• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/ “Fatima”, emri që zbuloi lidhjet e Habilajve me shefat e Policisë

15:50 : 23/03/2018
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

“Fatima” është emri që u ndryshoi jetën shefave të fuqishëm të Policisë së Vlorës, të cilët tashmë janë në kërkim për bashkëpunim me narko-trafikantët Habilaj.

 

I pari që ra në “rrjetën” e Prokurorisë së Katanias ishte komisar Sokol Bode. Ky ishte shef i Postës Policore të Dhërmiut, në vitin 2015, në kohën kur nga ky territor u nis peshkarexha “Fatima”, në të cilën u gjetën 880 kg kanabis.

 

Lexo edhe:

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Pas tij, u krijua harta e plotë e bashkëpunëtorëve të Policisë në trafikun e narkotikëve. Në krye të këtij rrjeti, të veshur me pushtet policor, qëndronte Jaeld Çela, njeriu kyç i Saimir Tahirit, drejtori i Policisë së Vlorës.

Çela bashkëpunonte ngushtë me Gjergj Kohilën, shef i anti-drogës në Vlorë, pikërisht njeriu që kishte për detyrë të zbulonte dhe godiste trafiqet. Lista e zyrtarëve të policisë është më e gjatë se sa ajo që tashmë është bërë publike.

 

Po si arritën hetuesit italianë të zbulonin bashkëpunimin e bandës së Habilajve me drejtues të rëndësishëm të Policisë shqiptare?

Moisi Habilaj, kapoja i bandës së narko-trafikantëve, gjatë udhëtimit me peshkarexhën “Fatima”, i mburrej një bashkëpunëtorit të tij italian se ai kishte nën kontroll policinë e Vlorës dhe kjo e lehtësonte punën e tyre për trafikimin e lëndës narkotike. Ajo që nuk dinte Moisiu, ishte fakti që autoritetet italiane ndiqnin në kohë reale bisedat e tyre.

Një pjesë e të dhënave nga ky përgjim janë bërë publike tashmë. Por, “Boldneës.al” ka mësuar se, në pjesën e papublikuar, e cila është tashmë në duart e Prokurorisë për Krime të Rënda, të dhënat janë më konkrete për përfshirjen e zyrtarëve të policisë.

Prokurorët e Katanias kishin krijuar bindjen se Habilajt kishin mbështetjen e shefave të ndryshëm të Policisë në Vlorë. Por ata nuk arritën të identifikonin me emër konkret shefin e policisë që kishte lejuar trafikun e kanabisit.

Arsyeja ishte shumë e thjeshtë: autoritetet italiane kishin zgjedhur të mos bashkëpunonin me Policinë Shqiptare, pasi kishin kuptuar se Habilajt kishin mbështetje të fortë në radhët e forcave të rendit në vendin tonë.

Vetëm në përfundim të hetimeve të tyre, në Tetor 2017, ata nisën bashkëpunimin me agjencitë shqiptare. Në bazë të të dhënave që ata ofruan, Prokuroria për Krime të Rënda arriti të identifikonte me emra konkret drejtuesit e Policisë, të cilët kishin krijuar të gjitha lehtësitë e nevojshme që Habilajt të trafikonin tonelata kanabis.

 

Nga hetimet rezulton se, në maj të vitit 2015, Sokol Bode ka qenë me detyrë shef stacioni i policisë kufitare në Dhërmi. Në këtë periudhë, në Dhërmi është ngarkuar dhe më tej është trafikuar drejt Italisë një ngarkesë me rreth 880 kg kanabis, në bordin e peshkarexhës “Fatima”.

Në bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se Bode u ka dhënë mbështetje të plotë, garanci, siguri dhe bashkëpunim anëtarëve të grupit kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike të ngarkura në Dhërmi, Vlorë e më pas të trafikuar në Itali, ku janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet policore italiane.

Bode rezulton se ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me pjesëtarët e bandës, vëllezërit Moisi Artan dhe Florian Habilaj.

Më tej, të dhënat hetimore shkuan gjithnjë e më lart. Autoritetet italiane kuptuan se lidhjet e Habilajve arrinin deri në persona me pushtet të madh në Policinë e Vlorës. Pas bashkëpunimit me prokurorët shqiptarë, duke nisur nga mesi i Tetorit 2017, hetimet identifikuan edhe zyrtarë të tjerë policorë, bashkëpunëtorë të Habilajve.

Në krye të kësaj piramide dyshohet se qëndron Jaeld Çela. Prokurorët kanë krijuar bindjen se  Ish- drejtor i Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me punonjësit e policisë Gjergji Kohila, Sokol Bode dhe punonjës të tjerë policie kanë mbështetur, garantuar e bashkëpunuar me anëtarë të grupit “Habilaj” për kultivimin e bimëve narkotike e më pas trafikimin e saj drejt Italisë.

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025
BOTA

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025
BOTA

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025
SPORT

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
Para

Rita Ora: E nderuar që po i bashkohem kësaj lëvizje

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com