Arrestohet nga Policia e Tiranës një shtetas iranian mëngjesin e ditës së sotme. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shtetasi iranian është arrestuar pranë ambienteve të kryegjyshatës Bektshije.
Identiteti i shtetasit iranian ende nuk është bërë i ditur, por arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohej se ai do të kryente akte terroriste.