• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Prisni Dinamon e vërtetë”, Memushaj “bekon” Shqipërinë: Kualifikohemi në Europian

18:33 : 04/10/2023
në SPORT

Ledian Memushaj ka nisur tashmë një karrierë të re, i përfshirë në stafin teknik të skuadrës së Dinamos në Shqipëri.

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare e nisi me trajningun në Itali te të rinjtë e Peskarës, por tashmë është kthyer në krahun e djathtë të Luixhi Di Biaxhos te blutë në vendin tonë.

Në intervistën e dhënë sot për “Sport News” në “News 24”, ai ka treguar pikërisht këto muaj të parë në futbollin shqiptar, cila skuadër i ka bërë më shumë përshtypje dhe ka folur gjithashtu edhe për Kombëtaren shqiptare në rrugëtimin e saj drejt EURO 2024.

Memushaj, çfarë të shtyu të riktheheshe në Shqipëri pas kaq shumë vitesh, si ndihmës i Di Biaxhos, në një klub të madh si Dinamo. Cila ishte gjëja e parë që të erdhi në mendje kur t’u propozua kjo ofertë?
E the edhe ti, një klub me histori të madhe. Besoj shumë te ky projekt.

Ju keni qenë pjesë e rëndësishme e Kombëtares, për shumë vite. Por Liga vendëse ka shumë ndryshim. Si të duket niveli i futbollit në Shqipëri, niveli i kampionatit?
Niveli i kampionatit shqiptar? Këtu ka lojtarë të mirë dhe interesant. Më kujtohet kombëtarja vitet e para, tani ka arritur në një nivel të mirë. Shpresoj që edhe kampionati të arrijë në atë nivel.

Lexo edhe:

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

Dinamo del nga kriza, fiton derbin me Tiranën/ Partizani prek fundin, e mund dhe Bylisi

Po Di Biaxho çfarë mendon, si është jeta për të, por dhe për ju në Shqipëri. Ka qenë e vështirë të përshtateni?
Ngadalë-ngadalë jemi ambientuar. Nuk ka asgjë të vështirë.

Shtatë pikë në 7 javë, a ishte kjo që mendonit? A ndiheni nën presion?
Nuk ka presion. Të gjithë mendojmë se mund të japim më shumë. Si çdo projekt i ri, kemi nevojë për më shumë kohë.

Çfarë i mungon Dinamos në këtë momente, çfarë i duhet për t’u ngjitur në renditje?
Dinamos i duhet një fitore. Na duhet një rezultat pozitiv. Në disa ndeshje kemi humbur pa meritë. Ndoshta, po të merrnim disa pikë, do ishim më sipër në renditje.

Këtë herë nuk pati efekt as prania e Igli Tares, nuk ju solli fat ndaj Vllaznisë. Ke komunikim me Taren, çfarë mendon ai për ketë aventurë që ke nisur, për nivelin e futbollit shqiptar?
Besoj se na ka sjellë fat. Erdhi në ndeshjen e kaluar. Në 2 ndeshje kemi marrë 4 pikë dhe besoj se na ka sjellë fat, Igli! Iglin e njoh mirë, e kam shok. Nuk kam çfarë të them për të, për të flet karriera. Nuk e di çfarë mendimi ka për aventurën që kam nisur. Unë e njoh, flasim si shokë, flasim për fatin e Dinamos.

Jeni përballur thuajse me të gjithë ekipet, e keni krijuar besoj një ide më të qartë. Cili është ekipi më i fortë?
Ekipi që më ka bërë përshtypje është Egnatia. Kjo skuadër ka organizim shumë të mirë. Nuk e di kush është skuadra më e fortë, pasi Tirana dhe Partizani janë në një shkallë më sipër. Besoj se Egnatia me atë organizim, futet te skuadrat më të forta.

Çfarë objektivi ka Dinamo këtë sezon?
Siç e ka thënë trajneri, nuk do kërkojmë të fitojmë por të bëjmë sa më mirë të jetë e mundur.

Një mendim personal, si ju duket skema që po aplikohet këtë vit në Shqipëri, Final Four. Pjesa më e madhe e trajnerëve, por dhe e lojtarëve, kanë ankesa, nuk i motivon si duhet etj. Ju si mendoni?
Nuk e di, duhet të flasim kur të mbarojë kampionati. Më pas, mund të flasim, është diçka e mirë apo e keqe. Është diçka e pa parë. Kështu është edhe basketbolli në Amerikë, dhe mund të themi se është i bukur. Për mua Play Off-i është i bukur.

Po ju personalisht Ledian, çfarë objektivi keni, ku e sheh veten në një të ardhme të afërt?
Nuk e di akoma të ardhmen. Më pëlqen ky rol që kam dhe do doja që në një të ardhme të jem trajner i parë.

Tetori është një muaj shumë i rëndësishëm për ekipin përfaqësues, keni pasur kontakte me anëtarë të stafit, drejtues? Jeni pjesë e historisë së Kombëtares…
Muaji më i vështirë ishte shtatori. Gjërat më të vështira i kemi kaluar. Na pret një ndeshje e vështirë, pasi Çekia është ekipi më kompakt dhe më i fortë. Po t’ia dalim me një barazim, besoj 99% kualifikohemi.

Si e ke parë Shqipërinë me Silvinjon në stol, e prisje të ishte në këto pozita pas 5 ndeshjeve?
Trajneri më ka surprizuar shumë. Vjen nga një shkollë e Guardiolës apo Mançester Sitit. Tani më suprizojnë më shumë lojtarët. Kemi lojtarë plot, kemi talente.

Me 12 tetor luajmë me Republikën Çeke, si e sheh këtë sfidë? A mundet Shqipëria të arrijë rezultat?
Besoj se po, mund të marrim rezultat pozitiv. Jemi një ekip që nuk kemi gabuar në asnjë ndeshje. Edhe ndaj Polonisë kemi  luajtur mjaft mirë.

Cila është pika më e fortë e këtij ekipi dhe ku mund të përmirësohemi, ku mund të bëjmë më mirë?
Pika më e fortë është organizimi. Rikthimi i disa lojtarëve është i rëndësishëm, besoj kjo do na organizojë.

A duhen tifozët kuqezi të rezervojnë një biletë për në “Euro2024”, a mund të përsëritet historia që ju shkruat në Francë?
Besoj se po. Nuk dua ta them tani, jam shumë pozitiv dhe jam i kënaqur për atë që po bëjnë çunat e Kombëtares.

Etiketa: DinamoKombetarja ShqiptareLedian Memushaj

Lajme të lidhura

SPORT

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025
SPORT

Dinamo del nga kriza, fiton derbin me Tiranën/ Partizani prek fundin, e mund dhe Bylisi

18:23 : 27/09/2025
SPORT

Superliga/ Dinamo zhgënjen në “Selman Stërmasi”, Vora mposht Flamurtarin

18:16 : 21/09/2025
SPORT

Teuta triumfon në “Niko Dovana”, durrsakët i shkaktojnë Dinamos humbjen e dytë radhazi

17:18 : 17/09/2025
SPORT

Dinamo sfidon polakët e Jagiellonia, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët

16:59 : 15/08/2025
SPORT

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

23:34 : 14/08/2025
Para

Arbitri i njohur i Superiores bëhet drejtor banke në Laç

TË GJITHA

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025

Pas ngjarjes tragjike, Erion Bani kërkoi inspektime në gjykata, komandanti i Gardës shkon në GJKKO

10:09 : 10/10/2025

Ekzekutimi i Artur Tushit/ Mediat kolumbiane: Synimi është kontrolli mbi një port të ri, në lojë edhe Sinaloa

10:05 : 10/10/2025

Del audio-incizimi/ Fatmir Sheholli tregon miqësinë me Radoiçiçin dhe Listën Serbe

09:55 : 10/10/2025

Arrestohet për mashtrim një 28-vjeçar në Tiranë

09:46 : 10/10/2025

Ilir Demaliaj akuza Gjergj Lucës: I fut peshkut drogë, e çon në Amerikë

09:40 : 10/10/2025

“Kush më dënon nipin, ka të njëjtin fat”/ Reagon familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje për situatën e krijuar

09:22 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com