori vrasës

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizani dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com