• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sulmet me raketa nga Hamas, Izraeli: Jemi në luftë/ Çfarë dihet deri tani

18:10 : 07/10/2023
në BOTA, KRYESORE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një adresimi televiziv më 7 tetor tha se Izraeli është “në luftë”, pas sulmit masiv që militantët e Hamasit nisën më herët gjatë ditës.

“Ne jemi në luftë”, tha Netanyahu. “Nuk është ‘operacion’, por luftë”.

Shërbimi kombëtar i shpëtimit në Izrael tha se të paktën 70 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e dhunës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se të paktën 198 persona janë vrarë në Gaza dhe mbi 1.600 të tjerë janë plagosur gjatë dhunës.

Grupi militant Hamas tha se ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv. Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.

Lexo edhe:

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

Luftëtarët e Hamasit po ashtu kanë kaluar kufirin e fortifikuar dhe kanë hyrë në Izrael, duke u përleshur me forcat e mbrojtjes së Izraelit në të paktën shtatë lokacione në jug të Izraelit.

Hamasi lëshoi një deklaratë, duke thënë se mbi 5.000 raketa janë lëshuar në atë që e ka quajtur “Operacioni Përmbytja Al-Aksa”.

“Ne kemi vendosur t’i japim fund të gjitha krimeve të pushtimit”, u tha në deklaratë. “Koha e tyre për të kryer krime pa u mbajtur përgjegjës ka mbaruar”.

Dhjetëra avionë luftarakë izraelitë raprotohet se kanë kryer operacione mbi Gaza, përderisa zyrtarët izraelitë deklaruan se kanë shënjestruar caqe ushtarake dhe qendrat e komandës së Hamasit.

Sulmi vjen në kohën kur në Izrael po shënohet një festivali fetar bebrej.

Gjatë një adresimi televiziv, ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, tha se Hamasi ka bërë “një gabim të madh” dhe u zotua se “shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”.

Netanyahu ka urdhëruar “mobilizimin e gjerë të rezervistëve”.

“Armiku do të paguajë me një çmim të paprecedent”, tha ai.

Miliona izraelitë janë strehuar pas lëshimit të alarmeve në qytetet në mbarë shtetin.

5
Rocket barrages launched towards Israel from Gaza
Israel's airstrikes took lives in Gaza
Israeli soldiers work to secure residential areas following a mass-infiltration by Hamas gunmen from the Gaza Strip, in Sderot
1

Bota dënon sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe shtetet e tjera kanë lëshuar deklarata duke afirmuar të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe kanë bërë thirrje për armëpushim.

SHBA-ja tha se e dënon sulmin nga “terroristët e Hamasit”, duke shtuar: “Ne qëndrojmë me Qeverinë dhe popullin e Izraelit”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se Pentagoni do të punojë për t’u siguruar që Izraeli “ka atë që i duhet për të mbrojtur veten”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, është informuar “për sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit në Izrael”, tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Biden është në kontakt të ngushtë me partnerët e tij izraelitë lidhur me situatën.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ka biseduar me presidentin dhe kryeministrin Izraelit.

“Franca qëndron në solidaritet me Izraelin dhe izraelitët, e përkushtuar për sigurinë dhe të drejtën e tyre për të mbrojtur veten”, tha Macron.

Edhe Shqipëria e Kosova kanë shprehur solidaritetin me Izraelin.

Një këshilltar i liderit suprem të Iranit tha se shteti i tij mbështet “operacionin krenar”, raportoi agjencia e lajmeve ISNA. Gjatë një sesioni plenar më 7 tetor, ligjvënësit iranianë mbrohoritën “Poshtë Izraeli” dhe “Poshtë Amerika”.

Në Liban, grupi militant Hezbollah lavdëroi Hamasin dhe tha se sulmi ndaj Izraelit ka “mbështetje hyjnore”.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia u kanë bërë thirrje të dyja palët të tregojnë përmbajtje. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, bëri thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm dhe paqe”.

Izraeli ka mbajtur një bllokadë strikte në Gaza që kur Hamasi mori territorin në vitin 2007. Kufizimi i lëvizjes së mallrave dhe njerëzve ka shkatërruar ekonominë në Gaza, por Izraeli ka thënë se bllokada është e nevojshme për të parandaluar që armët të arrijnë te grupet militante.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor më 1967 gjatë luftës gjashtëditore.

Katër luftërat midis Izraelit dhe Gazës

Operacioni i vitit 2008 – Më 27 dhjetor të vitit 2008, Izraeli nisi një fushatë të sulmeve ajrore kundër militantëve në Gaza. Operacioni u quajt “Plumbi”. Ky operacion synonte që të ndalte sulmet me raketa të palestinezëve në territorin e Izraelit. Më pas, Izraeli dislokoi edhe forca tokësore. Deri kur u shpall armëpushimi më 18 janar, 1.400 palestinezë dhe 13 izraelitë u vranë.

2012: “Shtylla e Mbrojtjes” – Më 14 nëntor të vitit 2012, Izraeli nisi operacionin e quajtur “Shtylla e Mbrojtjes”. Izraeli kreu sulme me raketa dhe vrau komandantin kryesor të Hamasit, Ahmed Jaabari. Në konfliktin që zgjati tetë ditë u vranë 177 palestinezë dhe gjashtë izraelitë. Militantët në Gaza lëshuan mbi 1.000 raketa në territorin e Izraelit, por qindra prej tyre u penguan nga sistemi i mbrojtjes ajrore i quajtur “Kupola e Hekurt”.

2014: “Skaji Mbrojtës” – Më 8 korrik të vitit 2014, Izraeli nisi operacioni “Saji Mbrojtës”. Sërish, ky operacion synonte të ndalte raketat palestineze dhe shkatërrimin e tuneleve që përdoreshin nga militantët për t’u infiltruar në Izrael. Izraeli sulmoi këtë enklavë nga ajri dhe deti. Konflikti shatëjavor la të vrarë 2.251 palestinezë dhe 74 izraelitë, përfshirë 68 ushtarë.

Maj, 2021: Lufta 11-ditore – Izraeli iu kundërpërgjigj breshërive të raketave të lëshuara nga Hamasi me një fushatë 11-ditore të sulmeve ajrore dhe të artilerisë. Në këtë konflikt u vranë të paktën 248 persona në Gaza, përfshirë 66 fëmijë. Në anën izraelite u vranë 13 persona, përfshirë një ushtar. Hamasi kishte kryer sulm me raketa pas përleshjeve mes forcave të sigurisë së Izraelit dhe palestinezëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. Si pasojë e përleshjeve, qindra palestinezë ishin plagosur.

Maj, 2023: Përleshjet me Xhihadin Islamik – Pesë ditë luftime midis Izraelit dhe grupit tjetër militant në Gaza të quajtur Xhihadi Islamik, lanë të vrarë 33 persona në Gaza dhe dy në Izrael – një punëtor palestinez nga Gaza dhe një izraelit të moshuar. Përmes sulmeve ajrore, Izraeli vrau të paktën gjashtë figura të larta të Xhihadit Islamik, që konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Të paktën gjashtë fëmijë dhe shumë civilë po ashtu u vranë në Gaza, para se Egjipti të negocionte një marrëveshje armëpushimi.

/rel/

Etiketa: hamasizrael

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025
BOTA

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025
BOTA

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025
BOTA

Hamas dhe Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për vrasjet e civilëve

21:09 : 03/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025
Para

Lefter Maliqi: S’ka forcë që na ndal për t’i kthyer pushtetin qytetarëve

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com